6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
GJERMANI– Reiner Haseloff duket ekstremisht i nervozuar, ai rrudh ballin e shkund kokën. Që prej dhjetë vjetësh 67 vjeçari me profesion fizikant qeveris në Saksoni-Anhalt dhe sërish është në garë në zgjedhjet e së dielës. Aktualisht ai drejton koalicionin mes kristiandemokratëve (CDU), socialdemokratëve (SPD) dhe ekologjistëve „Të Gjelbërit”. Por a do të mjaftojnë votat kësaj here për këto parti? Populistët e djathtë të AfD-së (Alternativa për Gjermaninë) janë të fortë. Kjo parti ka qenë gjithmonë e përfaqësuar fort në këtë land. 24 përqind i jepen kësaj partie në sondazhet paraelektorale, kaq shumë vota ka fituar ajo edhe në zgjedhjet e fundit përpara pesë vjetësh.
Në disa sondazhe madje ata ia kalojnë edhe CDU-së. Ndaj Haselhof me fytyrë të tensionuar përsërit në arenën elektorale të Radio-televizionit Rundfunk, atë që ai e ka thënë shumë shpesh: „Ka një deklarim të qartë: Ky lidhet edhe me personin tim këtu. Unë kam bërë të qartë, se me mua nuk ka bashkëpunim me AfD-në, thotë Haseloff. “Nëse CDU merr një mandat qeverisës, atëherë do të ketë vetëm një koalicion të qendrës me partitë e qendrës.”
Shumë politikanë të CDU-së simpatizojnë AfD-në
Por kjo mund të jetë e vështirë: Koalicioni aktual – për shkak të përbërjes nga tri parti – mund ta humbasë shumicën. Vazhdimisht partitë ekstremisht të ndryshme në pozicionet e tyre gjatë qeverisjes kanë pasur përplasje. Nervat janë bërë tel. Jo pak politikanë të CDU-së në Saksoni-Anhalt, kryesisht të krahut më të djathtë brenda degës së CDU-së në këtë land, flasin hapur se do të ishin të gatshëm për koalicion me populistët e djathtë. Haseloff e di, që një hap i tillë do të jepte një sinjal fatal për zgjedhjet parlamentare në nivel federate në shtator me kandidatin kristiandemokrat për kancelar Armin Laschet.
Shpresë për pjesëmarrjen e FDP-së
Sipa sondazheve të fundit, partia liberal-demokrate FDP ka shanse të mira për t’u rifutur në parlamentin e landit. Në një rast të tillë kjo do të ndihmonte, që Haseloff sërish të sigurojë shumicën. Një shumicë dërmuese e zgjedhësve në Saksoni-Anhalt do të preferonte vërtetë një qeveri të drejtuar nga CDU-ja. Por ka edhe shumë skeptikë. Një koalicion prej katër partish, vetëm për ta mbajtur larg pushtetit AfD-në, nuk do të ishte një impuls i mirë as për demokracinë në mbarë Gjermaninë.
Saksoni-Anhalt një terren i vështirë për ekologjistët
Të Gjelbërit që në nivel federate janë në ngjitje, para pesë vjetësh në këtë land arritën me fare pak pikë të përfaqësohen në parlamentin e landit. Ndërsa aktualisht sondazhet flasin për një shifër tek nëntë deri në dhjetë përqind për ekologjistët. Kuotë kjo shumë më e lartë se në zgjedhetj e fundit e madje edhe krahasuar me ndonjë zonë tjetër në Gjermani. Edhe kandidatja ekologjiste për kancelare dhe kryetare e partisë e ka të vështirë fushatën në këtë land. Në paraqitjen e saj në Magdeburg ajo foli për racizmin dhe antisemitizmin që vërehet jo vetëm në Saksoni-Anhalt: Që dje ose pardje këtu dikush është sulmuar, sepse mbante një kipë në kokë, kjo ka të bëjë me realitetin në vendin tonë. E ndaj lipset, që bashkarisht duhet të angazhohemi kundër kësaj. Çdo ditë, në rrugë në vendin e punës.”
Në qytetin Halle në tetor 2019 një terrorist ekstremist i djathtë vrau dy vetë duke tentuar të hyjë në sinagogën e qytetit. Ky akt shkaktoi indinjatë në mbarë botën.
AfD
Kundër mbrojtjes së klimës dhe migrantëve është motoja e AfD-së. Përfaqësuesi i kësaj partie në land Kirchner tërheq vazhdimisht vëmendjen me deklarata radikale dhe sulme verbale ndaj njerëzve që kërkojnë mbrojtje në Gjermani. Në një shkrim për gazetën “Volksstimme” ai formulon: „Njerëzit që kanë emigruar në sistemin tonë social duhet të kthehen sërish në shtëpitë e trye, ata duhet të ndërtojnë vendin e tyre.” Ashtu si shumë përfaqësues të tjerë të partisë së tij ai e kritikon politikën e landit dhe të federatës për menaxhimin e pandemisë së koronavirusit.
Të gjitha partië demokratike, që konkurrojnë në Saksoni-Anhalt e refuzojnë bashkëpunimin me AfD-në. Zgjedhjet në këtë land në qendër të Gjermanisë janë të fundit përpara zgjedhjeve për Bundestagun në shtator, ndaj politika është e fokusuar aktualisht në rezultatet e votimeve në Saksoni-Anhalt.
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
GREQI– Kërkimi për vrasësit e Caroline në Glyka Nera të Greqisë po merr një kthesë të re pasi hetimet nuk janë ndalur që prej ditës që ajo u vra në sy të foshnj...
SHBA– Drejtori i ri i NASA, Bill Nelson, ka urdhwruar shkencëtarët e agjencisë që të hetojnë objektet e paidentifikuara fluturuese, tw njohura si Ufo. Në...
SHBA– Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ned Price tha se ekipi negociator i Shteteve të Bashkuara nuk është “as optimist dhe as pesimist” për arritjen ...
Grupi i shtatë vendeve me të industralizuara të botës (G-7) ra dakord të mbështesë një normë minimale takse në rang botëror prej të paktën 15% ndaj korporatave ...
SHBA– Një gjyqtar federal rrëzoi të premten një vendim 32-vjeçar që ndalonte shitjen në Kaliforni të armëve të sulmit. Ai e cilësoi vendimin e mëpa...
Një sulm ajror turk vrau të paktën tre persona dhe plagosi të disa të tjerë të shtunën në një kamp për të zhvendosurit në pjesën veriore të Irakut, tha Rashad K...
Qyteti Guangzhou në Kinë, një qytet port me më shumë se 13 milionë banorë, urdhëroi të shtunën kufizime më të forta për shkak të një rritjeje të rasteve me COVI...
TURQI- Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev i shoqëruar nga Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe kanë udhëtuar ditën e sotme drejt Turqisë. A...
KOSOVË- Ish-kryeministri i Kosoëvs Isa Mustafa ka deklaruar se nuk ka çfarë këshille t’i japë qeverisë Kurti, në lidhje me dialogun me Serbinë...