LIVE UPDATES
Politike

29-vjetori i PS-së/ Bushati flet për një grusht përfituesish: Kjo është sfida jonë, rruga e re për mandatin e tretë

12 Qershor 2020, 09:55 Nga DOSJA
29-vjetori i PS-së/ Bushati flet për një grusht

Tiranë- Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati nëpërmjet një shkrimi me titull “Guximi për të ndryshuar” ka bërë një rezyme të Partisë Socialiste në këto 29 vite. Bushati shprehet se sfidat që ka përpara PS-ja janë të mëdha, dhe se vendimarrjet e sotme do të formatojnë të ardhmen e vendit. Ai thekson se sfida e PS-së është është si të ndërtojë kapitalizëm progresiv. Ndërkohë ish-ministri flet edhe për një grup përfituesish, të cilët sipas tij sillen përqark buxhetit dhe pasurive natyrore.

“Ndaj, sfida jonë është si të ndërtojmë një kapitalizëm progresiv, që shkon përtej një grushti përfituesish, të cilët vërtiten rreth e përqark buxhetit të shtetit dhe pasurive natyrore, duke siguruar rritjen ekonomike dhe krijimin e vendeve të punës.“, shkruan ai.

Shkrimi i plotë:

GUXIMI PËR TË NDRYSHUAR/ Këtë vit, ditëlindja e PS-së na gjen në prag të zgjedhjeve parlamentare të 2021-shit. Zgjedhje, të cilat do të përcaktojnë rrugën që do përshkojë Shqipëria në dekadën e tretë të shekullit të ri.

Para 7 vitesh, ne erdhëm në krye të punëve të vendit me një program që u dha motiv njerëzve. Reformat e nisura në drejtësi, energji, financë, arsim e shëndetësi ngjallën shpresë dhe besim. Projekti i rilindjes urbane rigjallëroi qytetet tona që ishin lënë pas dore. Reformat shtetndërtuese na dhanë dinjitetin e duhur në marrëdhëniet ndërkombëtare.

Pavarësisht vështirësive dhe çmimit të reformave, njerëzit na mbështetën. Jo sepse jeta e tyre ndryshoi me magji, por sepse qëllimi ishte i qartë dhe drejtimi i duhur. Është fakt se qëndrueshmërinë e qeverisjes e përcakton cilësia e reformave, mbështetja e njerëzve dhe afërsia me to. Nga ana tjetër, është gjithashtu fakt se, cilësinë e demokracisë e përcakton respekti për lirinë, botëkuptimin dhe dinjitetin e tjetrit. Demokracia është thelb dhe jo vetëm procedurë.

Demokracia shëndoshet përmes diskutimeve të hapura dhe përpjekjeve të mundimshme për të gjetur përgjigjet më të mira për mirëqenien e qytetarëve dhe ndërtimin e institucioneve të qëndrueshme. Ne socialistët dhe progresistët e dimë më mirë se kushdo këtë gjë. Ndaj, duhet të kujdesemi që të ruajmë profilin tonë si partia me hapësirën më të madhe të lirisë së mendimit dhe debatit. Si partia që nxit dhe promovon kohezionin e shqiptarëve në rajon dhe që u qëndron besnike kauzave kombëtare.

Si partia e intelektit, progresit dhe komuniteteve. Partia që respekton karrierën dhe meritokracinë dhe që nxjerr mësime nga gabimet e së shkuarës në përfaqësimin politik nga individë të papërshtatshëm. Si partia që mendon për më të vegjlit, të pafuqishmit, të dobëtit, sipërmarrësit, të rinjtë, pensionistët, arsimtarët, mjekët, infermierët, artistët, sportistët, ushtarakët, policët, minatorët, naftëtarët, fermerët, punëtorët e krahut dhe nëpunësit civilë. Si partia që i fiton betejat me krimin e organizuar dhe korrupsionin, por që kujdeset për liritë dhe të drejtat themelore të njeriut. Partia që guxoi të ndërmarrë një reformë të paprecedentë në drejtësi, por që nuk mjaftohet me numrin e gjyqtarëve dhe prokurorëve të shkarkuar për shkak të vetingut, por me efikasitetin e sistemit të drejtësisë dhe besimin e qytetarëve në të.

Ndërkohë që administruam me efikasitet situatën emergjente të shkaktuar nga tërmeti dhe pandemia, sfidat që kemi përpara janë edhe më të mëdha, pasi vendimmarrjet e sotme do të formatojnë të ardhmen tonë. Nëse duhet të fuqizojmë qytetarin e zakonshëm, duke e konsideruar rritjen ekonomike dhe mirëqenien si sipërmarrje shoqërore të përbashkët apo ekskluzivitet të një grushti individësh. Nëse duhet të konsiderojmë kapacitetin e strukturave shtetërore për të zbatuar ligjin po aq të rëndësishëm sa edhe miratimin e tij. Nëse jeta jonë do të jetë më e sigurt nga funksionimi i institucioneve demokratike apo prej vullnetit të politikanëve të “pagabueshëm”.

Deri dje, një nga temat më të rëndësishme të diskutimit ishte pabarazia, e cila gërryen kohezionin shoqëror. Sot, pabarazia shoqërohet me pasigurinë e përjetuar për jetën, shëndetin, punën dhe të ardhurat, për shkak të tërmetit dhe pandemisë. Për këtë na duhet që të përshtatim mundësitë në dispozicion me nevojat e shoqërisë.

“Ne qeverisim, bota na ndihmon”, ishte një prej sloganeve mbizotëruese në fillim të viteve ’90, së bashku me terapinë e “shok”-ut dhe “çekun e bardhë”, çka nënkuptonte mungesë orientimi dhe vizioni për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, stimulim të përtacisë dhe abuzim me pronën publike e private. Për më tepër, nxjerrja në ankand e sektorit publik nuk u shoqërua me krijim të vendeve të reja të punës, investim në dije dhe zhvillim ekonomik të prekshëm. Sot krenohemi për disa reforma se i kemi bërë në “bashkautorësi me partnerët ndërkombëtarë”, duke dëshmuar mungesë pronësie për procesin e reformave shtetkonsoliduese. Hendeku ynë zhvillimor me BE-në, më shumë sesa ekonomik, i ka rrënjët pikërisht te mungesa e pronësisë së reformave që janë jetike për një shoqëri demokratike, si qumështi i nënës për foshnjën.

Komponenti më i prekshëm i demokracisë liberale është rritja ekonomike. Kur grupet e ndryshme luftojnë për të korrur frytet e rritjes, rregullat e lojës janë relativisht të lehta për t’u ndjekur. Kur frytet zhduken ose monopolizohen nga pak duar, situata bëhet e keqe. Historia duhet të na e kishte mësuar këtë mësim. Humbësit, që janë shumica, dëshpërohen. Politika e administrimit të grupeve të interesit shndërrohet në një betejë me shumatore zero për burimet gjithnjë e më të reduktuara.

Ndaj, sfida jonë është si të ndërtojmë një kapitalizëm progresiv, që shkon përtej një grushti përfituesish, të cilët vërtiten rreth e përqark buxhetit të shtetit dhe pasurive natyrore, duke siguruar rritjen ekonomike dhe krijimin e vendeve të punës.

Gjenerata e re e Shqipërisë është gjenerata e “Facebook”- ut, “Instagram-it”, “Twitter”-it, si dikur gjenerata e fëmijëve të televizorit. Ata kanë mundësi ta “prekin” botën me një të klikuar. Pikërisht për këtë, ne nuk mund t’ia shpjegojmë prapambetjen tonë ende me komunizmin. Në rast se prindërit tanë jetuan nën komunizëm, fëmijët tanë nuk mund të jetojnë dot në një tranzicion të gjatë thuajse sa komunizmi.

Prandaj duhet të adresojmë shkaqet e kërcënimit demografik, që vjen për shkak të largimit të të rinjve dhe “agjentëve të ndryshimit”, si rezultat i humbjes së besimit te vendi, në kushtet kur projekti i Shqipërisë Europiane duket i largët.

Në këtë realitet të ri, na duhet të përcaktojmë avantazhin krahasues të ekonomisë shqiptare për vitet e ardhshme. A do të vazhdojmë të kemi krahun e lirë të punës si avantazhin tonë? Pra, do të ofrojmë varfërinë si avantazhin tonë apo do të mbështesim ekonominë e dijes? Kur do t’i bëjmë shqiptarët që jetojnë jashtë atdheut pjesë të jetës publike? A do t’i bëjmë ata aksionerë të aseteve strategjike dhe frekuencave kombëtare, nën dritën e eksperiencave të suksesshme të vendeve si Izraeli apo Irlanda? Si do të bëhemi konkurrues në tregun prej 450 milionë banorësh të BE-së?

E pra, në këtë ditëlindje të PS-së, një vit para zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, është momenti që ne t’i drejtojmë vetes disa pyetje thelbësore, për të kuptuar ku jemi dhe për të mos rënë në kurthin e profecisë vetëpërmbushëse. Sikurse duhet të nxisim një debat të njëmendtë për sfidat që na presin drejt një mandati të ri. Pyetje, të cilat sot na i drejton çdo socialist, progresist dhe qytetar i zakonshëm i këtij vendi.

– Çfarë dhe kë përfaqësojmë ne?

– Duke qenë se përfaqësimi në politikë është po aq jetësor sa ç’është pulsi për njeriun, sa është socialisti i përfaqësuar në hallkat e qeverisjes?

– Si ta bëjmë të dëgjueshëm zërin e qytetarëve të zakonshëm në vendimmarrjen tonë, në mënyrë që askush të mos ndihet i harruar?

– Nga buron e drejta jonë për të marrë vendime që impaktojnë gjeneratat për 20 apo 30 vitet e ardhshme?

Duke u dhënë përgjigjen e duhur pyetjeve të mësipërm, ne duhet të kujdesemi që të mos lejojmë një zbaticë të vlerave, lirive politike, boshtit programatik dhe statutor në familjen tonë politike dhe as zhvendosje nga habitati natyral i së majtës progresiste.

Si familja politike më e madhe në vend dhe si forcë në qeverisje, ne nuk kemi luksin as t’u bishtnojmë sfidave me të cilat na vë përballë koha dhe as të mjaftohemi me diagnostikimin e problemeve. Na duhet të dëshmojmë guxim për të ndryshuar dhe të punojmë për zgjidhje të reja. Të hapim një debat shoqëror për të ballafaquar idetë tona për një rrugë të re, që na çon drejt një mandati të ri qeverisës.

Të mos kemi drojë për të pranuar gabimet dhe nevojën për t’u vetëkorrigjuar. Pasi, siç ka thënë Kancelari gjerman, Helmut Schmidt, “Pa idealizëm, ne varfërohemi. Idealizmi përfshin vullnetin për të gjykuar vetë, vullnetin për kritikë dhe vetëkritikë. Ai përfshin qëndrueshmërinë dhe kurajën civile”.

Ne nuk mund të mjaftohemi duke thënë se jemi më të mirë se kundërshtarët tanë. Kjo as që ka diskutim! Ne duhet të jemi në lartësinë e së nesërmes. Parimi ynë udhëheqës duhet të jetë që në zhvillimin e shoqërisë askush të mos ndihet i harruar apo i përjashtuar. Ne nuk duhet të dorëzohemi para ligjësive të pabarazisë, duke shpërdoruar djersën e brezave të shkuar dhe rrënuar trashëgiminë e brezave të ardhshëm.

Më shumë se kurrë, sot kemi nevojë për një rrugë të re dhe model funksional për të administruar burimet dhe pasurinë tonë si shoqëri. Duhet të ndërtojmë një shtet efikas, që garanton sundimin e së drejtës në ekonomi dhe jo shoqërinë e shtetit që ushqen parazitizëm dhe asfikson konkurrencën.

Partia Socialiste ka fuqi intelektuale dhe energji njerëzore për të ofruar një rrugë të re, për një mandat të ri. Shumica e heshtur e këtij vendi, e velur me politikën e ditës, është në kërkim të një rrugë të re.

Prandaj, kjo ditëlindje duhet të na shërbejë si ballafaqim me veten, që reflektimi, ndryshimi, e nesërmja të fillojë nga ne, brenda nesh. Le të guxojmë të japim shembullin që dëshirojmë te tjetri. Për një rrugë të re.

Për një mandat të ri. Ne duhet të jemi gati!

Gëzuar ditëlindjen Partia Socialiste e Shqipërisë!

Më herët për 29-vjetorin e PS-së reagoi edhe kryeministri Edi Rama. Nëpërmjet një postimi në Facebook ai deklaroi se në këto 29 vite PS ka fituar dhe humbur zgjedhje, por asnjëherë nuk ka cënuar interesin kombëtar.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike 29 vjetori i ps-së ditmir bushati 29 vjetori i ps-së ditmir bushati

Sondazh

Poll
Politike 12 Qershor 2020, 07:34

Në deklaratën fillestare të pasurisë në vitin 2013 çifti Meta deklaronte pak më shumë se 20 mijë euro gjendje parash, një automjet me vlerë 30 mijë euro,...

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen