Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
DURRËS- Policia e Durrësit ka reaguar për vrasjen e dyfishtë që ndodhi këtë pasditë në “Tregun e makinave”. Sipas njoftimit të Policisë, bëhet me dije se viktimat janë 2 vëllezër. Në njoftimin e uniformave blu ata janë identifikuar me iniciale V.H dhe M.H, por mësohet se emrat e pltë janë Viktor dhe Besmir (Miri) Haxhia.
Forca të shumta policie po krehin zonën ndërkohë që në hyrje daljet kryesore dhe rrugët dytësore forcat e policisë po ushtrojnë kontrolle të shumta të personave dhe automjeteve që lëvizin në këtë zonë. Në ndihmë të Policisë Vendore kanë mbritur Forcat Speciale Renea dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Tiranës.
NJOFTIMI I PLOTË
Më datë 27.04.2020, rreth orës 16:40, tek vendi i quajtur “tregu i makinave” , Shënvlash, në rrethana ende të paqarta kanë humbur jetën në një mjet dyshohet si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit shtetasit V.H dhe M.H (vëllezër). Forca të shumta policie po krehin zonën ndërkohë që në hyrje daljet kryesore dhe rrugët dytësore forcat e policisë po ushtrojnë kontrolle të shumta të personave dhe automjeteve që lëvizin në këtë zonë. Në ndihmë të Policisë Vendore kanë mbritur Forcat Speciale Renea dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Tiranës. Është ngritur menjëherë një grup i posaçëm hetimor i përbërë me Specialistët të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe Specialistë të Departamentit të Policisë Kriminale dhe nën drejtim e Prokurorisë vijon puna për fiksimin e çdo prove materiale që do çonte në zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditën e sotme në Durrës, ku me breshëri plumbash janë vrarë dy vëllezërit Besmir dhe Viktor Haxhia. Dy vëllezërve iu bë pritë në tregun e shitjes së makinave në Durrës.
Dyshohet se të rinjtë i njihnin ekzektutorët e tyre. Aktualisht trupat e tyre ndodhen në morg, ndërsa makina, akoma në vendngjarje, ku grupi hetimor po merr të gjithë provat. Shkak për atentatin dyshohet se është bërë një borxh për makina. Policia ka nisur hetimet dhe ka shoqëruar 30 persona.
(a.b,/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Dosja.al ka mësuar detaje të reja nga dy viktimat e atentatit në Durrës. Mësohet se të ekzektuarit janë Besmir dhe Viktor Haxhia, banorë në Durrës....
LEZHË– Ka qënë djali i njërit prej viktimave ai që ka gjetur dy trupat e pajetë në Lalm të Vjetër në Lezhë. Pasditen e sotme Kol Murrani dhe Preng Simoni, ...
LEZHË- Dosja.al ka mësuar detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Lezhë, ku dy persona u gjetën sot të vdekur në fshatin Lalm i Vjetër.Sipas informacioneve m...
TIRANË– Shqipëria është tronditur ditën e sotme teksa brenda dy orëve janë shënuar katër viktima. Vrasja e parë e dyfishtë u shënua në fshatin e largët të ...
DURRËS– Besmir dhe Viktor Haxhia janë dy të rinjtë që janë ekzekutuar me armë zjarri në Durrës. Dosja.al mëson se dy të rinjtë janë vrarë pasditen e sotme ...
TIRANE- Ish-ambasaodiri i Shqipërisë në Turqi, Gent Gazheli, është emëruar në krye të Albpetrolit. Ai ka marrë sot zyrtairsht detyrën, ku dhe është prezantuar m...
LEZHË– Kol Murrani dhe Preng Simoni janë vrarë. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se disa persona kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tyre. Dyshohet s...
DURRËS– Detaje të reja dalin nga vrasja në Durrës. Mësohet se fillimisht të shtënat me armë i kanë dëgjuar banorët e zonës, dhe kanë njoftuar në telefon Po...
DURRËS– Dosja.al ka zbardhur deteja të reja për krimin e ndodhur sot pasdite në Durrës. Sipas informacioneve mësohet se dy viktimat janë qëlluar teksa kanë...
DURRËS– DOSJA.al ka siguruar pamje nga vrasja e dyfishtë në qytetin e Durrësit. Mësohet se viktimat janë ekzektuar brenda një makine, në tregun e tyre në q...