Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Bota
Zyrtarët izraelitë thonë se bisedimet Rusi-Ukrainë janë në një pikë kritike
9 Mars 2022, 13:13Nga DOSJA
IZRAEL- Bisedimet midis ministrave të jashtëm të Rusisë dhe Ukrainës do të zhvillohen nesër në Turqi dhe presidenti i vendit Erdogan shpreson të veprojë si ndërmjetës.
Zyrtarët izraelitë kanë informuar gazetarët izraelitë se diskutimet janë tani në një pikë “kritike” pasi ata mendonin se kishte patur një zbutje të pozicioneve nga të dyja palët. usët thoshin “ata duan vetëm të çmilitarizojnë Donbasin”.
Ndërkohë, kryeministri izraelit, Naftali Bennett ka vepruar gjithashtu si ndërmjetës, duke fluturuar për në Moskë për të takuar Presidentin rus Vladimir Putin të shtunën dhe gjithashtu duke folur në telefon me të dhe presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.
Putin deklaroi në fillim të pushtimit se donte të mbronte komunitetet rusishtfolëse përmes “çmilitarizimit dhe denazifikimit” të Ukrainës. Ai gjithashtu kërkoi që Ukraina të njohë Krimenë si pjesë të Rusisë dhe të njohë pavarësinë e zonave të mbështetura nga Rusia të Luhanskut dhe Donetskut, të cilat janë pjesë e rajonit të Donbasit.
Propozimi rus ishte “i vështirë” për t’u pranuar nga Zelensky, por ai “nuk përfshin ndryshimin e regjimit në Kiev dhe lejon Ukrainën të ruajë sovranitetin e saj”, shtuan zyrtarët izraelitë.
RUSI– Krimea duhet të njihet si një rajon rus, tha të mërkurën zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, duke komentuar gatishmërinë e presidentit ukrainas Vo...
ESTONI- Kryeministrja e Estonisë Kaja Kallas i ka bërë thirrje popullit të Rusisë fqinje që të bëjnë të qartë se Bashkimi Evropian nuk po vepron kundër tyre, po...
UKRAINË- Ushtari britanik 19-vjeçar, i cili shërben në Gardën e Mbretëreshës, ka shkuar për të luftuar në Ukrainë kundër forcave të Vladimir Putin. ...