E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi në kërkim, plagoset dhe një tjetër (EMRAT)
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 E rëndë në Maliq/ Vritet p...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 E rëndë në Maliq/ Vritet p...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
SHBA- Një juri e madhe e posaçme, me 23 anëtarë, u zgjodh të hënën për të shqyrtuar provat në një hetim të prokurorisë së Xhorxhias mbi përpjekjet e dyshuara të Presidentit të atëhershëm Donald Trump për të ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve të këtij shteti në vitin 2020. Njoftimi u bë nga zyra e prokurorit të qarkut.
Përzgjedhja shënon një hap të madh përpara në hetime. Në një telefonatë të 2 janarit 2021 zoti Trump u regjistrua duke ushtruar trysni ndaj sekretarit të shtetit të Xhorxhias për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve të shtetit, bazuar në pretendime të pafaktuara për manipulim të votave.
Prokurorja e qarkut Fulton, Fani Willis, kërkoi thirrjen e nje jurie speciale në janar, pjesërisht për shkak të fuqisë së saj për fletë-thirrje, për të cilën ajo argumentoi se është e nevojshme për të marrë një dëshmi.
Juria e madhe e posaçme mund të hetojë e më pas t’ia rekomandojë akuzat një jurie të madhe të rregullt, e cila do të vendosë nëse do të ngrejë ose jo një padi.
Gjatë bisedës telefonike, zoti Trump i kërkoi sekretarit të Shtetit Brad Raffensperger, gjithashtu një përfaqësues i republikanëve, të gjente vota të mjaftueshme për të përmbysur rezultatin që e nxirrte atë humbës në Xhorxhia ndaj demokratit Joe Biden.
Transkripti i telefonatës citon zotin Trump duke i thënë zotit Raffensperger: “Thjesht dua të gjej 11,780 vota”, që ishte numri i nevojshëm i votave që i duheshin zoti Trump për të fituar këtë shtet.
Ish-Presidenti ka mohuar të ketë kryer ndonjë shkelje me këtë telefonatë.
Ekspertët ligjorë kanë thënë se telefonatat e Ish-presidentit Trump mund të kenë shkelur të paktën tre ligje zgjedhore shtetërore: konspiracion për të kryer mashtrim elektoral, kërkesë e paligjshme për të kryer mashtrim zgjedhor dhe ndërhyrje e qëllimshme në detyrat zgjedhore.
Marrë nga VOA.
Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?
UKRAINË- Një grua ka folur për përvojën e saj në autobuzin e evakuuimit ku rreth 100 civilë kanë mbërritur në Zaporizhzhia, pasi janë evakuuar nga fabrika ...
UKRAINË- Gazetarët Evgeniy Maloletka dhe Mstyslav Chernov raportuan nga Mariupoli i rrethuar nga trupat ruse. Ata dokumentuan fillimin e luftës, luftimet d...
UKRAINË- Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare thotë se civilët e evakuuar nga fabrika e çelikut Azovstal në Mariupol kanë arr...
INDONEZI- Tre fëmijë në Indonezi kanë vdekur nga një sëmundje misterioze e mëlçisë, ka thënë ministria e shëndetësisë e vendit, duke e rritur numrin glob...
GREQI– Të afërmit e grekut që u përplas për vdekje nga shqiptari që ushëtonte pa patentë kanë treguar se viktima kishte ndaluar në korsinë e emergjencës n...
KOSOVË- Viti 2021 nuk ka qenë aspak i lehtë për gazetarët dhe mediat, në kuptimin e një terreni të përshtatshëm për kryerjen e punës së tyre, vlerësojnë ng...
SHBA- Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se “epidemia” e mbipeshës dhe obezitetit shkakton mi 1.2 milion vdekje në vit në të gjithë Europën.Në raportin e pu...
SHBA- Një dokument i zbuluar tregon se shumica e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë të SHBA-së planifikojnë të mbështesin përmbysjen e praktikës gjyqësore historik...
Zyra e Prokurorit të Specializuar të premtën e ka dorëzuar në Gjykatën Speciale një aktakuzë të re, të ndryshuar, kundër ish-presidentit Hashim Thaçi, is...
GREQI- Fillimi zyrtar i projektit të ndërtimit të terminalit lundrues të magazinimit dhe gazifikimit të gazit u zhvillua sot në Aleksandropolis të Greqisë, në p...