LIVE UPDATES
Aktualitet

2 viktima e mijëra ha të djegura dhe të përmbytura, çfarë ndodhi në vitin 2021

Përmbytje dhe zjarre të shumta ka pasur kudo në botë këtë vit, ndaj dhe ndryshim nuk përbën as vendi ynë, që mesa duket po merr “hakun” e gërryerjes së lumenjëve dhe masakrave të tjera mjedisore, që i bëjmë me leje të qeverisë, pa menduar për pasojat që po i lëmë tokës.

3 Janar 2022, 18:14 Nga Izmir Akulli
2 viktima e mijëra ha të djegura dhe të përmbytura,
Foto ilustruese

TIRANË- 2 viktima, mbi 23 mijë hektarë tokë të përmbytura dhe rreth 29 mijë hektarë pyje të djegura, ky është bilanci i fatkeqësive natyrore në vendin tonë për vitin që lamë pas. Ndryshimet klimaterike nga njëra anë, e harresa e neglizhenca e shtetit kanë shkaktuar dëme të mëdha në vend, por edhe ç’është më e rëndësishmja, 2 jetë të humbura. Përmbytje dhe zjarre të shumta ka pasur kudo në botë këtë vit, ndaj dhe ndryshim nuk përbën as vendi ynë, që mesa duket po merr “hakun” e gërryerjes së lumenjëve dhe masakrave të tjera mjedisore, që i bëjmë me leje të qeverisë, pa menduar për pasojat që po i lëmë tokës. Por le të kthehemi pas në kohë në një udhëtim të shkurtër se si ka qenë ky vit për nga përmbytjet si dhe zjarret. Si u përballua situata nga qeveria shqiptare?

Përmbytjet:

Viti 2021 nisi me përmbytje! Që nga muaji Janar, përmbytje të shumta ka pasur në të gjithë territorin tonë, ku për shkak të shirave të shumtë dhe reshjeve të dëborës, lumenjtë kanë dalë nga shtretërit. Moti i keq me shumë shi, por edhe “ndihma” që japin biznesmenët me shkatërrimin e shtratit të lumenjve kanë bërë që vendi të përfshihej nga përmbytje të furishme. Përmbytjet në vend kanë vijuar me ritme të njejta edhe në muajin Shkurt, por edhe më pas në muajin Mars. Për shkak të ndërhyrjeve në shtratet e lumenjëve nga kompani për të marrë inerte, ka ndodhur që prurjet e ujit në lumenj të mos përballohen dot nga shtretërit e tyre, duke çuar në përmbytje katastrofike të tokave si dhe shtëpive. Ndërkohë që përmbytje ka pasur edhe në muajin e fundit të këtij viti, në Dhjetor, ku zonat më të prekura kanë qenë qyteti i Fierit si dhe i Vlorës. Ndërsa për shkak të reshjeve të shumta të dëborës në zonat malore, banorë të shumë janë bllokuar në fshatra pa asnjë rrugë dalje si dhe pa energji elektrike. Gjithsej në të gjithë territorin e vendit tonë gjatë vitit që lamë pas janë përmbytur mbi 23 mijë hektarë tokë, ku dëmet kanë qenë të pallogaritshme

Zjarret:

Ikim nga përmbytjet për të kaluar te zjarret. Kjo verë ka qenë një nga verat me më shumë zjarre në vend, ku dhe fatkeqësisht morën jetën e një çifti të moshuar në Gjirokastër. Duke qenë se zjarret kanë dominuar gjithë verën në pjesën më të madhe të vendit, dhe shumë shtëpi ranë pre e tyre. Por fatkeqësisht në shtëpinë familjes Haxhiaj, flakët përparuan aq shpejtë sa që të djegurat në trupat arritën mbi 70%. Fillimisht humbi jetën 60-vjeçari Andrea Haxhiaj, i cili nuk mundi t’i mbijetonte djegieve nga flakët, ndërkohë që vetëm 8 ditë pas humbjes së burrit, as Tatiana Haxhiaj nuk arriti që tu bënte ballë djegieve në trupin e saj. Andrea humbi jetën duke luftuar me flakët për të mbrojtur banesën, ndërsa Tatjana u sakrifikua për të shpëtuar bashkëshortin e saj, por në fund u dorëzua edhe ajo te flakët e pamëshirshme. Këto nuk do të kishin ndodhur nëse në vend do të kishim mjetet e nevojshme për shuarjen e flakëve apo edhe nëse fshatrat do të kishin infrastrukturën e duhur rrugore dhe nuk do të duhej që zjarrfikësit të ecnin me kilometra për të shkuar në burimet e zjarreve. Vitin që lamë pas nga zjarret u përpinë rreth 29,057 hektarë tokë në vendin tonë, duke u djegur jo vetëm pyje, por edhe toka bujqësore si dhe shtëpi të banuara.

Përgjigjja e qeverisë për situatën mbi përmbytjet dhe zjarret:

Edhe pse në lidhje me përmbytjet në vend organet përkatëse paralajmëruan për shira të rënduar si dhe eventualisht për përmbytje nuk u morë asnjë masë. Gjatë një konferencë për shtyp kryeministri Edi Rama e ka quajtur situatën e përmbytjeve tërësisht normale si edhe nën kontroll. Para se t’ja kalonte stafetën zv/kryeministrit të atëhershëm Erion Braçe, me pretekstin se nuk ndodhej në Shqipëri gjatë kësaj periudhe, Rama u shpreh se në vend janë marrë masat e duhura në kohën e duhur, ndërsa për daljet e lumenjëve nga shtrati si dhe përmbytjen e qyteteve, ai përdori ‘justifikimin e preferuar’ se kjo ndodh në të gjitha vendet e botës. Braçe nga ana tjetër, situatën e rënduar që ishte vendi e mohoi duke thënë se të gjitha akset rrugore në vend janë të kalueshme, ndërsa pamjet e publikuara nga mediat për përmbytjet dhe bllokimet e rrugëve, i konsideroi si pamje të vjetra. Njësoj si me përmbytjet, përgjigjja e qeverisë për zjarret ishte e njejtë. ‘Situata nuk është e rënduar‘, edhe pse në të vërtet situata ishte aq e rënduar sa dy persona humbën jetën në luftën e flakët. Ndërkohë që zjarrfikësit, ushtria por edhe banorët vetë luftonin me flakët, Ministri i Mbrotjes Niko Peleshi merrte rreze në plazh, ndërsa kur fliste në lidhje me situatën, kryeministri i vendoste filtra në video, që mos të dukej i nxirë nga dielli. Nga ana tjetër Kreu i Emergjencave Civile Hako Çako ngulmonte në deklaratat për shtyp se falë punës situata ishte në kontroll, edhe pse, po ne, të njëjtat media që transmetonim deklaratat e Çakos, transmetonim edhe pamjet më flakët që përpëlitnin çfarë t’ju dilte para. Por qershia mbi tortë në këtë rast ka qenë ngushëllimi që kryeministri Edi Rama ka bërë një muaj pasi çifti në Gjirokastër humbi jetën.

Përmbytjet në botë:

Ky vit nuk ka qenë vit përmbytjesh vetëm në Shqipëri por edhe në botë. Duke filluar nga Italia, ku reshjet e shumta kanë bërë që qytete të shumta të përmbyteshin dhe shumë njerëz të humbin kafshët apo dhe të mbjellat e tyre. Por më serioze ka qenë situata në veri të Italisë, ku për shkak të reshjeve të dendura, shumë toka pësuan rrëshqitje dhe shumë shtëpi u shkatërruan. Situata e njejtë ka qenë edhe në Gjermani, Belgjikë dhe Holandë. Shirat por edhe mungesa e infrastrukturës në lumenj bënë që njerëzit të izoloheshin në shtëpitë e tyre për ditë me radhë, por më e rënda edhe që t’i humbnin ato nga rrëshqitjet e dherave nëpër fshatrëra. Nga përmbytjet ka vuajtur edhe India këtë vit, pasi përveç humbjeve të të mbjellurave dhe kafshëve, në Indi kanë humbur jetën edhe dhjetëra njerëz.

Zjarret në botë:

Gjithashtu si përmbytjet edhe zjarret kanë qenë të pranishme në botë. Por mos të shkojmë shumë larg fillimisht, qendrojmë te fqinjët tanë, Greqia. Në vendin helenë zjarrët kanë gjunjëzuar shumë qytete dhe fshatra këtë verë. Zjarret në Greqi kanë qenë aq të mëdha sa morën edhe vëmendjen e shteteve të tjera në botë. Nga zjarret në Greqi, përveç humbjeve të të mbjellurave, kafshëve apo edhe shtëpive, kanë marrë edhe shumë jetë njerëzish. Nga Greqia hidhemi në Turqi, ku zjarret më të mëdha dhe njëkohësisht edhe humbjet më të mëdha kanë qenë padyshim edhe në Antalia dhe në Bodrum. Qytetarë, turistë dhe çdo gjë tjetër janë larguar nga këto vende në Turqi pasi flakët gllabëruan çdo gjë që u dilte para. Zjarret në Turqi kanë qenë aq të rrezikshëm dhe të mëdhenj sa që vendi shpalli gjendjen emergjente dhe shumë shtete të tjera ofruan mbështetjen e tyre për qeverinë turke dhe njëkohësisht banorët në vend, ku humbjet në njerëz nuk ishin të pakta. Le të kalojmë në SHBA, pasi edhe vendi më i fuqishëm në botë, u kryqëzua nga flakët e pamëshirshme. Sidomos pjesa perëndimore e SHBA-së kanë qenë disa nga shtetet më të goditura nga zjarret, ku flakët kanë përpirë kilometra fshatra dhe pyje. Humbjet e jetëve edhe në SHBA nuk kanë qenë të pakta, ndërkohë që për këtë pjesë të vendit Presidenti Biden shpalli gjendjen emergjente.

Samiti i COP26:

Konferenca e Ndryshimeve Klimatike në Glasgow u mblodh më datën 1 nëntor të këtij viti dhe diskutimet për të parandaluar ndryshimet e mëtejshme klimatike zgjatën 12 ditë. Të kryesuara nga Kombet e Bashkuara, konferenca bëri bashkë artistë, politikanë, udhëheqës si dhe aktivistë të mbrojtjes së mjedisit. Të 12-ta ditët e konferencës u shoqëruan me protesta të shumta të qytetarëve në Glasgow por edhe në qytete të tjera në botë. Arritjet e 12 ditëve pra diskutimet mes vendeve në botë janë vetëm disa marrëveshje për të ulur emetimet në botë, për tu përkujdesur për pyjet, për të ulur përdorimin e qymyrit si dhe për sofistikuar makineritë e industrive dhe për t’i kthyer me energji djellore dhe elektrike.

Përgatitur nga Izmir Akulli

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet andrea haxhiaj permbytjet ne vend tatiana haxhiaj zjarret ne vend andrea haxhiaj permbytjet ne vend tatiana haxhiaj zjarret ne vend


Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen