LIVE UPDATES
Aktualitet

108 mln euro! Dëmi financiar që iu shkaktua thesarit të shtetit për largimet e padrejta nga puna

9 Qershor 2021, 04:47 Nga DOSJA
108 mln euro! Dëmi financiar që iu shkaktua thesarit të shtetit

TIRANË– Largimi nga puna për punonjësit me statusin e nëpunësit, duhet të jetë i argumentuar më së miri pasi janë këta persona që fitojnë gjyqet me shtetin shqiptar. Të dhënat tregojnë se në 7 vitet e fundit u shpenzuan përmes pagesave nga thesari i shtetit rreth 108 milionë euro për të shlyer faturat gjyqësore për pushime të padrejta nga puna të 14,487 punonjësve.

“Ajo që më rezulton mua duke parë edhe emra që marrin disbursime për shkak të vendimeve gjyqësore për largim të padrejtë nga puna që dalin në thesarin e shtetit shikon që janë njerëz të angazhuar në struktura partie në forume partie apo edhe të karakterit militant që gjithmonë janë në listat e pagave dhe që kur largohet partia e tyre vijojnë të marrin pagat. Kjo ka ndodhur me doganat, me institucionet kryesor te të ekzekutivit apo me institucionet e pavarur”,  u shpreh Arianita Brahaj, Drejtuese e “Open Data”.

Sipas të dhënave zyrtare në gjykatat administrative në vend janë zhvilluar më shumë se 6000 procese gjyqësore ku janë kërkuar dëmshpërblime për largimet nga puna. Konkretisht për periudhën 2014-2020 në Tiranë janë zhvilluar 3481 procese gjyqësore. Në Korçë janë zhvilluar 1049 procese, në Gjirokastër 530 dhe në Vlorë 1672 procese gjyqësore.

Listën me 10 institucionet problematike sa i përket largimeve nga puna e kryeson drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve e ndjekur nga Drejtoria e Doganave. Problematike rezulton edhe Bashkia Tiranë, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, Ministria e Financave dhe Ekonomisë,

Ministria e Brendshme, e Arsimit. Kuvendi, Ministria e Mbrojtjes dhe ajo e Drejtësisë.

Vetë Ministria e Financave dhe Ekonomisë, institucioni kyç në menaxhimin e financave publike raporton shpenzime të konsiderueshme për shkak të shkarkimeve nga puna të punonjësve. Vlera që ka paguar ky institucion që nga viti 2008 për dëmshpërblimet është mbi 252 milionë lekë

Ndërkohë që detyrimet për tu paguar deri më 31 maj 2021 pranë këtij institucioni llogariteshin mbi 23 milionë lekë. Shifër kjo që pritet të rritet pasi shumë gjyqe janë në proces.

Për të marrë një vendim të një forme të prerë një të larguari nga adminstrata i duhen dy deri në tre vite. Por që pas vitit 2019 kur gjykata e lartë mbeti pa gjyqtarë kjo kohë është dyfishuar.

Shifra e dëmshpërblimeve që paguhet nga buxheti i shtetit është e frikshme. Të dhënat nga viti 2013 flasin për një shifër të akumuluar borxhesh për dëmshpërblimet që shkon në 100 milionë euro.

Në vitet 2016-2017 shteti filloi të lëvronte shifra të konsiderueshme për të shlyer dëmshpërblimet e punonjësve të larguar nga administrata.

Nëse një punonjës e fiton gjyqin nuk merr vetëm 12 paga. Sipas ligjit ai duhet të marrë pagën që ka pasur në momentin që është pushuar deri në momentin që do të rikthehet përsëri në punë. Nëse ai nuk rikthehet vijon të marrë pa mbarimisht një pagë. Kjo në kurriz të taksapaguesve shqiptarë.

“Është një sasi shumë e madhe lekësh e cila nuk shkon vërtet për të paguar dhe për të stimuluar ata të cilët vërtetë punojnë në administratën publike. Por shkon te këta individë të cilët edhe pse kanë 2,6, apo 10 vjet që kanë ikur nga detyra fitojnë të drejtën që të marrin pagën e tyre mujore, vjetore ose përmbledhjen e pagës për periudhën në të cilën nuk kanë punuar. Është shumë zhgënjyese për taksapaguesit që të shohin njerëz që vegjetojnë në pagesa thesari, shteti pa qenë fare të angazhuar ose pa qenë fare në Shqipëri”,  u shpreh Arianita Brahaj, Drejtuese e “Open Data”.

Marrë nga Top Channel

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet departamenti i administratës publike largimet nga puna thesari i shtetit top story departamenti i administratës publike largimet nga puna thesari i shtetit top story

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen