LIVE UPDATES
Bota

Zgjedhjet në Iran 2021: Loja e të Moderuarve Brenda Regjimit Ka Marrë Fund

18 Qershor 2021, 12:34 Nga DOSJA
Zgjedhjet në Iran 2021: Loja e të Moderuarve Brenda Regjimit Ka

IRAN– Vetëm pak ditë përpara farsës së zgjedhjeve presidenciale të Iranit, konflikti midis popullit iranian dhe regjimit po intensifikohet. E megjithatë, apologjetët e regjimit përpiqen ta minimizojnë fushatën mbarëkombëtare për bojkotimin e zgjedhjeve.

Këshilli i Gardianëve i regjimit i ka skualifikuar të gjithë kandidatët përveç shtatë vetave, me urdhër të Liderit Suprem të regjimit Ali Khamenei. Khamenei nuk mund të tolerojë as opozitën më të vogël, kështu që nuk i ka lejuar as zyrtarët e afërt me të, si Ali Larijani, të kandidojnë për presidencë.

Megjithatë, pavarësisht skualifikimeve dhe qëllimit të Khamenei-t për ta konsoliduar pushtetin në regjimin e tij, populli iranian ka shprehur dëshirën për ta bojkotuar farsën e zgjedhjeve të regjimit.

Thirrjet për bojkotim të farsës së zgjedhjeve të regjimit kanë arritur deri në atë pikë sa edhe udhëheqësit e lutjeve të së premtes po i luten dëshpërimisht publikut që të marrë pjesë në zgjedhje. Ahmadi Alam-ol Hoda tha të premten e shkuar se këto zgjedhje “janë një referendum, dhe çdo votë është një po për Republikën Islamike.”

Me fjalë të tjera, zyrtarët e regjimit e dinë që populli dëshiron t’i bojkotojë zgjedhjet, dhe se regjimi është jo-legjitim.

Ndërkohë, apologjetët e regjimit jashtë vendit po përpiqen ta lidhin bojkotin zgjedhor me skualifikimin e të ashtu-quajturve reformistë.

Ndërkohë që në videot nga Irani shfaqen njerëz, kryesisht familjarë të viktimave të regjimit duke thënë “vota ime është për ndryshim regjimi,” apologjetët e regjimit përpiqen ta minimizojnë shkakun. Ata përpiqen të tregojnë se bojkoti më i madh mbarëkombëtar po shkaktohet nga mungesa të të ashtu-quajturve “reformistë.”

Populli iranian e ka refuzuar këtë pretendim gjatë kryengritjeve të tij mbarëkombëtare në dy vitet e fundit, duke thirrur “Reformistë, konservatorë, loja mbaroi.”

Nuk ka asnjë ndryshim midis fraksioneve të regjimit, dhe ata të gjithë përpiqen ta ruajnë sistemin, duke u kërkuar njerëzve të marrin pjesë në zgjedhje.

“Kreu i Frontit Reformist të Iranit, në një video, i ka ftuar njerëzit të shkojnë tek qendrat e votimit dhe të marrin pjesë në zgjedhjet presidenciale,” shkruante e përditshmja shtetërore Mostaghel më 15 qershor 2021. Të ashtu-quajturit reformistë e dinë se nuk mund t’i mashtrojnë më njerëzit. Kështu që kanë treguar fytyrën e vërtetë duke shprehur përkrahjen për kandidatin e preferuar të Khamenei-t, Ebrahim Raisi. Raisi ka një rekord të errët dhunimesh të të drejtave njerëzore. Këta të ashtu-quajtur reformistë që e mbështesin atë janë në fakt të gatuar njësoj, pasi kanë qenë të përfshirë në shtypjen e popullit për dyzet vjet nga regjimi i mullahëve.

E përditshmja shtetërore Mostaghel raportoi më 15 qershor mbi “mbështetjen e drejtorëve të mediave reformiste si Shargh, ILNA, Arman, Donya Eghtesad, narrator, Aftab Yazd në një takim me Ebrahim Raisi-n.”

“Reformistët e kanë kuptuar që po merr fund një epokë në historinë e Iranit, kështu që kanë shprehur mbështetjen e tyre nga nevoja. Ata nuk kanë më shpresë për të ardhmen dhe për rrugën e reformizmit,” shkruan e përditshmja Mostaghel duke pohuar pamundësinë e reformistëve për ta mashtruar publikun.

“Nuk është e qartë se cilin kandidat do të votojnë reformistët në zgjedhjet presidenciale, por interesant është fakti që disa nga udhëheqësit e kësaj lëvizjeje kanë bërë deklarata ku bëjnë thirrje për pjesëmarrje në zgjedhje,” shkruante e përditshmja shtetërore Siyasat-e Rouz më 15 qershor 2021.

“Edhe Behzad Nabavi, një zyrtar i partisë reformiste, u ka bërë thirrje njerëzve që të marrin pjesë në zgjedhje për ta ‘shpëtuar’ Iranin,” shkruante e përditshmja shtetërore Arman më 15 qershor.

Si rrjedhim, ata që flasin për mitin e moderimit e reformizmit në Iran nuk e mbështesin popullin iranian. Ata thjesht po përpiqen ta ruajnë regjimin.

Apologjetët e regjimit përpiqen të përhapin idenë e rreme se konflikti i vërtetë është midis reformistëve dhe konservatorëve. Por në betejën e vërtetë është populli iranian dhe Rezistenca e tij e organizuar kundër regjimit të mullahëve.

Mediat shtetërore dhe zyrtarët e fraksionit të ashtu-quajtur reformist e pranojnë dështimin e tyre në përpjekjen për të mashtruar popullin. Por apologjetët e regjimit vazhdojnë të flasin për reformizëm brenda regjimit. Qëllimi i tyre është ta ruajnë regjimin duke mashtruar komunitetin ndërkombëtar dhe të mos e lejojnë këtë komunitet që ta mbështesë dëshirën e popullit iranian për ndryshim regjimi.

Ata perëndimorë që bëjnë thirrje për reformim të regjimit terrorist janë të gatshëm për t’i shprehur mbështetjen një vrasësi si Ebrahim Raisi, pasi disa prej tyre ditët e fundit e kanë quajtur Raisi-n një “reformator” të madh.

Ndryshe nga apologjetët e regjimit, opozita iraniane, Organizata muhaxhedine e e popullit të Iranit (MEK) është duke bërë thirrje për ndryshim regjimi dhe duke popullarizuar fushatën e bojkotimit të farsës së zgjedhjeve të regjimit. MEK ka bërë thirrje për ndryshim regjimi gjatë gjithë këtyre 40 viteve të fundit, duke përfaqësuar dëshirën e vërtetë të popullit iranian dhe duke paguar çmimin me sakrifikimin e jetëve të mbi 120,000 anëtarëve e mbështetësve të saj.

Farsa e zgjedhjeve të regjimit do të ketë një pjesëmarrje të ulët votuesish, por jo për shkak të eliminimit të të ashtu-quajturve reformistë. Populli iranian do ta bojkotojë farsën e zgjedhjeve të mullahëve për shkak të 40 viteve të mbushura me krime të regjimit dhe rolit të Rezistencës Iraniane në ekspozimin e këtyre krimeve./NCRI.org.

 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota ahmadi alam-ol hoda ali khamenei ali larijani ebrahim raisi zgjedhjet ne iran ahmadi alam-ol hoda ali khamenei ali larijani ebrahim raisi zgjedhjet ne iran

Sondazh

Poll

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën