LIVE UPDATES
Bota

Zgjedhjet në Francë, përcaktuese për politikën e BE-së ndaj Ballkanit

16 Prill 2022, 12:56 Nga DOSJA
Zgjedhjet në Francë, përcaktuese për politikën e

Epilogu i zgjedhjeve presidenciale në Francë do të ketë ndikim të madh në Bashkimin Evropian, por edhe në politikën e Bashkimit Evropian ndaj Ballkanit Perëndimor dhe procesit të zgjerimit, thonë diplomatët në Bruksel.

Në rundin e dytë të zgjedhjeve, francezët do të zgjedhin midis presidentit aktual, Emmanuel Macron, dhe kandidates së ekstremit të djathtë, Marine Le Pen.

Në rast të fitores së Macronit, pak a shumë pritet të ketë një vazhdimësi të politikës së Francës në BE, përfshirë edhe për procesin e zgjerimit të bllokut. Por, në rast të një fitoreje të Le Pen, i tërë projekti evropian mund të vihet në rrezik.

Le Pen për vite me radhë ka mbajtur qëndrime kundër BE-së, prandaj deri në rundin e dytë të zgjedhjeve, që mbahet më 24 prill, në Bruksel po mbretëron një nervoz e madhe.

“Nëse fiton Le Pen, jo vetëm zgjerimi i BE-së, por edhe proceset e brendshme në BE do të jenë në rrezik”, thotë një diplomat evropian, i cili foli në kushte anonimiteti, për shkak se institucionet e bllokut evropian kanë një traditë që nuk përzihen në proceset zgjedhore të shteteve anëtare.

Le Pen është mjaft e njohur në institucionet e BE-së sepse ka përvojë edhe si deputete e Parlamentit Evropian. BE-ja gjithmonë ka pasur një vend të posaçëm në fushatat e saj zgjedhore, por jo për të mirë. Ajo gjithmonë ka kritikuar politikën e kufijve të hapur midis vendeve të BE-së, valutën e përbashkët dhe qëndrimin miqësor të bllokut evropian ndaj migrantëve. Megjithatë, ajo tani ka hequr dorë nga ideja që Franca të largohet nga blloku dhe më shumë po flet për “kthimin e sovranitetit të vendeve anëtare”.

Sa i përket Ballkanit Perëndimor, një fitore eventuale e Le Pen do të mund të kishte pasoja. Ajo dhe anëtarët e partisë së saj, Tubimi Kombëtar (Rassemblement National), që janë deputetë në Parlamentin Evropian, kanë pasur qëndrime jashtëzakonisht miqësore me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, dhe kontaktet në rajonin e Ballkanit Perëndimor i kanë zhvilluar pikërisht me njerëzit e afërt me Rusinë.

Partia e Le Pen ka kundërshtuar pavarësinë e Kosovës dhe ka mbështetur liderin e serbëve të Bosnjë e Hercegovinës, Millorad Dodik, në tentimet e tij për të rrezikuar unitetin dhe integritetin territorial të Bosnjës. Deputetët e kësaj partie po ashtu kishin marrë pjesë edhe në manifestimin e ditës që entiteti i Republikës Sërpska e kishte shpallur si festë, që bashkësia ndërkombëtare e ka cilësuar si “festë të jashtëligjshme”.

Le Pen dhe partia e saj po ashtu kanë marrë ndihma financiare edhe nga bankat e Rusisë. Deputetët e kësaj partie në Parlamentin Evropian kishin vëzhguar zgjedhjet e Rusisë, që ishin mbajtur në territoret e okupuara të Ukrainës, edhe pse BE-ja i kishte shpallur të jashtëligjshme ato zgjedhje.

Tani, Le Pen e ka kritikuar pushtimin rus të Ukrainës, por ka përsëritur se nëse zgjidhet presidente e Francës do të angazhohet për lidhje më të ngushta me Rusinë.

Pikërisht, ndikimi i Rusisë në Ballkan është identifikuar nga BE-ja dhe NATO-ja si rrezik për stabilitetin afatgjatë të këtij rajoni dhe për arritjen e qëllimeve të bllokut evropian në këtë rajon.

Por, nën udhëheqjen e Macronit, Franca ka pasur një qëndrim të përmbajtur rreth procesit të zgjerimit të BE-së. Parisi ka insistuar që BE-ja të ndryshojë metodologjinë e zgjerimit dhe kjo gjë ka ndikuar në ngadalësimin edhe më të madh të këtij procesi. Franca po ashtu vlerësohet se është pengesa kryesore për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Flamujt e Ukrainës dhe të BE-së varen së bashku në pjesën e jashtme të ndërtesës para seancës së jashtëzakonshme plenare për Ukrainën në Parlamentin Evropian në Bruksel, 1 mars 2022.

Edhe pse kishte premtuar se do të angazhohej fuqishëm për avancimin e zgjerimit gjatë kryesimit të Presidencës së BE-së, Franca nuk ka bërë aq shumë në këto tre muajt e parë të udhëheqjes së BE-së dhe kjo i është atribuuar zgjedhjeve presidenciale franceze.

Por, diplomatët në Bruksel janë të bindur se nëse fiton Emmanuel Macron dhe nëse forcat pro-evropiane fitojnë edhe në zgjedhjet parlamentare, të cilat do të mbahen në qershor, Franca do të jetë më pozitive karshi procesit të zgjerimit dhe do të vazhdojë përkushtimin për paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.

Franca, që mori kryesimin gjashtëmujor të Presidencës së BE-së në fillim të këtij viti, planifikon që të organizojë një konferencë të posaçme kushtuar Ballkanit Perëndimor. Në këtë konferencë pritet të diskutohet për problemet specifike, sidomos për raportet midis Kosovës dhe Serbisë dhe tensioneve politike në Bosnjë e Hercegovinë. Kjo konferencë është planifikuar të mbahet në qershor, pas zgjedhjeve në Francë.

Po ashtu, Franca ka paralajmëruar një bashkëpunim më të madh edhe me Gjermaninë, me qëllim që të çojë përpara dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga BE-ja, proces i cili deri më tani nuk ka dhënë rezultate konkrete.

Diplomatët në Bruksel presin që Franca pas zgjedhjeve “të lëvizë” edhe sa i përket çështjes së liberalizimit të vizave për Kosovën. Këta diplomatë pohojnë se Qeveria e Kosovës është duke punuar me autoritetet dhe Francës edhe përmes kontakteve dypalëshe për të hequr dyshimet e Parisit rreth rrezikut që mund të ketë nëse ndodh liberalizimi.

Franca pritet po ashtu të angazhohet edhe për nisjen e negociatave për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut para se të përfundojë kryesimin e Presidencës së BE-së, pra para fundit të muajit qershor.

Por, diplomatët në Bruksel thonë se e gjithë këto zhvillime do të jetë në konsideratë nëse Macron fiton zgjedhjet presidenciale. Në rast të fitores së Le Pen, ata thonë se BE-ja do të hyjë në një drejtim të panjohur sikurse edhe procesi i zgjerimit të saj.

“Franca vazhdon të jetë një prej shteteve kryesore të Bashkimit Evropian dhe çdo ndryshim dramatik në politikën e këtij shteti do të ketë ndikim të madh edhe në proceset në BE. Nëse president në Francë bëhet një person që nuk beson në projektin evropian, siç është Le Pen, atëherë kjo nuk do të ndihmojë as në procesin e zgjerimit”, thotë për Radion Evropa e Lirë një diplomat i BE-së.

Ai shton se procesi i zgjerimit është vetëm një prej temave për të cilat BE-ja mund të ketë probleme nëse fiton Le Pen, pasi sipas tij, edhe tema të tjera të BE-së mund të rrezikohen./REL

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota france zgjedhje ne france france zgjedhje ne france

Sondazh

Poll

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi