LIVE UPDATES
Bota

Zgjedhjet në Izrael: Sondazhet e rezultateve tregojnë se Netanjahu po ecën drejt ngërçit

25 Mars 2021, 09:41 Nga DOSJA
Zgjedhjet në Izrael: Sondazhet e rezultateve tregojnë se Netanjahu po

Votimet në Izrael për zgjedhjet e katërta të vendit brenda dy vjetësh u mbyllën të martën. Por e ardhmja politike e kryeministrit Benjamin Netanyahu mbetet e paqartë.Qendrat e votimit u mbyllën në orën 10:00 sipas orës lokale (2000 GMT). Fillimisht, rezultatet e votimit të publikuara nga transmetuesit izraelitë parashikuan që partia e Netanyahut e krahut të djathtë, Likud do të zinte midis 31 dhe 33 mandate në Knesset. Kurse rivali Lapid Yesh Atid u tha se kishte fituar 16 deri në 18 mandate. Megjithatë të hënën, sondazhet e përditësuara u dhanë kampeve pro-Netanjahu dhe anti-Netanjahu numër pak a shumë të barabartë mandatesh, gjë që do t’i linte të dy ata pa shumicë. Të dyja palët ka të ngjarë që duhet të marrin me të mirë Naftali Bennett, një ish-aleat të Netanyahut, i cili tani ka marrëdhënie të tensionuara me kryeministrin. Vëzhguesit sugjerojnë se Netanjahu mund të kete të vështirë të ndërtojë një qeveri të re koalicioni.

Shifrat po vazhdonin të ndryshonin të mërkurën herët dhe mund të ndryshojnë akoma. Rezultatet përfundimtare pritet të mësohen deri në fund të javës. Me 61 mandate të nevojshme për një shumicë të plotë në parlamentin me 120 vende, mund të kalojnë disa ditë para se të formohet një qeveri. Në qoftë se bisedimet për ndërtimin e koalicionit nuk arrijnë të thyejnë ngërçin, Izraelit mund t’i duhet të shkojë sërish në votime – për zgjedhjet e pesta radhazi në një vendin të ndarë thellësisht. Bazuar në sondazhet fillestare pas mbylljes së kutive të votimit, Netanjahu i përshkroi zgjedhjet si “fitore të madhe” për krahun e djathtë. Votuesit “i kanë dhënë një fitore të madhe të djathtës dhe Likudit nën udhëheqjen time”, tha ai në deklaratat në Facebook dhe Twitter.

Zgjedhjet në Izrael ende të hapura

Shumë deklarojnë se dallimi midis rivalëve është shumë i ngushtë për të shpallur fitimtarët, në një kohë që pandemia e koronavirusit dhe ekonomia mbeten faktorët vendimtarë për votuesit. Sidoqoftë, Netanjahu nuk i përsëriti pretendimet e tij për fitore në fjalimin pasues të natës. “Unë do të kontaktoj të gjithë personat e zgjedhur zyrtarisht që mbështesin parimet tona. Nuk do të përjashtoj askënd,” u tha ai mbështetësve, në një sinjal të dukshëm ndaj Bennett-it. Kreu i opozitës Yair Lapid nga qendra Yesh Atid pretendoi se blloku anti-Netanjahu mund të formojë një shumicë. Yesh Atid dukej se do të zinte vendin e dytë pas Likudit të Netanjahut.

“Për momentin, Netanyahu nuk ka 61 mandate,” tha ish-drejtuesi i televizionit. Duke iu drejtuar mbështetësve në Tel Aviv, Lapidi tha më tej se ai “ka nisur të flasë me udhëheqësit e partive dhe ne do të presim rezultatet, por do të bëjmë gjithçka për të krijuar një qeveri të arsyeshme në Izrael”.

Korrespondentja e DW, Tania Krämer tha se Netanjahu përballet me një betejë të vështirë për të formuar një koalicion. “Do të jetë shumë e vështirë, po të shikosh sondazhet pas votimit,” tha ajo, duke shtuar se Netanjahut mund t’i duhet të sigurojë mbështetje nga një parti tjetër veç aleatëve në kampin e tij. “Po të shikosh zgjedhjet e fundit, Likudi doli shumë më mirë në atë kohë. Ai humbi disa vende dhe do të jetë edhe më e vështirë tani të krijojë një koalicion,” tha ajo. Netanjahu po kërkon qëllimisht “një qeveri fetare të djathtë për interes personal”, sepse “ai nuk sfidohet nga një parti e madhe qendrore e opozitës, por nga shumë parti, edhe nga e djathta politike,” i tha Steffen Hagemann nga Fondacioni Heinrich-Böll i Gjermanisë DW-së.

Marrë nga DW

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota zgjedhjet ne izrael zgjedhjet ne izrael

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet