Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Bota
Pak para takimit dypalësh, Kuleda: Nuk kam pritshmëri të mëdha nga takimi me Lavrov
9 Mars 2022, 12:58Nga DOSJA
UKRAINË– Ministri i jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba tha se ai nuk ka “pritshmëri të mëdha” për takimin e tij të planifikuar me ministrin e Jashtëm rus, Sergej Lavrov në Turqi të enjten.
Në një status në Facebook Kuleba tha se pala ukrainase po punonte shumë për t’i bërë bisedimet sa më efikase të jetë e mundur. Ai gjithashtu tha se prioritetet e Ukrainës ishin një armëpushim, për të çliruar territoret tona dhe pika e tretë është, natyrisht, zgjidhja e të gjitha çështjeve humanitare.
“Por do t’ju them sinqerisht se pritshmëritë e mia janë diskrete. Nuk kam pritshmëri të mëdha, por patjetër që do të përpiqemi të marrim maksimumin prej tyre”, vijoi ai.”Kjo është një fatkeqësi humanitare e krijuar nga ushtria ruse,”-tha ai.
Kuleba tha se falë forcave mbrojtëse të Ukrainës dhe sanksioneve ndërkombëtare, ai do të shkonte në takimin e Lavrov me një pozicion të fortë.
“Çfarë do të marrim në fund është një çështje tjetër. Kjo varet veçanërisht nga çfarë udhëzimesh dhe direktive do të shkojë zoti Lavrov në këto negociata. Shpresoj që ai t’i qaset këtyre bisedimeve me mirëbesim, jo nga një këndvështrim propagandistik, por realisht. me detyrën për të gjetur një zgjidhje për t’i dhënë fund kësaj lufte të nisur nga Rusia. Ky është një moment shumë i rëndësishëm dhe jam i sigurt se si do të përfundojnë këto negociata, ne do ta kalojmë me dinjitet, sepse jemi ukrainas”,- tha ai.
ESTONI- Kryeministrja e Estonisë Kaja Kallas i ka bërë thirrje popullit të Rusisë fqinje që të bëjnë të qartë se Bashkimi Evropian nuk po vepron kundër tyre, po...
UKRAINË- Ushtari britanik 19-vjeçar, i cili shërben në Gardën e Mbretëreshës, ka shkuar për të luftuar në Ukrainë kundër forcave të Vladimir Putin. ...
Nga Alessandro Ferro Il GirnaleNëse Rusia mund të trefishojë çmimin e naftës, ne mund të shohim se BE-ja redukton ose bllokon plotësisht importet me një ...
UKRAINË-Termocentrali i Çernobili është pa energji, njoftoi kompania ukrainase e energjisë bërthamore Energoatom duke shkaktuar frikë për ftohjen e ...