Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Vrau me thikë të riun grek, shqiptari pjesë grupit famëkeq “Bicepsi i Veriut”
3 Shkurt 2022, 17:09Nga DOSJA
GREQI – 23-vjeçari shqiptar që vrau të riun grek Alkis Kampanos do të dalë sërish para gjykatës së Selanikut ditën e hënë. Pasi sot mësoi dënimin me 4.3 vite burg për gjetjen e materialeve të dhunshme në zyrën e shoqatës të ultrasve të klubit të PAOK-ut, vrasësi është dërguar në paraburgim.
Mediat helene tregojnë se kur ai u arrestua nga policia për ngjarjen e rëndë në qendër të Selanikut u përgjigj se nuk e kishte idenë se për çfarë bëhej fjalë. Ndër të tjera shtohet se i riu shqiptar i përket një grupimi ultrasish neo-nazistë të klubit të PAOK-ut, i cili quhet “Bicepsi i Veriut”. Anëtarët e tij sfidojnë “vijën” zyrtare të Portës 4, e cila në njoftimet e saj dënon racizmin, mbështet emigrantët etj.
“Bicepsi i Veriut” është i përfshirë në shumë ngjarje dhune në të kaluarën. Ata kanë rradhur ish-kryebashkiakun e Selanikut Janis Butaris si dhe janë përleshur vazhdimisht me policinë. Sulmet ndaj tifozerive rivale janë një sjellje e zakonshme e “Bicepsit të Veriut”.
GREQI– Shqiptari i cili qëlloi për vdekje Alkis Kampanos në Greqi ka dalë ditën e sotme përballë Gjykatës. Me jelek anti-plumb, i veshur në të zeza dhe me...
TIRANË – Një refugjat algjerian është kapur nga policia e Tiranës pasi rezultoi se ka vjedhur rroba në një qendër tregtare të kryeqytetit. Sipas të d...
TIRANË– Hetuesi Aurel Zarka është votuar nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë për pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës par...