LIVE UPDATES
Aktualitet

10 vjetori i samitit të Bërdo-Brionit, Meta: Shqipëria e sheh të ardhmen e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE

17 Maj 2021, 15:48 Nga DOSJA
10 vjetori i samitit të Bërdo-Brionit, Meta: Shqipëria e sheh

SLLOVENI- Presidenti i vendit Ilir Meta përshëndeti Takimin e 10-të të Udhëheqësve të Procesit të Brdo-Brijunit ku temat kryesore ishin: Anëtarësimi europian, përparësia më e lartë dhe qëllimi strategjik kombëtar. Kushtëzimi i vendosur nga BE-ja është një provë e rëndësishme për funksionimin e institucioneve demokratike dhe sundimin e ligjit.


Meta mori pjesë në Takimin e 10-të të Udhëheqësve të Procesit të Brdo-Brijunit, që po zhvillohet në Qendrën e Kongresit të Brdos në Kranj dhe ku ishin të pranishëm edhe krerët e shteteve të Kosovës, Kroacisë, Malit të Zi, Bosnje dhe Hercegovinës, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë.

Kreu i Shtetit shqiptar iu drejtua Takimit të Udhëheqësve të këtij Procesit shumë të rëndësishëm për të ardhmen e integrimit europian të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor me një fjalim.

Fjala e plotë e Presidentit të Republikës, Ilir Meta:

“I nderuar President Pahor,

Ju faleminderit për ftesën, mikpritjen dhe të gjitha përpjekjet që keni bërë për të na mbledhur dhe sjellë këtu, në këtë vend të bukur, në rrethanat shumë të vështira të pandemisë Covid-19, për të shënuar një ngjarje të rëndësishme: 10-vjetorin e Procesit Brdo-Brijuni.

Që nga Takimi i Tiranës, dy vjet më parë, rajoni ynë dhe e gjithë bota po përballen me një krizë shëndetësore globale, të shkaktuar nga pandemia COVID-19 si dhe është duke paguar pasoja të tmerrshme.

COVID-19 shkaktoi vdekjen e njerëzve, si dhe sulmoi ekonominë reale, sipërmarrjet, vendet e punës, familjet dhe jetën tonë të përditshme shoqërore.

Vende dhe qytete të tëra ishin të mbyllura e të bllokuara. Kufijtë ende nuk janë hapur plotësisht.

Kjo mbledhje e rëndësishme sot dëshmon se ne jemi të gatshëm t’i ofrojmë dhe t’i japim një mbështetje më të fortë dhe më shumë solidaritet bashkëpunimit rajonal dhe përpjekjeve shumëpalëshe për të kapërcyer pasojat e kësaj krize njerëzore globale.

Samiti i Zagrebit shënoi një moment historik për t’iu përgjigjur bashkërisht krizës COVID-19. Ne jemi gjithashtu mirënjohës për ndihmën e Bashkimit Europian përmes instrumenteve të ndryshme për të mbështetur Ballkanin Perëndimor në përballjen dhe kapërcimin e ndikimit social-ekonomik të pandemisë së koronavirusit.

Procesi Brdo-Brijuni përbën një mundësi të shkëlqyer për ta kuptuar më mirë mjedisin tonë rajonal, për të rritur bashkëpunimin rajonal, për të kontribuar në konsolidimin e demokracisë, paqes rajonale, sigurisë dhe stabilitetit dhe për të përshpejtuar pronësinë rajonale dhe pranimin në Bashkimin Europian.

Shqipëria e sheh të ardhmen e vendeve të Ballkanit Perëndimor si anëtare të familjes së madhe të BE-së dhe e konsideron bashkëpunimin e mirë rajonal si përfitues për të gjitha vendet e rajonit ashtu edhe si një proces plotësues për integrimin në Bashkimin Europian.

Rajoni ynë nuk do të ketë sukses në rrugën e tij europiane nëse nuk punojmë së bashku për një të ardhme më të mirë.

Politika e jashtme shqiptare në rajon do të vazhdojë të respektojë e të përmbushë përgjegjësitë tona si një anëtare e NATO-s, për të promovuar dhe kontribuar në stabilitetin politik, paqen, sigurinë dhe zhvillimin ekonomik përmes bashkëpunimit si në nivelin dypalësh, ashtu edhe në atë shumëpalësh.

Anëtarësimi europian vazhdon të jetë përparësia më e lartë dhe qëllimi strategjik kombëtar në axhendën tonë të brendshme. Kushtëzimi i vendosur nga BE-ja është një provë e rëndësishme për funksionimin e institucioneve demokratike dhe sundimin e ligjit.

Ne e kuptojmë se duhet të ofrojmë reforma në shumë fusha dhe se kjo punë në progres do të çojë në një kalendar optimist kohor të negociatave me Bashkimin Europian.

Theksoj gjithashtu se ne mbështetemi tek anëtarët dhe miqtë tanë të BE-së të Procesit Brdo-Brijuni, Sllovenia dhe Kroacia, për të ushtruar ndikimin e tyre pozitiv mbi ato vende anëtare të BE-së, të cilat ende hezitojnë të lehtësojnë procesin e integrimit europian, pasi këto kushte të jenë plotësuar.

10-vjetori i Procesit Brdo-Brijuni përkoi me Presidencën sllovene të Bashkimit Europian dhe ne kemi besim se Sllovenia do të shprehë akoma edhe më shumë përkushtim dhe vëmendje ndaj zhvillimeve, bashkëpunimit politik, ekonomik dhe reformave të integrimit të vendeve të rajonit tonë, në mënyrë që ato të përshpejtojnë integrimin e tyre në Bashkimin Europian.

Mbështetja e Procesit të Brdo-Brijunit për ambiciet e Shqipërisë dhe të Maqedonisë së Veriut për të filluar sa më shpejt të jetë e mundur negociatat me BE-në, është një mesazh i fortë për të ardhmen strategjike dhe të pakthyeshme europiane të këtij rajoni.

Jemi akoma në kohë për të treguar mençuri dhe pjekuri, duke vendosur që të shkëputemi nga e kaluara e errët dhe e dhimbshme e rajonit tonë, duke gjetur zgjidhje për problemet e mbetura hapur, për të parë drejt së ardhmes sonë të përbashkët dhe vlerave europiane.

Shqipëria do ta mbështesë dialogun Kosovë-Serbi dhe një marrëveshje përfundimtare detyruese, gjithëpërfshirëse dhe të zbatueshme që normalizon plotësisht marrëdhëniet midis dy vendeve, si dhe do të kontribuojë në paqen rajonale, stabilitetin dhe perspektivën e përbashkët europiane.

Ne gjithashtu konsiderojmë se liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës, pa vonesa të mëtejshme, nga Bashkimi Europian është një mbështetje për rrugën e integrimit euro-atlantik të Kosovës dhe në të njëjtën kohë, një e drejtë ende e mohuar për qytetarët e saj.

Në këtë 10-vjetor të Procesit Brdo-Brijuni, mund të pohojmë sërish e të konfirmojmë se ai vazhdon të ofrojë një mundësi të shkëlqyeshme për një shkëmbim të hapur mbi zhvillimet aktuale që prekin vendet tona dhe rajonin në tërësi dhe një instrument të rëndësishëm dhe nxitës në sfidën e përbashkët të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.”

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet ilir meta lideret e ballkanit perendimor samiti i sllovenise ilir meta lideret e ballkanit perendimor samiti i sllovenise


Sondazh

Poll
Aktualitet 17 Maj 2021, 13:02

ELBASAN– Një 13-vjeçar rrëfen se është mitur nga një djalë, 18 vjeç, rreth 6 muaj më parë, që ende nuk është dënuar, duke ndikuar në gjendje...

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit