LIVE UPDATES
Bota

Zbulimi amerikan ndal seancat për informimin e Kongresit mbi sigurinë e zgjedhjeve

30 Gusht 2020, 19:01 Nga DOSJA
Zbulimi amerikan ndal seancat për informimin e Kongresit mbi sigurinë

Zyrtarë të zbulimit amerikan nuk do të zhvillojnë më seanca informimi për ligjvënësit lidhur me zgjedhjet e nëntorit, pasi sipas tyre, këto seanca kanë rezultuar në nxjerrje të “informatave sekrete” dhe të politizimit të informacionit.

Punonjës të Zyrës së Drejtorit për Zbulimin Kombëtar informuan ligjvënës dhe drejtues të komisioneve të Kongresit për ndryshim të praktikave të shtunën, duke thënë se informatat e grumbulluara nga zbulimi amerikan mbi kërcënimet ndaj zgjedhjeve të 3 nëntorit do të ofrohen në një formë tjetër, jo më përmes seancave.

“Jemi të përkushtuar të përmbushim përgjegjësitë që përcakton statuti ynë dhe ta mbajmë Kongresin plotësisht të informuar,” tha për Zërin e Amerikës një zyrtar i Zyrës së Drejtorit për Zbulimin Kombëtar, duke kërkuar të shprehej në kushte anonimiteti.

“Në mënyrë që të parandalojmë nxjerrjen e informatave sekrete, do t’i bëjmë këto informime përmes raporteve me shkrim,” tha zyrtari, duke shtuar “jemi të shqetësuar ngaqë ka pasur nxjerrje të informatave sekrete pas seancave të imformimit në të kaluarën”.

Kongresi informohet për ndryshimin e praktikës

Letra me justifikime të mëtejshme për ndryshimet iu dërguan ligjvënësve të shtunën nga Drejtori i Zbulimit Kombëtar, John Ratcliffe.

“Besoj se në këtë mënyrë do të garantojmë me sa është e mundur se informacioni që Zyra e Drejtorit të Zbulimit Kombëtar i paraqet Kongresit lidhur me ndërhyrje keqdashëse nga jashtë, apo me sigurinë e zgjedhjeve, nuk keqkuptohet apo politizohet,” shkruan zoti Ratcliffe, sipas një kopjeje të letrës të siguruar nga Zëri i Amerikës.

“Me këtë mënyrë do të arrijmë të mbrojmë më mirë burimet dhe metodat tona si dhe informatat sekrete nga publikimet e paligjshme apo keqpërdorimet,” thotë zoti Ratcliffe.

Letra e drejtorit të zbulimit kombëtar nuk ofron shembuj konkretë për nxjerrje informatash sekrete, apo politizim të informacionit të ofruar gjatë seancave informuese.

Por Presidenti Donald Trump aludoi të shtunën në mbrëmje, pa ofruar prova, se fajin e kishte Komisioni i Dhomës së Përfaqësuesve për Zbulimin dhe kryetari i tij, Adam Schiff.

Ndoshta Schiff-i dredharak, por edhe të tjerë, nxjerrin informacione për Lajmet e Rreme,” shkruante presidenti në Twitter. “Këta fundërrina që u fiksuan: Rusia, Rusia, Rusia. Kjo u leverdis. Drejtori i Zbulimit Kombëtar, Ratcliffe po bën punë të shkëlqyer!” shkruan presidenti.

Zoti Schiff u përgjigj në Twitter: “Si zakonisht, Presidenti Trump gënjen dhe përpiqet të fajësojë të tjerë për fajet e tij. Ai nuk do që amerikanët të mësojnë se Rusia po përpiqet ta ndihmojë të rizgjidhet”.

Revoltim partiak

Ndryshimet, vetëm disa javë para zgjedhjeve, u pritën me reagim të fortë nga demokratët në Kongres, të cilët e akuzuan Zyrën e Drejtorit të Zbulimit Kombëtar se nuk po përmbush detyrën për të informuar ligjvënësit dhe publikun e gjerë.

“Kjo është një braktisje shokuese e përgjegjësisë për të informuar Kongresin dhe braktisje e së drejtës së publikut për të mësuar mbi kërcënimet ndaj demokracisë nga fuqi të huaja,” thanë përmes një deklarate ligjvënësi Schiff dhe kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi.

“Sa turp, vetëm disa javë para zgjedhjeve. Kjo tregon se administrata Trump është e angazhuar në përpjekje politike për të mos informuar Kongresin dhe publikun për zhvillime lidhur me zgjedhjet, pikërisht në momentin kur nevojitet më shumë transparencë dhe llogaridhënie,” thuhet në deklaratë.

Edhe demokrati më i lartë në Senat, Chuck Schumer, fajësoi presidentin dhe administratën e tij për përpjekje për të mbuluar tentativat e tij që të përfitojë nga ndërhyrjet e huaja.

“Zyrtarët tanë të zbulimit kanë thënë se ekziston një operacion aktiv rus për të sulmuar procesin tonë demokrat,” tha përmes një deklarate zoti Schumer. “Presidenti Trump po përpiqet të fshehë të vërtetën nga populli amerikan – se presidenti përsëri po merr ndihmë nga Kremlini”.

Ligjvënësit demokratë

Tensionet mes ligjvënësve demokratë dhe Zyrës së Drejtorit të Zbulimit Kombëtar, e cila mbikqyr operacionet e agjencive të ndryshme të zbulimit, kanë vazhduar prej muajsh.

Në fund të muajit të kaluar, demokratë të lartë e kritikuan si të mangët një deklaratë të drejtorit të Kundërzbulimit Kombëtar, William Evanina, ku ai thoshte se Rusia, Kina dhe Irani po përpiqeshin të kompromentonin fushatat politike dhe se kishte kërcënim ndaj infrastrukturës zgjedhore amerikane.

“Deklarata krijonte përshtypjen e rreme për baraspeshë mes veprimeve të kundërshtarëve tanë,” thuhej në deklaratën e ligjvënësve demokratë. “Rusët përsëri po përpiqen të ndikojnë tek zgjedhjet tona duke përçarë amerikanët dhe këto përpjekje duhet të ndalen, të luftohen, të ekspozohen”.

Në fillim të muajit, zonja Pelosi dhe zoti Schiff kritikuan përsëri Drejtorin e Kundërzbulimit, Evanina, duke shtuar se edhe në një deklaratë të re, ai ulte kërcënimin që paraqet Moska, kur fliste për rrezikun nga Rusia, Kina dhe Irani për zgjedhjet e nëntorit.

“Deklarata e 7 gushtit përsëri i trajton veprimet e këtyre tre vendveve që kanë synime të ndryshme, si të barabarta,” thuhej në reagimin e tyre.

Ligjvënësit demokratë nënvizuan në reagimin ndaj paralajmërimit të 7 gushtit nga zoti Evanina se Kina dhe Irani do të preferonin që zoti Trump të humbiste zgjedhjet, duke thënë se “Rusia po përdor një numër masash për të denigruar ish-nënpresidentin Joe Biden,” rivali demokrat i presidentit në zgjedhje.

“Disa aktorë që kanë lidhje me Kremlinin po përpiqen të forcojnë shanset e zotit Trump përmes televizionit rus dhe medias sociale,” shkruante zoti Evanina.

Megjithatë, republikani Marco Rubio, kryetar në detyrë i Komisionit të Senatit për Zbulimin, tha se reagimi i ligjvënësve demokratë ndaj deklaratava informuese të zotit Evanina, ka qenë i papranueshëm.

“E shpërblyen duke e sulmuar me terma të ulëta, personale në një letër të nënshkruar nga udhëheqësit në Kongres,” tha zoti Rubio në një deklaratë të bërë publike të shtunën.

“Situata me të cilën përballemi është krijuar, në një masë të madhe nga vullneti i disave për të kryer krime federale në mënyrë që të avanconin synimet e tyre elektorale,” thoshte Senatori Rubio.

“Kam folur me zotin Radcliffe (Drejtori i Zbulimit Kombëtar), i cili deklaroi pa asnjë rezervë se do të vazhdojë të përmbushë detyrimet e tij. E bëri sidomos të qartë se Komisioni i Senatit për Zbulimin do të vazhdojë të marrë informacion për tema si siguria e zgjedhjeve,” thuhet në deklaratën e zotit Rubio. Deklarata e senatorit nuk specifikon nëse këto informata do të jepen gjatë seancave me dëshmi, apo përmes raporteve me shkrim.

Nga ana e tyre, demokrati më i lartë i Komisionit të Senatit për Zbulimin, Mark Warner, i cilësoi veprimet e zotit Ratcliffe “revoltuese” dhe “një përpjekje e pashoqe për të politizuar një temë — mbrojtjen e demokracisë sonë nga ndërhyrjet e huaja – që duhet të mbetet jashtë politikës”.

Trump – Rusia

Shumë demokratë kanë ngritur shqetësimin se ka shenja që Rusia po përpiqet të ndikojë për rizgjedhjen e zotit Trump, por presidenti ka hedhur poshtë në mënyrë të përsëritur çdo sugjerim se Rusia po përpiqet të mbështesë kandidaturën e tij.

“Nuk dua t’ia di se çfarë thonë. Donald Trumpi është personi i fundit që Rusia do të shohë në Shtëpinë e Bardhë, pasi askush nuk është treguar më i ashpër ndaj Rusisë, ndonjëherë,” tha presidenti në komentet për shtyp më 7 gusht pas daljes së deklaratës së zotit Evanina.

Presidenti në mënyrë të përsëritur ka hedhur poshtë përfundimet e raportit të 2017 nga komuniteti i zbulimit se Rusia u përpoq ta ndihmonte të fitonte zgjedhjet e 2016-ës, duke i quajtur këto përfundime “një gjueti politike shtrigash”.

Pikëpyetje dhe Shqetësime

Edhe disa ish-zyrtarë të zbulimit po shprehin shqetësime për ndaljen e seancave të informimit. Ata argumentojnë se raportet me shkrim janë me vlerë, por në seanca ligjvënësit mund të bëjnë pyetje të drejtpërdrejta dhe të marrin informacion shtesë apo sqarime. Edhe anëtari i Komisionit të Senatit për Zbulimin, Angus King shprehu të njëjtin shqetësim.

Nuk kam qenë në ndonjë seancë informuese ku pyetjet e senatorëve nuk kanë nxjerrë hollësi të rëndësishme që nuk i përmbante dëshmia e zyrtarëve,” tha përmes një deklarate zoti King. “Këtu përfshihen edhe seancat e fundit me zotin Ratcliffe mbi këtë temë (sigurinë e zgjedhjeve)”.

Po ashtu nuk është e qartë se si ndalimi i seancave të informimit për anëtarët e Kongresit do të ndikojë tek informimi i fushatave të kandidatëve presidencialë, Trump dhe Biden. Zyrtarët e Zyrës së Drejtorit të Zbulimit Kombëtar nuk iu përgjigjën pyetjeve të përsëritura të Zërit të Amerikës për të komentuar për këtë shkrim.

Korrespodenti i Zërit të Amerikës në Shtëpinë e Bardhë, Steve Herman dhe korrespondentja e Zërit të Amerikës në Kongres, Katherine Gypson kontribuan për këtë shkrim.

Marrë nga VOA

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota siguria e zgjedhjeve ne shba zgjedhjet ne shba 2020 siguria e zgjedhjeve ne shba zgjedhjet ne shba 2020

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet