Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
All - General - 1
Aktualitet
Përmbytjet, Peleshi: Projekt i rëndësishëm ndërtimi i urës mbi lumin Vjosë
13 Dhjetor 2021, 18:52Nga DOSJA
All - Paragraf - 1
TIRANë – Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi raportoi mbi gjendjen në vend pas përfundimit të reshjeve të shiut. Në komunikimin me “Faxweb”, Peleshi raportoi se situata më e vështirë mbetet në Vlorë dhe Fier për shkak të daljes nga shtrati të lumit Vjosa ditën e djeshme.
“Zona më problematike janë në qarqet Fier dhe Vlorë, ndërkohë nga veriu në jug ka pasur reshje bore në zonat malore. Nuk janë bllokuar asnjë moment rrugët nacionale. Mbrëmë ka pasur tërheqje të shpejtë të ujërave sepse kanë funksionuar kanalet kulluese, nuk ka pasur reshje shtesë dhe në këtë moment që flasim lumi Vjosa thuajse është tërhequr në shtratin e saj. Patjetër që ka pasur dëme, por është shmangur e keqja, sepse dy argjinaturat kryesore kanë shpëtuar mijëra hektarë toke nga përmbytja. Vjosa është lumi i fundit i egër në Europë ndaj janë krijuar këto probleme. Tani është kthyer në atraksion, qoftë në agroturizëm, por dhe në mjedis”, bëri me dije ministri Peleshi.
Ai theksoi se po shikohet mundësia e ndërtimit të një sistemi mbrojtjeje nga përmbytjet dhe një ure poshtë autostradës. Më tej, Peleshi theksoi duhet të nisë këtë vit ndërtimi i kësaj ure në mënyrë që sezonin e ardhshëm dimëror të ketë më pak probleme me përmbytjet. Për sa i përket motit, ai shtoi se nuk priten reshje këtë javë.
“Ne duhet të ndërtojmë një sistem alternativ mbrojtjeje, ura përgjatë Vjosës nën autostradë. Kjo urë vështirëson rrjedhjen e ujit, dhe nëse fillojmë këtë vit sic e kemi folur me kryeministrin përgatitjen, sezonin tjetër do kemi shumë më pak probleme. Nuk presim reshje këtë javë, dhe nuk presim as përmbytje. 75 trupa janë në terren duke ndihmuar banorët të evakuohen”, u shpreh ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi.
TIRANË– Numri një i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka mbledhur Kryesinë dhe deputetët për të diskutuar lidhur me futjen e ish-kryeministrit Sali B...
BULLGARI- Parlamenti i Bullgarisë ka konfirmuar Kiril Petkovin në postin e kryeministrit, pasi partia e tij kundër korrupsionit, ‘Ne vazhdojmë ndryshimin&...
ZVICËR– Qyteti zviceran i Bazelit është kthyer në fushëbetejën e 100 personave që janë rrahur me njëri-tjetrin. Në mesin e tyre, kishte edhe shqiptar...
ELBASAN- Pulije Bilbili, e cila ishte shpallur në kërkim pas denoncimit të familjarëve të saj është gjetur pa shenja jete. 57-vjeçarja, e cila u denncua ...
TIRANË- Mazhoranca ka vendosur që të rrëzojë dy dekrete të Presidentit Ilir Meta. Ora News shkruan se dy dekretet që pritet të rrëzohen janë ai për buxheti...
TIRANË- Kryedemokrati Lulzim Basha ja ka kaluar përgjegjësitë e vrasjes së 4 protestuesve më 21 janar të vitit 2011 ish-kryeministrit Sali Berisha. Gjatë d...
TIRANË– 6 persona kanë ndërruar jetë nga pandemia e koronavirusit në Shqipëri! Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit k...