"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Bota
Vrau deputetin britanik se votoi PRO sulmeve në Siri, dënohet me burgim të përjetshëm i riu
13 Prill 2022, 11:32Nga DOSJA
BRITANI- Terroristi që vrau deputetin britanik Sir David Amess do të vdesë pas hekurave pasi u dënua me burgim të përjetshëm.
Sipas Skynews, Ali Harbi Ali u shfaq në Old Bailey të mërkurën pasi u dënua për vrasje dhe përgatitje të akteve terroriste. Gjykatësi tha se Sir David ishte një njeri me zemrën më të madhe i cili nuk kishte bërë asgjë për të justifikuar sulmin ndaj tij.
“Kjo ishte një vrasje që goditi në zemër të demokracisë sonë. Humbja e tij është me rëndësi kombëtare“.-tha Justice Sweeney duke dhënë dënimin e tij.
Sweeney tha se vrasja u krye në hakmarrje për humbjet e Shtetit Islamik në Siri. Ai shtoi se Sir David kishte “luftuar me guxim” kundër sulmit, pavarësisht se ishte i paarmatosur.
“I pandehuri nuk ka asnjë pendim apo turp për atë që ka bërë, krejt e kundërta”, tha gjyqtari.
Dasvid u godit me thikë për vdekje gjatë një takimi në zonën elektorale në Leigh-on-Sea, Essex, në tetor të vitit të kaluar. Deputeti konservator për Southend West pësoi më shumë se 20 plagë me thikë në një sulm “të egër dhe të furishëm” që ishte një atentat për qëllime terroriste.
Ali tha në gjyq se nuk ishte penduar për vrasjen, duke thënë se Sir David e meritonte të vdiste sepse kishte votuar në parlament për sulmet ajrore në Siri në 2014 dhe 2015. Vrasësi refuzoi të qëndronte në gjykatë “për arsye fetare” kur anëtarët e jurisë dhanë vendimet e tyre të hënën pas vetëm 18 minutash diskutimi.
(d.a/dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
EGJIPT- Një aksident tragjik ka ndodhur sot në Egjiptin jugor. Autobusi turistik është përplasur nga një kamion dhe është përfshirë nga flakët. Sipas Abc News ...
BOSNJE HERCEGOVINË- Asim Sarajliq, delegat në Asamblenë Parlamentare të Bosnje e Hercegovinës dhe zyrtar i lartë i Partisë udhëheqëse boshnjake të Veprimit...
SHBA– Ai u ndesh ballë për ballë me sulmuesin që hapi zjarr në një metro të mbushur me njerëz të martën në New York ku mbetën të plagosur 16 persona dhe u...
Po ashtu u vendos për heqjen tatimit për pagën 250 euro. Kryeministri Albin Kurti tha se pavarësisht sa është paga, për pjesën e 250 eurove nuk do të ketë tatim...
SHBA- Ish-presidenti i SHBA-së Barack Obama, në një takim më presidentin Joe Biden ka bërë një shaka dhe ka shkaktuar të qeshura në sallë. Një video është shpër...
UKRAINË- Përpara takimeve ballë për ballë me liderët evropianë sot në Kiev, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka folur në parlamentin e Estonisë këtë...
UKRAINË- Një organizat qeveritare në Ukrainë, ka njoftuar përmes një postimi në Facebook, se Rusia po përdorë krematoriume të lëvizshme për të marrë trupat...