Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Bota
3 Korrik 2020, 11:45Nga DOSJA
SERBI– Në një kohë që situata e Covid-19 është përkeqësuar shumë në Serbi, autoritetet kanë marrë masa të rrepta, ku raportohet se kush nuk mban maskë do të gjobitet.
Teksa ka folur drejtpërdrejt në Televizionin shtetëror serb (RTS), Vuçiç tha se klubet, restorantet dhe kafenetë do të mbyllen midis orës 11:00 dhe 6:00 të mëngjesit. Ai shtoi se do të vendoset ndalimi i tubimeve publike me më shumë se 100 njerëz dhe tubimet në natyrë me më shumë se 500 persona.
Vuçiç tha se gjobat, ndërmjet 5.000 dhe 6.000 dinarë, do të aplikohen nëse njerëzit nuk mbajnë maska në transportet publike dhe qendrat tregtare.
Në Beograd, kryebashkiaku shpalli gjendjen e emergjencës për shkak të rritjes së numrit të rasteve të reja. Tani do të ketë një kufi për sa i takon numrit të personave që lejohen në ambjente të mbyllura dhe kërkohet respektim i distancimit social dhe mbajtje e maskës mbrojtëse. Serbia regjistroi së fundmi rritjen më të lartë të rasteve të koronavirusit që nga prilli.
Tre spitale në Beograd, pas një pauze prej vetëm një muaji, janë kthyer sërish në spitale kovidi. Pasi kaloi valën e parë të pandemisë në fillim të majit, Serbia ka parë një rritje të rasteve të koronavirusit, që shkoi nga rreth 50 infektime ditore, një muaj më parë, në më shumë se 350, 24 orë më parë.
A.C/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
FRANCË– Presidenti francez Emmanuel Macron ka emëruar Jean Castex si kryeministrin e ri të vendit pas dorëheqjes së Edouard Philippe.Castex është një polit...
BRITANI E MADHE– Një ditë më parë i ati i kryeministrit britanik, Boris Johnson, Stanley tregoi përmes postimeve në rrjetet sociale se kishte fluturuar drejt ...
SHBA-Shtetet e Bashkuar të Amerikës janë ndër vendet më të goditura nga koronavirusi, ku ditë pas dite është regjistruar një numër i lartë i personave të infek...
TURQI– Ditën e sotme ka ndodhur një ngjarje e rëndë në Turqi në një fabrikë fishekzjarresh në Sakarya të Turqisë dyshohet se ka shkaktuar qindra të vdekur.Ngja...
TURQI– Ditën e sotme 20 shtetas sauditë kanë dalë në gjyq në mungesë në Turqi për vrasjen e gazetarit saudit Jamal Khashoggi. Gazetari u vra brenda konsullatë...
GJERMANI-Koronavirusi ka “mbërthyer” prej muajsh të gjithë botën mbarë, duke shkaktuar një numër të lartë të viktimave dhe të të sëmurëve, duke bërë që kufijtë ...
SHBA– Por shpresat që ajo dhe bashkëshorti i saj të lëviznin me dy fëmijët e tyre në Nju Jork, u shuan javën e kaluar kur Presidenti Donald Trump zgjati n...
FRANCË– Kryeministri i Francës, Edouard Philippe ka dhënë dorëheqjen nga posti që mbante, ka njoftuar Pallati Elysee përmes një deklarate ditën e sotme, të...
SHBA– Jeff Bezos, personi më i pasur në botë, ka njoftuar ditën e djeshme se ai ka dhuruar 98.5 milion dollarë për 32 organizata në 23 shtete që po ndihmojnë f...
SERBI– Në një kohë që Kosovën e ndanin edhe 3 ditë nga takimi për dialogun me Serbinë në Uashington, aktakuza ndaj Presidentit të vendit, Hashim Thaçi sh...