Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
“Vodafone tall leshtë me klientët”, denoncon DJ: Si më doli jo aktive paketa në Poloni, pagova 48 mijë lekë
2 Tetor 2019, 05:50Nga DOSJA
Tiranë- Ervin Xhixho i njohur nga të gjithë si DJ Vini ka denoncuar se kompania “Vodafone” se mashtron me ofertat e saj. Ai ka treguar eksperiencën e tij jashtë shtetit pasi ka bërë një ofertë te Vodafone në Shqipëri, ku i është komunikuar që do të jetë aktive në të gjithë Europën.
Por sipas tij, sapo mbërriti në Poloni , nuk ishte aktive paketa.
“Se është dhe shumë e rëndë, që “Vodafone Albania” e di Poloninë jashtë Evropës në ndonjë kontinent tjetër. Apo vari lesht, se në Shqipëri jemi. Futi një “Ready”, ose një “Power to you” në fund dhe je në rregull. “, shprehet ai.
Reagimi i plotë:
Ndërkohë që “Vodafone” nëpër botë për klientët disavjeçarë dhuron telefona ose minimalisht paketa falas, “Vodafone Albania” për klientët e hershëm tall leshtë…, se s’ma lejon dhe edukata të them tamam se ç’tall.
Si gjithmonë para se të dalësh jashtë shtetit, ikën kërkon e bën një ofertë, që të përdorësh telefonin. Tek dyqani Vodafone të thonë 2200 lekë, blen 2 paketa dhe komunikon me të gjithë Evropën. Për një çift shkon 4800 lekë, po flas për lekë të rinj. Pak si shtrenjtë, por duhet bërë oferta për çdo gjë. Për konfirmim të vjen dhe mesazhi nga kompania, që je rehat në gjithë Evropën. Ik udhëto, kënaqu, fol, lundro dhe bëj qejf (foto 1).
Sa mbërrin në Poloni, të vjen mesazhi, që “të fik llambën” (foto 2) Dhe çfarë duhet të bësh, përveç se të kthehesh i zhgënjyer këtu, nga një nga kompanitë më prestigjoze (gjasme). Mos të flasim për dëmet që sjell kjo ndodhi, se nuk pyet kush për to. Tallja vazhdon edhe më rëndë, kur të vjen mesazhi te foto e tretë, sa hyn në Shqipëri.
Si i bëhet? Bëhen këto budallëqe nga kompani të tilla nëpër botë?
Se është dhe shumë e rëndë, që “Vodafone Albania” e di Poloninë jashtë Evropës në ndonjë kontinent tjetër. Apo vari lesht, se në Shqipëri jemi. Futi një “Ready”, ose një “Power to you” në fund dhe je në rregull.
J.V/Dosja.al
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Tiranë- Aktori Neritan Liçaj ka deklaruar se është njoftuar se po përgatitet shkarkimi i tij nga puna për shkak se po mbron kauzën për mos prishjen e Tea...
Kështu deklaroi gazetarja Klodiana Lala në emisionin Opinion, në lidhje me operacionin e koduar Kuito, ku u sekuestruan 137 kg kokainë që kishte si denstinacion...
TIRANË- Katër ditë pas operacionit “Kuito”, ku u kapën 137 kg kokainë dhe u arrestuan dy persona, hetuesit kanë dyshime se operacioni mund të jetë dekonspi...
TIRANË– Gazetari investigativ Artan Hoxha ka folur lidhur me kokainën e kapur në Brazil dhe atë të portit të Durrësit. Në fjalën e tij, Hoxha tha se drogat...
TIRANË– Gazetari Ferdinand Dervishi ka treguar detaje rrëqethëse nga atentati i sotëm në Lushnje, ku humbi jetën Besmir Hida.I ftuar në emisionin “Repoliti...
Emisioni investigativ “Stop” në Tv Klan ka denoncuar një tjetër skandal. Përmes kamerës së fshehtë ka zbuluar se si funksionin rrjeti i prostitucionit në vendin...
TIRANË– Gazetari investigativ Artan Hoxha i ftuar në “Repolitix” ka komentuar vrasjen e ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Lushnjes. (Lexo këtu)Në fjal...
“Fiks Fare” vazhdoi sot në mbrëmje të denoncojë problemet me të cilat hasen fëmijët që jetojnë në shtëpinë e femijës “Zyber Hallulli” në Tiranë.Mësues, psikolog...
KLOS- Problemet në familjet Dakuçi të fshatit Xibër në Klos datojnë 9 vite më parë, ndërsa sot kulmuan me vrasjen tragjike të 3 personave. Sali Daku&cced...
HOLANDË- Gjatë një hetimi të zhvillaur në disa zona në Amsterdam, policia ka gjetur rreth 12.8 milionë euro në një banesë. Sipas mediave vendase mësohet se...