LIVE UPDATES
Bota

Zgjedhjet në Gjermani forcuan qendrën dhe ndëshkuan ekstremet

2 Tetor 2021, 08:29 Nga DOSJA
Zgjedhjet në Gjermani forcuan qendrën dhe ndëshkuan ekstremet

GJERMANI– Për momentin në Gjermani kemi vetëm konsultime të partive fituese në zgjedhje. Negociatat nuk kanë nisur ende. Po konsultohen me njëra-tjetrën dy partitë më të vogla, Të Gjelbrit dhe liberalët e FDP-së, që morën në zgjedhje përkatësisht 14,8 përqind dhe 11,5 përqind.

Të Gjelbrit dhe liberalët e FDP-së janë partitë me dallimet më të mëdha programore me njëra-tjetrën. Të Gjelbrit duan të shtojnë taksat, liberalët t’i pakësojnë. Të Gjelbrit duan të zbusin frenën e borxheve të mëdha në buxhet, liberalët as e diskutojnë këtë.
Por ky është vetëm njëri nga shkaqet për konsultime mes tyre.

Konsultime ato kanë kërkuar edhe me partitë e mëdha: këtë të diel (03.10.) liberalët e FDP-së do të konsultohen  me CDU/CSU-në. Ndërsa javën që vjen ata do të bisedojnë me socialdemokratët. Të martën janë Të Gjelbrit, që do të bisedojnë me konservatorët e CDU/CSU.

Fakti që inciativën për konsultime nuk e marrin partitë më të mëdha, socialdemokratët dhe CDU/CSU, si zakonisht, flet për realitetin e ri pas këtyre zgjedhjeve në Gjermani. Të Gjelbrit dhe liberalët e FDP-së jo vetëm janë vendimtarë për formimin e çdo qeverie treshe pas zgjedhjeve. Mënyra me vetëbesim si po veprojnë flet edhe se këto parti janë të ndërgjegjshme se votën për ndryshim, gjermanët ua dhanë atyre, jo partive më të mëdha. Këto parti të vogla i zgjodhën jo vetëm një pjesë e madhe e gjermanëve, por edhe shumica e votuesve të rinj. Janë këto parti që do të përcaktojnë të ardhmen e Gjermanisë.

Raporte politike jo të qarta sa shpresohej

Është fakt i pamohueshëm që socialdemokratët i fituan këto zgjedhje. Por rezultati i përgjithshëm i zgjedhjeve ka sjellë shumë më pak qartësi për raportet politike, nga ajo që pritej.

Socialdemokratët morën 1,6 përqind më shumë se konservatorët e CDU/CSU. Ata morën 25,7 përqind, përballë 24,1 përqind,  që mori CDU/CSU. Socialdemokratët arritën një nga rezultatet e ulëta historike të tyre. Megjithatë, ata jo vetëm dolën të parët, por janë rritur rreth 5 përqind në krahasim me zgjedhjet e kaluara.

CDU/CSU vjen një hap pas socialdemokratëve. Por konservatorët morën 9 përqind më pak se zgjedhjet e shkuara. CDU/CSU ka rezultatin më të ulët pas Luftës së Dytë Botërore dhe doli e dyta.  Në këto kushte janë socialdemokratët, që pretendojnë të parët mandatin për qeverinë.

Në Gjermani, nga ana tjetër, dihet që qeverinë mund ta formojë edhe partia e dytë, po të mbledhë shumicën, me partnerë koalicioni. Kjo ka ndodhur tre herë: në vitet 1969, 1976 dhe 1980. Në këto vite e para në zgjedhje doli CDU/CSU-ja. Por qeverinë në fund e drejtuan socialdemokratët, me kancelarët e njohur Willy Brandt dhe Helmut Schmidt. Kjo ndodhi pasi liberalët e FDP-së atëherë vendosën të mbështesin socialdemokratët.

A kemi një zhvendosje majtas të elektoratit në Gjermani?

Në bazë të numrit të përgjithshëm të votave që u dhanë për partitë e përfaqësuara në parlament, mbështetja për partitë e majta dhe të djathta është e balancuar.

45,4 përqind përqind të votave të gjermanëve i mori qendra e majtë, pra kaq mbledhin së bashku SPD dhe Të Gjelbrit, si dhe Partia e Majta, që nuk hyn në qeveri, por është në parlament.

45,9 përqind të votave i merr qendra e djathtë, pra CDU/CSU dhe liberalët e FDP-së dhe partia ultra e djathtë AfD, që përjashtohet si partnere.

Nga partitë që diskutohen për të formuar qeverinë: qendra e majtë, pra SPD dhe të Gjelbrit mbledhin 40,5 përqind. Kurse CDU/CSU dhe liberalët e FDP-së, mbledhin 35,6 përqind. Por këto janë shifra. Rezultatet e zgjedhjeve evidentojnë gjithmonë më shumë se shifrat.

Domethënia e rezultatit të zgjedhjeve

Rezultati i këtyre zgjedhjeve parlamentare në Gjermani evidentoi elementë të rinj.

Së pari, ai tregon ndryshimin e thellë në spektrin partiak në Gjermani. Për herë të parë prej vitit 1949, partitë tradicionale, CDU/CSU dhe SPD nuk arrijnë të mbledhin së bashku shumicën e votave. Mbështetja për partitë është shpërndarë në partitë e vogla.  Kjo është risi politike në Gjermani.

Së dyti, rinovimi politik i Gjermanisë nuk po bëhet duke forcuar ekstremet politike, populistët e nacionalistët. Por duke forcuar parti proevropiane, siç janë të Gjelbrit dhe liberalët e FDP-së.

Ekstremet u ndëshkuan në këto zgjedhje: ekstremi i djathtë, AfD mori 2,3 përqind më pak se zgjedhjet e kaluara, duke arritur në 10,1 përqind. Postkomunistët e partisë E Majta, morën 4,9 përqind. Kështu që në Gjermani politika bëhet edhe më tej nga qendra.

Një politikë nga qendra e larg skajeve shpesh duket jo interessante. Pyetja që shtrohet është se çfarë u shërben më mirë qytetarëve: një politikë e llojit të Trumpit, apo Berluskonit, apo kjo që ofron Gjermania. Një politikë nga qendra ofron stabilitet, të rëndësishëm për Evropën dhe të lakmuar nga shtete të tjera.

Së fundi, duhet të fiksojmë se këto zgjedhje i fituan socialdemokratët. Dhe konservatorët e CDU/CSU këto zgjedhje i humbën.

CDU-ja humbi për shkak të difekteve në fushatë të kandidatit për kancelar të CDU-së, Armin Laschet. Ajo humbi edhe sepse pati një program jo energjik. Mosqënia e Laschetit njëkohësisht kancelar, veç kryetar i CDU-së, si tradicionalisht te CDU, e dobësoi më tej pozicionin e tij. Te CDU ka nisur një proces i pamëshirshëm për të ndëshkuar përgjegjësit për humbjen. Për humbësit kjo parti tregon tradicionalisht pak respekt.

Socialdemokratët fituan, jo për shkak të një programi shumë modern, por të një programi shumë të kuptueshëm për elektoratin e tyre dhe më gjerë. Kandidati Scholz, pjesë e qeverisë aktuale gjermane të përbashkët me konservatorët, i mori vetë të gjitha meritat për veprat sociale të kësaj qeverie. Socialdemokratët ia përshtatën që një vit më parë fushatën elektorale personit të Scholz-it, gjë që  e ndihmoi atë të shfaqet kompetent e të shmangë gabimet.

Deri tani shumëçka flet se do të jenë socialdemokratët, që do të drejtojnë qeverinë e re. Edhe gjermanët favorizojnë me 59 përqind pikërisht këtë koalicion, sipas një sondazhi të publikuar të premten (01.10.) nga ZDF (përballë 24 përqind që preferojnë një koalicion të drejtuar nga CDU/CSU). Vetëm nëse socialdemokratët dështojnë në negociata me liberalët e FDP-së dhe Të Gjelbrit, në lojë hyn sërish CDU/CSU./VOA/

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota cdu-csu zgjedhjet ne gjermani cdu-csu zgjedhjet ne gjermani

Sondazh

Poll

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend