LIVE UPDATES
Bota

Votohet në Zvicër, referendum për martesat mes së njëjtës gjini

22 Shtator 2021, 20:38 Nga DOSJA
Votohet në Zvicër, referendum për martesat mes së

Votuesit zvicerianë do të vendosin të dielën nëse çiftet e së njëjtës gjini do të lejohen të martohen dhe adoptojnë fëmijë, pas një fushate të ngarkuar emoocionalisht në një nga vendet e fundit të Evropës Perëndimore që ende ndalon martesat mes homoseksualëve. Qeveria dhe Parlamenti i Zvicrës votuan pro martesës së çifteve të së njëjtës gjini, por kundërshtarët konservatorë morën nismën për një referendum mbi këtë çështje, nën sistemin zvicerian të demokracisë direkte.

Zvicra së bashku me Italinë dhe Greqinë janë vendet e fundit në Evropën Perëndimore që ende ndalojnë martesat mes homoseksualëve.

“Dua të jem në gjendje të zgjedh për veten time nëse dua të martohem me partneren që kam pranë meje. Dua të vendos nëse krijimi i familjes është rruga e duhur për ne.// Ne duam të hapim rrugën që çdo person, pavarësisht nga orientimi ose gjinia, të mund të jetoj lirshëm pa frikën e diskriminimit. Është me rëndësi t’u tregohet gjeneratave të reja se jeni të lejuar, mundeni dhe bëjeni ”, tha banorja e Zyrihut, Anouk Oswald.

Corrine Guntern, tha se nuk është e drejtë që një grua e pamartuar mund të adoptojë fëmijë, ndërsa një grua homoseksuale jo.

“Ky është një turp dhe kjo është arsyeja pse mendoj se është e rëndësishme që të ecet përpara. Sigurisht që një fëmijë ka nevojë për siguri, dashuri dhe mjedis të sigurt. Por këto nuk varen nga orientimi nëse një çift është ose jo homoseksual”, tha Corrine Guntern, banore e Zyrihut.

Në një sondazh të fundit nga gfs.bern për transmetuesin zvicerian SRG të publikuar javën që shkoi, 63 për qind e votuesve pritet të përkrahin miratimin e martesave të gjinisë së njëjtë, ndërsa 35 për qind janë kundër. Shifrat tregojnë se fushata e kundërshtarëve ka fituar mbështetës që nga sondazhi i kaluar në gusht.

Kundërshtatët thonë se lejimi i çifteve lezbike që të kenë fëmijë, do t’i privonte fëmijët nga një baba.

“Asnjë qytetërim tjetër nuk i ka privuar ndonjëherë fëmijët nga baballarët, si tani. Privimi apo anulimi i imazhit atëror, nëse ky ligj miratohet, do të ketë ndikim afatgjatë në ekuilibrin e shoqërisë“, tha Eric Bertinat, anëtar i komitetit ‘papa-maman.ch’.

Ai shtoi se lejimi i martesave të gjinisë së njëjtë do t’i hapte derën votimit të shtatzanisë për dikë tjetër.

Partneriteti civil që mundëson të drejta të ngjashme me të martuarit u lejua në Zvicër më 2007, ndërsa më 2018 qiftet e gjinisë së njëjtë fituan të drejtën e adoptimit të fëmijëve që kishin prindër njërin partner.

Banori i Gjenevës, Elias, i cili do të votojë pro më 26 shtator, vlerëson përpjekjet e ngadalta të vendit të tij për ta sjellë këtë çështje në një votim popullor.

“Ndoshta është mirë që gjërat po ndodhin në këtë mënyrë në vend të ndryshimeve me dhunë, siç ndodhi në Francë, të shohësh urrejtjen dhe gjëra tjera që nuk janë të këndshme. Pra, unë preferoj që kjo të vijë shumë vonë, por me një lloj konsensusi në shoqëri, në vend të kalimit me forcë“, tha ai.

Ndryshe mendojnë Raphaele Alettaz dhe e dashura e saj Kelly Gex, të dyja të veshura me fustane nusërie gjatë një parade krenarie në Gjenevë më 11 shtator.

“Ne jemi vërtet prapa, krahasuar me Holandën ose shumë vende tjera evropiane”, tha Arlettaz.

“Jemi në Zvicër, një vend i zhvilluar dhe i pasur dhe ja ku jemi për diçka që është kaq e qartë, diçka që nuk duhet të hidhet në votë“, shtoi Gex.

Gjatë fushatës, kundërshtarët përdorën imazhe të ngarkuara emocionalisht të foshnjave duke qarë dhe vendosën fjalën “skllevër” të shkruar mbi barkun shatzënë, duke iu referuar procesit të lindjes së fëmijës për dikë tjetër. Organizatorët e paradës e cilësuan fushatën si brutale dhe me fotografi të neveritshme.

Marrë nga VOA

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota referendum ne zvicer referendum ne zvicer

Sondazh

Poll
Bota 22 Shtator 2021, 19:04

SHBA– Rexhep Tajip Erdogan, në një intervistë për CBS, mbajti qëndrim tepër agresiv ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ai tha se SHBA-ja duhet të mba...

Bota 22 Shtator 2021, 18:47

HAGË – Dëshmitari i parë në seancën e sotme gjyqësore për Salih Mustafën në Hagë tha se si pasojë e lëndimeve në trup nga dhuna e ushtruar në Zllash ...

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit