LIVE UPDATES
Politike

Zbardhet skeda e pasurisë së kryebashkiakut të Dibrës, Muharrem Rama

3 Maj 2019, 18:35 Nga DOSJA

Mjeku kirurg, Muharrem Rama u zgjodh kryetar i Bashkisë së Dibrës në zgjedhjet e pjesshme të 11 shtatorit 2016, të cilat pasuan shkarkimin e kreut të mëparshëm të bashkisë, Shukri Xhelili për shkak të përfshirjes së tij në një skandal seksual.

Rama u bë subjekt i deklarimit të pasurisë dhe të interesave private në vitin 2016 dhe BIRN ka administruar nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI tre deklarata të dorëzuara prej tij.

Muharrem Rama, 51 vjeç, ka mbaruar fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Tiranës në vitin 1991 dhe e ka filluar karrierën e tij si mjek i përgjithshëm në fshatin Melan të Dibrës. Ai është specializuar për kirurgji të përgjithshme në vitet 1993-1997, pas së cilit u emërua kirurg në spitalin e Peshkopisë.

Përgjatë viteve të karrierës së tij si mjek, Rama ka mbajtur pozicionin e nëndrejtorit teknik  dhe shefit të kirurgjisë në spitalin e Peshkopisë. Në tetor të vitit 2016, ai u përfshi në politikën lokale si kandidat i Partisë Socialiste për bashkinë e Dibrës.

Më 30 qershor, qytetarët shqiptarë pritet t’u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur 61 kryebashkiakët e rinj të vendit. Në prag të zgjedhjeve lokale, BIRN nis publikimin e skedave të pasurisë së deklaruar nga secili prej kryebashkiakëve aktualë, me qëllim bërjen e transparencës dhe informimin e qytetarëve mbi interesat e tyre private.

Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Skeda grafike e mëposhtme paraqet pasurinë familjare të deklaruar nga kryebashkiaku i Dibrës, Muharrem Rama në vitet 2016 dhe 2017. [Kliko për skedën në PDF].

Skeda e pasurise se deklaruar nga kryetari i Bashkise se Dibres, Muharrem Rama per vitet 2016-2017.

Para fillimit të mandatit si kryetar i Bashkisë së Dibrës, Muharrem Rama zotëronte pasuri me vlerë 7.8 milionë lekë. Referuar deklaratës së tij të parë të dorëzuar në ILDKPKI, Rama zotëronte një apartament me vlerë 7.1 milionë lekë si dhe një automjet të blerë për 300 mijë lekë.

Në fund të vitit 2017, pasuria familjare e Ramës llogaritet në 8 milionë lekë. Përveç apartamentit të zotëruar më parë, Rama deklaron edhe likujditete bankare me vlerë 915 mijë lekë. Ndërkohë, ai ka shitur automjetin në pronësi të tij për një vlerë prej 300 mijë lekësh.

Të ardhurat familjare të deklaruara në vitet 2016-2017 kapin vlerën e 2.1 milionë lekëve, ku 64% kanë si burim pagën e tij si kryebashkiak dhe 35% pagën e bashkëshortes si shefe laboratori e spitalit të Peshkopisë.

Të dhënat e siguruara nga analiza e deklaratave të pasurisë tregojnë se kryebashkiaku Rama nuk është shkëputur nga profesioni i tij dhe deklaron se ka siguruar të ardhura nga puna part-time si mjek roje, sipas nevojave të spitalit të Peshkopisë.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. Dy deklarata iu nënshtruan kontrollit aritmetik/logjik, të cilat rezultuan pa probleme.

Megjithatë, BIRN identifikoi si “flamur të kuq” në këtë analizë mosdeklarimin e vlerës totale  që kryetari i Bashkisë, Muharrem Rama ka përfituar nga puna part-time si mjek roje në spitalin e Peshkopisë gjatë viteve 2016 dhe 2017. Sipas deklaratave të tij, ai përfiton “5 mijë lekë për 24 orë” nga puna part-time në spital.

Duke qënë se ky raport bazohet në të dhëna statistikore të analizuara nëpërmjet një databaze, ai nuk nxjerr përfundime mbi pasurinë e subjektit nëse ajo është e ligjshme ose jo, por mëton të informojë publikun mbi pasurinë e deklaruar të zyrtarit publik nëpërmjet një formati të thjeshtë dhe të kuptueshëm grafik.

Deklarata e pasurisë Para Fillimit të Detyrës

Deklarata e pasurisë për vitin 2016

Deklarata e pasurisë për vitin 2017

Marrë nga BIRN

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike muharrem rama skeda e pasurisë së muharrem ramës muharrem rama skeda e pasurisë së muharrem ramës

Sondazh

Poll

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit