Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Bota
Vjosa Osmani: Koronavirusi në Kosovë, asgjë nuk ka mbaruar!
15 Maj 2020, 12:53Nga DOSJA
KOSOVË -Kryeparlamentarja Vjosa Osmani, ka komentuar situatën e COVID-19 në Kosovë, duke e quajtur mjaft shqetësues shtimin e rasteve. Në një postim në profilin e saj në Facebook, ajo bën thirrje për qytetarët që të vijojnë të mbajnë distancën fizike dhe të kujdesen për higjienën personale, pasi asgjë nuk ka mbaruar.
Postimi i plotë
Njoftimi rreth rasteve të reja me COVID-19 është shqetësues dhe dëmton përkushtimin e deritanishëm, deri në vetëmohim, në luftën kundër pandemisë. Janë vetëm 19 javë që përballemi me coronavirusin dhe kemi ende shumë për të mësuar rreth tij. Historia tregon shembuj të mëhershëm të rikthimit të valëve te infeksionit, të cilat shpesh janë përcjellë me goditje dhe më të rënda sesa në valën e parë. Andaj, duhet të vazhdojmë ta mbajmë distancën fizike dhe të kujdesemi për higjienën personale, duke i respektuar masat dhe rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike. Të vazhdojmë që, me sjellje të kujdesshme, të tregojmë përgjegjësi shoqërore ndaj shëndetit tonë dhe të të tjerëve!
Asgjë nuk ka mbaruar, deri sa të mbarojë.
Deri më tani në Kosovë janë rregjitstuar të 29 viktima nga koronavirusi ndërsa 945 të tjerë janë infektuar nga ky virus vdekjeprurës. Lajmi i mirë është se në Kosovë janë shëruar nga virusi të paktën 690. Ndërsa në vend ende vijojnë rregullat e forta në përpjekje të frenimit të virusit.
(g.sh./dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
FRANCË– Anjeza Shena, inxhinierja shqiptare me veprimtari në Francë, është themeluesja e “Talkinno avec Anjeza”, një projekt që realizohet nëpërmjet ...
KOSOVË- Mes një bllokade e polarizimi të skenës politike, Gjykata Kushtetuese mund të dalë me një rrugë të tretë, që do të evitonte në të ardhmen krijimin ...
KOSOVË– Miroslav LajcakNë bisedën telefonike me Isa Mustafën, Miroslav Lajcak thotë se kanë rënë dakord që prioritet është dialogu që do të normalizojë mar...
Gjermani- Ekonomia gjermane hyn në recesion, për shkak të krizës së krijuar nga COVID-19. Ekonomia e gjermanisë u tkurr me 2.2% në tre muajt e fundit. Kufizimet...
UELLS-Një virus i ri, i qaujtur si gripi i papagallit, ka ngritur alarmin, pas infektimit të tre personave në Uells. Sipas “Daily Mail”, zyrtarët e shëndetit, k...
KOSOVË– Përfshirja eventuale e Rusisë në negociatat aktuale Kosovë-Serbi nuk do të ishte e para. Kjo përfshirje ka një histori të gjatë që daton nga ...
EUROPË- Izolimi si shkak i Covid-19 ka bllokuar udhëtimet në shumë shtete të botës duke shkaktuar kështu një goditje të rëndë për ekonominë. Por teksa ende...
SHBA-Një nga njerëzit më të afërt të lordit meksikan të drogës, “El Chapo” Guzman, është arratisur nga burgu i San Diegos në Kaliforni. Jose Rodrigo Arechiga, i...