Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Politike
3.4 mln euro në ‘Toyota Yaris’, Basha: Po hetohen anëtarë të lartë të maxhorancës
25 Nëntor 2021, 21:21Nga DOSJA
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka bërë me dije se dosja “Toyota Yaris” po vazhdon ende të hetohet. Në fjalën e tij gjatë emisionit “Open”, Basha tha se ai ka dhënë të gjitha deponimet lidhur me rastin, duke shtuar se në bindjen e tij po hetoheshin edhe anëtarë të lartë të Partisë Socialiste por nuk zgjodhi që të përmendte emra.
“Po të mos ishte tragjike do të ishte shumë komike. Nuk i kam diskutuar gjërat me Sali Berishën. Në korrik 2019 kam dhënë dëshminë e plotë për këtë çështje për gjëra që nuk jam prononcuar në publik. Çështja është nën hetim, se ku e di unë, krytari i opozitës është personi i dytë më i informuar pas kryeministrit. Çështja është nën hetim dhe në bindjen time po hetohen edhe anëtarë të lartë të maxhorancës. Kryetari i opozitës merr informacione dhe i bën publike kur bën ia kërkojnë autoritetet. Janë bërë publike me përgjegjësi politike,”-shtoi ai në fjalën e tij.
TIRANË- Dega e Partisë Demokratike te Njësia 9 kanë vendosur që të njohin si legjitim Kuvendin Kombëtar të datës 11 dhjetor. Mësohet se në mbledhjen që ësh...
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha në një intervistë për Zërin e Amerikës akuzoi kryedemokratin Lulzim Basha për marrjen e vendimeve pa u konsultuar me ...
TIRANË- Kryetarja e Lëvisjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka komentuar deklaratën e Bashës, në lidhje me Trekendëshin e Bermudës. E ftuar në e...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ftuar në emisionin Open në Top Channel këtë të enjte ka mohuar akuzën se ka gisht në shpalljen e Sali Be...
TIRANË- Kryetarja e Lëvisjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi e pyetur nëse do të bënte një aleancë me Berishën, ka refuzuar të japë një përgjigjë...
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka bërë me dije se Amerika kërkonte përjashtimin e liderit historik të PD-së, Sali Berisha nga p...
TIRANË- Kryetarja e Lëvisjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka deklaruar se nuk ka dijeni nëse Ilir Meta do të dontë të bënte koalicion me Sali ...