“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
Aktualitet
Vrasja e Backës/Shoqërohen 15 persona me precedent penal,kishin konfikte me viktimën
24 Tetor 2021, 08:33Nga DOSJA
TIRANË– Detaje të reja kanë dalë në dritë, lidhur me atentatin e mbrëmjes së djeshme në qytetin e Fierit, ku si pasojë humbi jetën, 57-vjeçari biznesmeni Demir Backa. Automjeti i autorëve i cili është gjetur nga policia dhe brenda kishte armët, është djegur plotësisht duke ja bërë të vështirë hetuesve gjetjen e ndonjë gjurme për identifikimin e autorëve. Hetuesit kanë sekuestruar dhjetëra kamera sigurie të bizneseve në vendin e ngjarjes, por edhe përgjatë rrugës ku edhe u gjet i djegur automjeti.
Të paktën 5 persona mendohet se kanë marrë pjesë në këtë atetentat, ku 3 persona medohet se kanë qenë në momentin që është kryer ekzekutimi, dhe dy persona të tjerë i kanë ndihmuar autorët për tu larguar më pas nga vendi i ngjarjes, pasi dogjën edhe autmojetin pasi vranë Baçkën.
Për ngjarjen deri më tani janë shoqëruar në komisariatin e Fierit të paktën 15 persona për t’u marrë në pyetje lidhur me ngjarjen. Mes të shoqëruarve janë edhe persona me precedent të theksuar penal në qytetin e Fierit që kanë pasur konflikte me viktimën.
Ngjarja që tronditi qytetin e Fierit ndodhi rreth orës 20:40 mbrëmjen e djeshme në vendin e njohur si rrotullimi i një qendre tregtare në Fier, kur 57-vjeçari Demir Backa sapo po hipte në automjetin e tij tip Audi. Gëzhojat e kallashnikovit u shpërndanë kudo ndërsa Backa menjëherë u transportua për në spitalin e Fierit, por nuk mundi dot të mbijetonte.
TIRANË– Lëkundje tërmeti janë ndjerë mëngjesin e sotëm në Shqipëri. Sipas IMSC tërmeti ishte me madhësi 3.5 ndërsa epiqendra raportohet të jetë në Hi...
TIRANË– Një makinë policie është aksidentuar mëngjesin e sotëm në Tiranë. Dosja.al mëson se ngjarja ka ndodhur pranë Maternitetit të ri.Shkak i përpl...
GJIROKASTËR– Mëngjesin e sotëm ka ndodhur një aksident në aksin nacional Tepelenë-Gjirokastër, ku për pasojë dy persona janë plagosur. Ngjarja ndodhi...
TIRANË– Të tjera detaje janë mësuar nga atentati i bërë ndaj Demir Backës në Fier. Mësohet se disa muaj me parë ai ka prishur marrëdhëniet dhe ka pas...
TIRANË– Dosja.al ju sjell titujt kryesorë të portaleve. Dosja.al ka në faqe kryesore arrestimin e bosit të kokainës në Kolumbi. Faxweb ka një video n...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama së bashku me disa ministra ditën e djeshme mbërritën në Egjipt, ku zhvilluan një vizitë zyrtare. Rama u prit me një cer...
Udhëheqësit e BE-së refuzuan të përcaktojnë një afat për anëtarësimin e kombeve të Ballkanit Perëndimor në BE, pavarësisht se vendet e rajonit u siguruan për nj...