Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Politike
Zgjedhjet e 6 marsit, KQZ-qytetarëve: Nëse s’keni mjete identifikimi s’do votoni
26 Janar 2022, 12:17Nga DOSJA
TIRANË– Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi i ka bërë thirrje qytetarëve të 6 bashkive ku do të zhvillohen zgjedhje të pjesshme për kryetar që të kontrollojnë vlefshmërinë e dokumentit të identifikimit. Nëpërmjet një njoftimi të lëshur për mediat, Celibashi paralajmëron qytetarët e Bashkive Dibër, Shkodër, Durrës, Rrogozhinë, Vorë e Lushnje që të kontrollojnë nëse karta e tyre e identitetit ose pasaporta është e vlefshme dhe nuk ka skaduar deri më datën 6 mars. Nëse mjetet e tyre të identifikimit kanë “skaduar”, do të përjashtohen nga e drejta për të zgjedhur drejtuesin e tyre vendor.
Njoftimi i KQZ:
NJOFTIM
Tiranë më 26.01.2022
Celibashi apel qytetarëve – Kontrolloni vlefshmërinë e dokumentit tuaj të identifikimit. Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, z. Ilirijan Celibashi i bën apel qytetarëve të cilët kanë të drejtë të votojnë për zgjedhjet e pjesshme lokale që të kontrollojnë vlefshmërinë e dokumenteve të tyre të identifikimit. Të gjithë qytetarët e bashkisë Dibër, Shkodër, Durrës, Rrogozhinë, Vorë dhe Lushnje, të cilët gëzojnë të drejtën e votës, dhe/ose mbushin 18 vjeç në datën 6 Mars, nuk mund të votojnë për të zgjedhur kryetarin e bashkisë së tyre nëse dokumenti i identifikimi (kartë identiteti/pasaportë) nuk është i vlefshëm në datën e zgjedhjeve. Procesi i votimit nuk mund të kryhet pa një mjet identifikimi të vlefshëm në ditën e zgjedhjeve. Ndaj, Komisioneri Celibashi i bën thirrje qytetarëve, që nëse vlefshmëria e dokumentit të identifikimit ka skaduar apo skadon në datën 6 Mars, të mos e lënë për në momentin e fundit, por të drejtohen pranë zyrave të kompanisë “Aleat” për të aplikuar për rinovimin e tyre. Të votosh është e drejtë por edhe përgjegjësi qytetare. Ndaj, sigurohuni që në ditën e votimit të keni dokumentin e identifikimit tuaj të vlefshëm
(k.m/dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka ndarë videon nga momentet e takimit të djeshëm me të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike. Basha thotë...
TIRANË – Përfaqësuesi ligjor i Komisionit të Rithemelimit të Partisë Demokratike Ivi Kaso deklaroi se në 30 janar të gjithë demokratët kanë mundësi t...
TIRANË – Avokati Ivi Kaso, i cili përfaqëson Komisionin e Rithemelimit në Partinë Demokratike deklaroi se regjistrimi i këtij komisioni në zgjedhjet ...
TIRANË – Presidenti i Republikës reagoi dhe për konfliktin midis kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj dhe presidentit të Federatës Shqiptare të Fut...
TIRANË – Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi iu kundërpërgjigj deklaratave të fundit të presidentit Ilir Meta se me dekret...
TIRANË – Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha propozoi dy risi të reja në politikën shqiptare: dy mandate qeverisëse për një kryeministër dhe...
TIRANË– Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi i është kundërpërgjigjur deklaratave të presidentit Ilir Meta, pasi ky i fundi...
TIRANË – Lëvizja Socialiste për Integrim dërgoi sot në Komisionin Qendrot të Zgjedhjeve propozimet për anëtarë të Komisioneve të Zonave të Administri...