Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen!
20 ...
Bota
Vuçiç i del kundër Kurtit: Po ta thosha unë do më varnin në Uashington ose Berlin
22 Nëntor 2021, 16:25Nga DOSJA
SERBI – Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka reaguar ditën e sotme lidhur me deklaratën e Kyreministrit të Kosovës Albin Kurti se ishte i hapur ndaj një bashkimi me Shqipërinë nëse kjo do bëhej me forme demokratike, me referendum.
Sipas Novosti, Vuçiç tha se pyeste veten se çfarë do të kishte ndodhur nëse ai do ta kishte thënë këtë për bashkimin me disa territore të tjera. Ai shkoi edhe më në ekstrem duke thënë se nëse do e kishte bërë ai këtë deklaratë do e varnin në Uashington ose në Berlin.
– Nuk e e di nëse do më varnin në Uashington apo Berlin po ta kisha bërë unë atë deklaratë. Di vetëm se nuk do mund të jetoja për më shumë një orë derisa të fillonte ndjekja. Për sa u përket shqiptarëve, kjo nuk është asgjë e re për ta“, tha Kurti.
Ai tha edhe se përsa i përket Viola von Cramon, nuk ka asgjë që nuk e ka bërë të ditur në Serbi pasi ajo flet për çdo çështje në mediat e huaja përveçse për deklaratat e Kosovës. Ai tha se idetë për Shqipërinë e Madhe nuk shkaktojnë shqetësim në BE dhe se Viola von Cramon mendon se mund t’iu “shesë mend” të gjithëve dhe flet për gjithçka që po ndodh në Serbi.
“Edhe pse është e ngarkuar për Kosovën, nuk i ka shkuar ndërmend t’i kritikojë deklaratat e Albin Kurtit, kur është fjala për hegjemoninë shqiptaromadhe, pasi kjo është e zakonshme për ta… Ky është vetëm fillimi, ne do të kemi edhe shumë probleme… Çfarëdo që të bëjë Serbia, nga vetëmbrojtja politike, ata kurrë nuk do të jenë të lumtur. Asaj nuk i kishte shkuar në mendje të kritikonte deklaratat e Albin Kurtit për Shqipërinë e Madhe. Kjo tregon se sa nuk kanë qëllime të mira ndaj Republikës së Serbisë”, tha Vuçiç.
Kryeministri Kurti të shtunën tha për revistën britanike “Monocle” se do të votonte pro në një referendum për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. Gjithsesi, ai përsëriti se referendumi do të duhej të bëhej në mënyrë paqësore e demokratike.
RUSI- Zëvendës kryebashkiakja e qytetit të Novosibirsk, Anna Tereshkova është zhveshur në dëborë për të inkurajuar publiku, por marifeti si duket ka dështuar. M...
KOSOVË – Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur ditwn e sotme nw njw intervitw edhe pwr refuzimin e tij ndaj nismës “Ballkani i Hapur”, e cila...
BRITANI- Kate Mitchell, një shtetase britanike e cila punonte prej 14 vitesh për BBC Media Action në disa vende afrikane u gjet e vdekur në shtëpinë e saj.BBC M...
IZRAEL- Ish-zëdhënësi i tij, Nir Hefetz, dikur njeri i besuar i Benjamin Netanjahut është bërë pjesë e gjyqit penal ndaj ish-kryeministrit. Mediat e huaja rapor...
AFGANISTAN – Gratë janë ndaluar të shfaqen në emisione televizive apo filma në Afganistan, sipas rregullave të reja të vendosura nga qeveria talebane.Sipa...
KOSOVË – Ministria e Shëndetësisë në Kosovë (MSH) njoftoi ditëne sotme se gjatë 24 orëve janë regjistruar edhe dhjetë raste të reja të të infektuarv...
SUEDI – Demokracia po përkeqësohet në gjithë botën, me shtetet që po ndërmarrin veprime jodemokratike dhe të panevojshme për të mbajtur nën kontroll pande...