LIVE UPDATES
Bota

VOA: SHBA e dinë, Rusia do të përdorë sulme të fabrikuara për pushtimin e Ukrainës

4 Shkurt 2022, 06:30 Nga DOSJA
VOA: SHBA e dinë, Rusia do të përdorë sulme të

Shtetet e Bashkuara kanë informacion që sinjalizon se Rusia ka hartuar një plan për të fabrikuar një sulm fals ushtarak nga Ukraina në territorin rus dhe do ta përdorë këtë si pretekst për të sulmuar Ukrainën, tha një zyrtar i lartë i administratës së Presidentit Biden.

Zyrtarët amerikanë të zbulimit thonë se fabrikimi i një videoje për një sulm të tillë është një nga disa opsione që Kremlini po përgatit për t’i dhënë pretekstin për të pushtuar Ukrainën, tha zyrtari.

“Videoja do të publikohet për të vënë në dukje rrezikun ndaj sigurisë së Rusisë dhe për të mbështetur operacionet ushtarake”, tha zyrtari, i cili kërkoi të mbetet anonim.

“Kjo video, nëse do të qarkullohet, mund t’i ofrojë Putinit shkëndijën që i duhet për të filluar dhe për të justifikuar operacionet ushtarake ndaj Ukrainës”, tha zyrtari.

Zyrtari tha se administrata e Presidentit Biden po i bën të ditura detajet e planeve të mundshme të Rusisë me qëllimin për ta dekurajuar Rusinë nga zbatimi i tyre.

Në një intervistë të enjten me kanalin MSNBC, Zv.Këshilltari i Sigurisë Kombëtare, Jonathan Finer, tha se “nuk e dimë me siguri se do të ndjekin këtë rrugë, por e dimë se ky është një ndër opsionet që po shqyrtojnë”.

NATO mirëpret trupa të tjera amerikane

Administrata e Presidentit Biden i bëri të ditura këto të dhëna të zbulimit pasi Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, mirëpriti të enjten planet e Shteteve të Bashkuara për të vendosur më shumë forca në Evropë dhe tha se NATO po shqyrton dërgimin e formacioneve të tjera luftarake në pjesën jugore të aleancës mes tensioneve përgjatë kufirit Rusi-Ukrainë.

Shtetet e Bashkuara kishin njoftuar të mërkurën planet për dërgimin e 2 mijë forcave shtesë në Evropë, shumica në Poloni, dhe për zhvendosjen e 1 mijë forcave nga Gjermania drejt Rumanisë, me qëllim forcimin e krahut lindor të NATO-s.

Forcat shtesë, pjesë e Divizionit të 82-të Parashutist, “nuk do të luftojnë në Ukrainë” në rast të një pushtimi nga Rusia, tha zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby. Ai shtoi se ky dislokim i përkohshëm synon të japë sinjalin e qartë se qëndrojmë së bashku me NATO-n dhe saktësoi se ky dislokim është veçmas 8500 forcave të tjera amerikane të vendosura në gjendje të lartë gatishmërie për një dërgim të mundshëm drejt Evropës.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s u tha gazetarëve se ndërsa NATO po përgatitet për mundësinë që Rusia të ndërmarrë veprime ushtarake, NATO vazhdon të jetë e gatshme për t’u angazhuar “në një dialog domethënës” dhe për të gjetur një zgjidhje diplomatike për krizën.

“NATO vazhdon t’i bëjë thirrje Rusisë të ulë tensionet. Çdo agresion i mëtejshëm rus do të kishte pasoja të ashpra dhe do të mbarte një çmim të rëndë”, tha zoti Stoltenberg.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov u tha gazetarëve të enjten se dislokimi amerikan po ngre tensionet në rajon.

Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera aleate perëndimore kanë përgatitur vendosjen e sanksioneve ekonomike ndaj Rusisë me shpresën se mund ta bindin Presidentin rus Vladimir Putin të tërheqë mbi 100 mijë forca që Rusia ka vendosur pranë kufirit me Ukrainën. Rusia ka mohuar të ketë plane për pushtim.

Zoti Stoltenberg tha të enjten se ka patur “një lëvizje domethënëse të forcave ushtarake ruse drejt Bjellorusisë”, vendin fqinj në veri të Ukrainës, ku po marrin pjesë në stërvitje të përbashkëta ushtarake që filluan të enjten. Stërvitjet ishin planifikuar fillimisht të zhvilloheshin më vonë gjatë këtij muaji.

“Ky është dislokimi më i madh rus atje që nga Lufta e Ftohtë”, tha zoti Stoltenberg, duke përllogaritur se janë rreth 30 mijë forca, avionë luftarakë dhe sisteme raketash.

Rusia nuk ka bërë të ditur se sa forca apo paisje ushtarake ka të vendosura në Bjellorusi.

Në stërvitjet e së enjtes, të cilat zoti Stoltenberg tha se do të vazhdojnë deri më 20 shkurt, pati edhe shkëmbim zjarri me municion luftarak, siç duket në pamjet e qarkulluara nga ministri bjellorus i mbrojtjes. Në pamje duken edhe avionë në qiell dhe tanke që godasin dhe manovrojnë.

Stërvitjet u ndoqën nga Ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu, i cili mbërriti në Minsk të enjten, dhe u takua gjithashtu me Presidentin bjellorus Alexander Lukashenko.

Gjatë takimit, zoti Lukashenko tha se “jemi të detyruar të forcojmë kufirin tonë me Ukrainën”. Ai vuri në dukje se stërvitjet, të planifikuara fillimisht për t’u zhvilluar gjatë periudhës 10-20 shkurt, u realizuan më herët pasi forcat ruse, bjelloruse dhe të vendeve të tyre aleate ishin dislokuar për të ulur trazirat në Kazakistan dhe e përmbushën misionin e tyre atje “shumë shpejt”.

Rusia ka kërkuar tërheqjen e forcave dhe armatimeve të NATO-s të vendosura në vendet anëtare në Evropën lindore, si dhe që NATO ta bëjë të qartë se Ukraina nuk mund të anëtarësohet në këtë aleancë që ka 30 vende anëtare.

NATO dhe Ukraina i kanë refuzuar këto kërkesa, duke thënë se vendet janë të lira të zgjedhin aleatët e tyre.

Por, zoti Stoltenberg tha të enjten se NATO është e gatshme të bisedojë me Rusinë për marrëdhënien mes dy palëve, si dhe për uljen e rrezikut, rritjen e transparencës dhe kontrollin e armëve.

BE planifikon përgjigje, tregon mbështetje për Ukrainën

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen tha të enjten se BE-ja po planifikon një përgjigje për letrat e dërguara nga Rusia më herët këtë javë drejtuar disa vendeve anëtare të BE-së ku kërkon garanci sigurie.

Gjatë një vizite në Helsinki, zonja von der Leyen u tha gazetarëve se “jemi të bashkuar në Bashkimin Evropian dhe është e qartë se përgjigja do të reflektojë këtë unitet”.

Në Kiev, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy tha të enjten se mirëpret ofertën e Presidentit turk Recep Tayyip Erdogan për të ndërmjetësuar për krizën dhe për të organizuar negociatat për paqen. Komentet e zotit Zelenskiy u bënë pasi dy udhëheqësit nënshkruan një marrëveshje për tregtinë e lirë dhe disa marrëveshje të tjera, gjatë takimit në Kiev.

Zoti Erdogan kishte sugjeruar më herët se Turqia, një vend anëtar i NATO-s që mban gjithashtu marrëdhënie të mira me Rusinë, mund të luante rolin e ndërmjetësit.

“Dua ta falenderoj Presidentin Erdogan për iniciativën e tij për t’u bërë ndërmjetës midis Ukrainës dhe Rusisë në përpjekje për t’i dhënë fund luftës”, tha zoti Zelenskiy.

Vizita e zotit Erdogan në Ukrainë është më e fundit nga disa vizita në Kiev nga udhëheqës botërorë dhe diplomatë për të treguar mbështetjen për Ukrainën dhe në përpjekje për të mbështetur një zgjidhje paqësore të krizës./VOA

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota kufiri rusi-ukraine shba kufiri rusi-ukraine shba

Sondazh

Poll

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron