LIVE UPDATES
Bota

Vrasja e 5 maqedonasve, Gjykata Penale vendos për “Monstrën”

23 Shkurt 2021, 06:14 Nga DOSJA
Vrasja e 5 maqedonasve, Gjykata Penale vendos për

Gjykata Penale e Shkupit të martën do të shqiptojë vendimin për katër shqiptarët e akuzuar për vrasjen e pesë maqedonasve, më 12 prill 2012, pranë liqenit të Smillkovës, rreth 12 kilometra nga Shkupi.

Për këtë vrasje të koduar “Monstra”, prokurorja Fatime Fetai, në seancën e mbajtur më 21 janar kërkoi burgim të përjetshëm për Alil Demirin, si dhe vllezërit Agim dhe Afrim Ismailoviq. Për dy të akuzuarit të tjerë Fejzi dhe Haki Aziri, prokurorja kërkoi dënim maksimal, prej nëntë përkatësisht dhjetë vjetësh burgim.

Tre të parët janë akuzuar për veprën “terrorizëm dhe destabilizim” ndërsa dy të tjerët për ndihmë në kryerjen e veprës. Një person tjetër është liruar nga akuza në mungesë të provave.

“Të akuzuarit nuk janë terroristë, por me vrasjen në liqenin e Smillkovës kryen një akt terrorist. Me siguri konflikti dhe destabilizimi i shtetit ka qenë motivi i të akuzuarve. Viktimat duhej të ishin maqedonas që kjo të çonte në acarimin e marrëdhënieve ndëretnike”, ka deklaruar prokurorja Fatime Fetai.

Viktimat ishin katër të rinj të moshës prej 18 deri 20 vjeç dhe një tjetër i moshës 44-vjeçare. Trupat e tyre të pajetë janë gjetur rreth orës 22: 30 të 12 prillit nga disa persona që po peshkonin në liqenin artificial.

Ky akt kishte nxitur më pas pakënaqësi e protesta të shumta që ishin përshkallëzuar në dhunë rrugëve të Shkupit nga banorët lokalë të komunitetit maqedonas, të cilit kishin sulmuar bashkëqytetarët e tyre.

Protesta janë organizuar edhe nga familjarët e shqiptarëve të akuzuar duke mohuar që këtë vepër të rëndë ta kenë bërë të afërmit e tyre, ndërsa edhe tani pretendojnë se rasti është i kurdisur nga shërbime sekrete për qëllime të klasës politike që ishte në atë kohë në pushtet.

Pala mbrojtëse ka hedhur poshtë pretendimet e prokurorisë duke kërkuar lirimin nga akuza e të pandehurve meqë sipas avokatit Naser Raufi, organi i akuzës nuk ka arritur të sigurojë fakte mbi përfshirjen e akuzuarve në këtë akt.

“Kur nuk e ke fajtorin nuk mund të kesh as motivin. Përfundimisht nuk janë këta që kanë bërë krimin që të dihet motivi, andaj edhe nuk kemi motiv. Kur të kapësh autorët e vërtetë, atëherë ke dhe arsyet e krimit. Kjo mund të dëshmohet edhe me faktin se nga shtatë të akuzuarit, tre prej tyre janë liruar. Pra, mungojnë provat dhe ata nuk janë vrasësit. Këtë e dëshmoi edhe Gjykata Supreme (kjo gjykatë kishte kthyer lëndën në rigjykim në shkallën e parë) e cila tha se këta nuk janë autorët pasi nuk keni dëshmi. Këta jo që nuk gjetën dëshmi shtesë, por ata tërhoqën edhe një dëshmitar krucial që kishin”, ka deklaruar për Radion Evropa e Lirë, avokati Naser Raufi.

Por nga ana tjetër, mbrojtja e viktimave është shprehur e kënaqur me procesin gjyqësor duke theksuar gjithashtu se procesi kishte marrë kahe të gabuar pas pretendimeve të opinionit se procesi është i montuar, që bazohej në deklaratat e liderit të atëhershëm të opozitës, Zoran Zaev, se të akuzuarit për këtë vepër mund të mos ishin autorët e krimit.

Kryeministri i tanishëm Zoran Zoran, si drejtues i atëhershëm i opozitës, kishte publikuar aferën e përgjimeve dhe disa herë kishte deklaruar se ka dëgjuar biseda telefonike që hedhin dyshimet mbi gjithë rastin. Por, bisedimet e tilla ende nuk kanë nxjerrë dëshmi mbi këtë rast.

“Ato ‘bomba’ apo biseda të përgjuara nuk bënë që të ndryshojë gjendja faktike sa u përket autorëve të kësaj vepre”, ka deklaruar Dafinka Ivanovska, avokate e familjarëve të viktimave.

Përveç dëshmitarëve të shumtë si nga pala e të akuzuarve, ashtu edhe nga ajo e prokurorisë dhe familjarëve të viktimave, në këtë proces gjyqësor janë dëgjuar dhe lexuar edhe afër 38 mijë biseda telefonike dhe mesazhe.

Në disa prej tyre ka dyshime mbi vrasjen e pesëfishtë në Smillkovë, përfshirë edhe ato që akti të jetë kryer jo nga këta persona të thjeshtë, por nga profesionistë të shërbimeve të caktuara për destabilizim të vendit.

Zoran Trajkovski, një oficer policie, ishte një nga ata që u dëgjuan në bisedat telefonike, i cili rreth dhjetë ditë para vrasjes, pesë herë pranë liqenit të Smillkovës, u përpoq t’u jepte informacione shërbimeve të sigurimit se diçka po përgatitej të ndodhte në vend.

“Dhjetë ditë para vrasjes, nga dy burime mora informacione se një incident do të ndodhte rreth Festës së Pashkëve në të cilin do të vriteshin njerëz të pafajshëm. Më thanë se një patrullë policie ose njerëz të pafajshëm do të sulmoheshin. Unë nuk u tregova atyre burimet, por në asnjë moment nuk u përmend liqeni i Smillkovës”, thuhet në një bisedë të zyrtarit policor Zoran Trajkovski, të lexuar në gjykatë.

Në gjykatë është prezantuar edhe një bisedë që ish-zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Bajrami kishte me kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, të cilin e kishte informuar se akti në Smillkovë ishte kryer nga profesionistë.

“Është e qartë se ata ishin profesionistë. Unë gjithashtu i thash kryeministrit se asnjëherë nuk ka ndodhur që fëmijë të ekzekutohen nga pas. Nëse dikush do të dëshironte të destabilizonte vendin, ai do të sulmonte njerëzit me uniformë ose ndonjë stacion policie. Ata ishin profesionistë, të cilët nuk lanë asnjë gjurmë përveç gjurmëve të gomave të makinës”, ka deklaruar Bajrami në bisedën telefonike me kreun e BDI-së, Ali Ahmeti.

Vrasja e pesëfishtë në Smillkovë dhe dilemat e shumta në opinion rreth motiveve të vrasjeve, të cilat nuk arriti t’i argumentojë prokuroria, bazuar në reagimet e palës mbrojtëse, familjarëve, por edhe të partive politike, edhe më tej do të nxisë reagime në opinion, përfshirë edhe protestat, të cilat sërish janë paralajmëruar për ditët në vijim.

Marre nga REL

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni ceshtja monstra ceshtja monstra

Sondazh

Poll
Bota 22 Shkurt 2021, 21:08

Kushtet e Vetëvendosjes për dialogun me Serbinë

Fituesja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 14 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje (LVV), ndonëse nuk e ka caktuar si prioritet dialogun me Serbinë për norm...

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen