LIVE UPDATES
Bota

Zgjedhjet e parakohshme në Maqedoni nuk duhen bërë me bllokimin e Kuvendit

7 Maj 2022, 18:00 Nga DOSJA
Zgjedhjet e parakohshme në Maqedoni nuk duhen bërë me bllokimin e

MAQEDONIA E VERIUT– Kërkesat e opozitës për zgjedhje të parakohshme parlamentare janë legjitime, por një synim i tillë nuk mund të arrihet përmes bllokimit të punës së Kuvendit, i cili është vendi ku duhet të diskutohet për të gjitha kërkesat dhe pakënaqësitë. Kështu thotë Arsim Sinani, njohës i çështjeve politike duke komentuar paralajmërimin e opozitës maqedonase për bllokimin e punës së Kuvendit, në rast se nuk pranohet kërkesa për zgjedhje të parakohshme.

Kryetari i VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickoski, ka thënë se Qeveria është jolegjitime. Sipas tij, kjo Qeveri është e paaftë të përballet me sfidat nëpër të cilat po kalon Maqedonia e Veriut, si pasojë e krizës ekonomike të shkaktuar pas agresionit rus në Ukrainë, por edhe problemeve tjera, që sipas Mickoskit, janë pasojë e menaxhimit të keq nga ana e Qeverisë që drejtohet nga socialdemokrati Dimitar Kovaçevski.

Mendoj se Kuvendi është vendi ku duhet të diskutohet për problemet politike. Tani nëse ju nuk i keni numrat, kjo është problematike. Megjithatë, Kuvendi është vendi ku duhet të punohet dhe jo të bllokohet. Nxitja për mbajtje të zgjedhjeve të reja mund të bëhet përmes formave të tjera të presionit politik. Por, gjithashtu, ne kemi parë në të kaluarën se kjo, VMRO-ja, që bllokonte, ka bërë disa veprime prej të cilave nuk është distancuar, e që e kanë dëmtuar demokracinë dhe nga të cilat LSDM-ja ka përfituar politikisht”, thotë Sinani.

Sipas tij, Qeveria aktuale ka dështuar në qeverisjen e mirë të vendit, por as qeveria dhe as opozita nuk duhet t’i shfrytëzojnë zhvillimet rajonale dhe më gjerë për të përfituar politikisht.

Shfrytëzimi i momenteve politike globale për një politikë meskine këtu është i papranueshëm. Maqedonia e Veriut ka probleme me demokracinë dhe sistemin politik, dhe ky vend nuk mund të stabilizohet me mënyrën se si qeveriset, për shkak se pjesa më e madhe e partive politike nuk kanë synime për të drejtuar vendin, por për ta kontrolluar. Kjo në masë të madhe e dëmton demokracinë”, thotë Sinani.

Ai thotë se këto dy blloqe politike janë në skenë mbi 20 vjet dhe nuk kanë se çfarë të ofrojnë më tepër, andaj edhe ai thekson nevojën e paraqitjes së një klase të re politike që mund të sjellë ndryshimin në këtë vend.

Petar Arsovski, njohës i çështjeve politike, nuk e përjashton mundësinë që bllokimi i punës së Kuvendit të rrisë edhe gjasat për zgjedhje të parakohshme, meqë, sipas tij, edhe hulumtimet e fundit që janë bërë, flasin mbi rritjen e pakënaqësisë së qytetarëve, që mund të jetë, siç thotë ai, një nxitje shtesë për zgjedhje të reja.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë zgjidhje logjike për një numër të madh të votuesve nëse kemi një bllokim të plotë të sistemit. Një bllokim i tillë mund, gjithashtu, të krijojë një ambient për zgjedhje të parakohshme parlamentare”, thekson Arsovski.

Ai thotë se nuk e shqetëson retorika e opozitës, pasi, sipas tij, është një narrativë e rregullt e saj se asgjë nuk funksionon dhe se duhet të ketë zgjedhje të parakohshme. Por, sipas tij, partitë, në situatën e krijuar për shkak të zhvillimeve globale, do të ishte më e logjikshme të punojnë për një strategji tjetër e jo për zgjedhje të reja.

Ndoshta tani është koha që të bisedohet për interesa më të larta kombëtare e shtetërore, për miratimin e një deklarate për postulatet e një politike thelbësore, mbase edhe për një qeveri të gjerë për të vazhduar me reformat, me zhvillimin e vendit e mbi të gjitha, për afrimin e tij drejt BE-së, e kështu me radhë”, thotë Arsovski.

VMRO DPMNE-ja i ka dhënë pesë ditë afat kryeministrit Dimitar Kovaçevski të pranojë një takim të liderëve për të biseduar për datën e zgjedhjeve të parakohshme, por kreu i Qeverisë ka hedhur poshtë kërkesën duke e cilësuar si shantazh.

Edhe Bashkimi Demokratik për Integrim nuk e pranon kërkesën për zgjedhje, ndërsa partitë shqiptare të opozitës kërkojnë zgjedhje, por nuk e pranojnë kërkesën e opozitës maqedonase për bllokimin e punës së Kuvendit./REL/

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

rajoni rajoni arsim sinani dimitar kovaçevski hristijan mickoski zgjedhjet e parakohshme ne maqedoni arsim sinani dimitar kovaçevski hristijan mickoski zgjedhjet e parakohshme ne maqedoni

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë