LIVE UPDATES
Aktualitet

Virusi ekziston! Shkëlzeni, shqiptari që jeta i dha një mundësi të dytë, ra në koma pasi u fut në respirator

13 Korrik 2020, 09:37 Nga DOSJA
Virusi ekziston! Shkëlzeni, shqiptari që jeta i dha një

TIRANË– Enver Robelli, gazetari dhe publicist shqiptar ka publikuar historinë e një burri të quajtur Shkëlzen.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Robelli shkruan se virusi ekziston dhe se Shkëlzeni ka arritur të dalë nga koma që është futur për shkak të koronavirusit.

Robelli shkruan se Shkëlzeni për pak vdiq dhe se kjo është një histori që duhet t’i frymëzojë njerëzit dhe t’i bëjë ata të respektojnë masat mbrijtëse.

Shkrimi i plotë i Enver Robellit

Të dielën gazeta zvicerane «NZZ am Sonntag» ka botuar një tekst për Shkëlzenin. Ai është një kosovar. Punon në aeroportin e Zürichut. Është infektuar me virusin Covid-19. Ky 47-vjeçar i ka humbur 27 kilogramë gjatë ballafaqimit me sëmundjen. Ka qëndruar 6 javë në spital. Pastaj i ka kaluar tri javë në një qendër rehabilituese. Dhe ende nuk e ka marrë veten. 14 ditë Shkëlzeni ka qenë në respirator, i cili ia ka mbushur mushkëritë me ajër. Ka qëndruar në komë artificiale, 14 ditë. Skena kur familja përmes telefonit përpiqet ta zgjojë nga koma – është tronditëse dhe vështirë e durueshme edhe për ta lexuar. Dialogu me familjen. Tmerri dhe shpresa se njeriu buzë vdekjes po i kthehet jetës… Një tekst për të gjithë ata që mendojnë se Covid-19 është hajgare. «Sa të jem gjallë u jam mirënjohës mjekëve. Nuk besoj se do të kisha mbijetuar në një vend tjetër», thotë Shkëlzeni. Në Zvicër një trajtim i tillë është i mundur. Por as këtu nuk ka garanci për shpëtim. Sidomos për të moshuarit. Shkëlzeni është 47-vjeçar dhe për pak vdiq… Për të gjithë njerëzit në viset shqiptare: ndryshojeni komplet stilin e deritanishëm të jetës. Kthejuni natyrës dhe sa të jetë e mundur edhe vetmisë. Mbajeni distancën. Nuk bëhet hataja nëse nuk pini kafe në kafeterinë ku keni kaluar jetën. Mund të blini aty kafen dhe ta pini në shtëpi, për shembull. Shokët e shoqet mund t’i doni e respektoni edhe nëse mbani distancë dy metra ose pesë. Mbroni të moshuarit. Virusi godet mushkëritë. Ambicia e virusit është të shkatërrojë mushkëritë kur të futet në organizëm. Mjekia zvicerane që e kishte kontrolluar në fillim Shkëlzenin, i kishte thënë: rri 10 ditë në shtëpi. Kur Shkëlzeni doli nga spitali, asaj i rrodhën lotët. Ajo as nuk deshi të flasë me gazetën. Ajo thjeshtë ishte e tronditur që e kishte këshilluar pacientin të rri në shtëpi 10 ditë dhe nuk e kishte dërguar në spital menjëherë. Ajo është arsyetuar se nuk ka pasur njohuri të duhur për sëmundjen. Shkenca nuk ka ende përgjigje definitive për virusin. Andaj nuk mund të priten vendime vizionare nga mjekët. Ndihmoni mjekët që ata pastaj t’ju ndihmojnë juve. – Ata që dinë gjermanisht, patjetër ta lexojnë këtë shkrim. Shkrimin për kthimin e Shkëlzenit në jetë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet enver robelli shkelzen enver robelli shkelzen

Sondazh

Poll
Aktualitet 13 Korrik 2020, 09:14

Plehrat- ky hall i madh i shqiptarëve

Megjithëse, kohë epidemie globale, plehrat dalin në skenë dhe vazhdojnë të jenë “një hall i madh për Shqiptarët” veçanërisht kur afrohet zezoni turistik....

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet