LIVE UPDATES
Aktualitet

Zgjedhja e dy prokurorëve të SPAK-ut, vlerësimi i KLP-së ngre dyshime

13 Dhjetor 2021, 19:55 Nga DOSJA
Zgjedhja e dy prokurorëve të SPAK-ut, vlerësimi i KLP-së

TIRANË – Këshilli i Lartë i Prokurorisë përzgjodhi dy anëtarët e rinj të SPAK pas pikëzimit kontrovers dhe intervistimit në mbledhje me dyer të mbylluar të tre kandidatëve. Elvin Gogaj dhe Alfred Shehu u emëruan, ndërsa Sonila Muhametaj, ish-prokurore e Krimeve të Rënda u radhit e treta.

“Në përfundim të procedurës së vlerësimit, KLP vendosi renditjen e 3 kandidatëve të cilet kanë aplikuar për 2 vende vakante ne SPAK, si vijon: Elvin Gokaj, 216 pikë;  Alfred Shehu, 211 pikë; Sonila Muhametaj (Domi) 208 pikë”, thuhet në njoftimin e KLP-së.

“KLP emëron në SPAK prokurorët Elvin Gokaj dhe Alfred Shehu”, thuhet më tej në njoftim.

Por vlerësimet pa praninë e medias dhe në mungesë tranaparence të KLP-së kanë ngritur vetulla mes vëzhguesve të sistemit të drejtësisë.

Prokurori Elvin Gokaj, i cili mori 216 pikë dhe u rradhit i pari, ishte vlerësuar “ngelës” nga Komisioni i Pavarur i Kualfikimit në kriterin e aftësive profesionale gjatë procesit të vetingut. KPK e pezulloi prokurorin Gokaj nga detyra për “njohuri dhe aftësi të cekëta dhe gjykim të dobët për kryerjen e procedurave”, “njohuri të cekëta dhe gjykim të dobët në analizimin e provave” dhe një sërë problemesh të tjera.

Bazuar në vendimin e KPK Gokajt iu desh një vit shtesë në Shkollën e Magjistraturës për të kapërcyer procesin e rivlerësimit.  Ankimi i tij ndaj vendimit të KPK-së, për këtë pikë, nuk u shqyrtua në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, për shkak se Gokaj e kishte kryer ritrajnimin kur çështja u diskutua në KPA.

Në vendimin e KPA, ku u rihetua edhe pasuria e Gokajt thuhet se ai ishte vlerësuar “mirë”, pas përfundimit të procesit 1 vjetor të ritrajnimit dhe kishte marrë mbi 70 për qind të pikëve. Duke qenë se KLP e zhvilloi intervistimin dhe vlerësimin me dyer të mbylluar, nuk është e qartë nëse ka pasur një qëndrim për këtë çështje në seancë.

I dyti në garë me 211 pikë, po ashtu i zgjedhur si prokuror i SPAK, është prokurori i Elbasanit Alfred Shehu. Shehu u bë i famshëm si prokurori i konferencës për shtyp të ish-Drejtorit të Policisë së Shtetit Ardi Veliu, pas vrasjes së Pjerin Xhuvanit, nga mbështetës të Partisë Demokratike katër ditë para zgjedhjeve të 25 prillit në Elbasan.  Shehu qëndroi në të njëjtën platformë me Veliun, ndërsa ky i fundit manipuloi ngjarjen dhe fshehu gjetjen e materialeve zgjedhore në makinën e Mehmet Grecës, një person me precedentë penalë që dukej se ishte përfshirë në fushatë për Partinë Socialiste.

Ndërkohë e skualifikuara e vetme nga gara, prokurorja e Tiranës Sonila Muhametaj (Domi) që mori 208 pikë, duket se nuk është parë me sy të mirë nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë edhe para kësaj gare. Ndaj Muhametajt, e cila qe një nga prokuroret që u përlas me ish-kryeprokuroren e përkoheshme Arta Marku në vitin 2018, Këshilli dërgoi një raport vlerësimi profesional me probleme në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

Sipas raportit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë Muhametaj kishte shkelur afatet proceduriale në një çështje dhe në një rast tjetër nuk kishte njoftuar të pandehurin për akuzën. Por të dy pretendimet e Këshillit u rrëzuan si të pavërteta nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Sipas vendimit që ka marrë formë të prerë Muhametaj kishte respektuar afatin 30 ditorë për vendimin e mosfillimit dhe se përndryshe nga sa pretendonte Këshilli në vlerësimin e tij kishte një procesverbal të njoftimit të akuzës firmosur nga i pandehuri.

Relatorja e çështjes Etleda Çiftja theksoi gjatë seancës dëgjimore se përfundimet Komisioni i kishte arritur duke pasur në dorë të njëjtat dokumente si KLP, duke lënë të kuptohet se diçka nuk kishte funksionuar në vlerësimin e dosjeve të bërë nga KLP.

Marrë nga “Reporter.al”

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet keshilli i larte i prokurorise spak keshilli i larte i prokurorise spak

Sondazh

Poll

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit