Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Aktualitet
Berisha në Shkodër: Bashën e pret vrima e miut! Ndërkombëtarë, ne do vazhdojmë
16 Janar 2022, 07:05Nga DOSJA
SHKODËR– Ish-kryeministri Sali Berisha ka nisur turin e dytë të takimeve, të cilin e paralajmëroi pasi doli nga Prokuroria e Tiranës. Sot, me demokratët e Shkodrës, lideri historik i PD-së, në Pallatin e Sportit, tha se aksioni i ndërmarrë nga vetë ai ishte paqësor. Por i dërgoi edhe një mesazh kryedemokratit Basha. Në fjalën e tij, ish-kryeministri paralajmëroi kryedemokratin se nuk do të dinte kur të fshihej nga revolucioni, duke përsëritur edhe njëherë se është paqësor.
Berisha duke ju drejtuar ndërkombëtarëve tha se kjo është një protestë paqësore, por do të jetë e pandalshme deri në largimin e Bashës, duke e cilësuar situatën politike si më kritiken në 30 vite, duke shtuar se kryeministri Edi Rama ka më shumë pushtet se diktatori i fundit, Ramiz Alia. Ndërsa lidhur me sulmin e 8 janarit, Berisha tha se mbështetësit e tij, donin vetëm të nxirrnin banditët siç i quajti nga shtëpia e tyre. Megjithatë edhe njëherë premtoi se 8 janari është vetëm fillimi, duke shtuar se të gjithë ata që janë në krah të Bashës, do të dështojnë në misionin e tyre.
Ndërkohë që vetë Berisha, kishte pas vetes sot në Shkodër, figura të njohura të PD, si: Voltana Ademi, Bardh Spahia, Lorenc Luka, Arvid Bushati, etj, ndërkohë që nga Tirana kanë mbërritur Edmond Spaho, Belind Këlliçi, Klevis Balliu dhe të tjerë mbështetës. Nga ana tjetër, kryedemokrati Lulzim Basha ka mbajtur një takim me demokratët e Fierit, në kuadër të forcimit të lidhjeve me bazën dhe anëtarësinë.
TIRANË– Policia e Shtetit ka bërë bilancin e operacioneve që janë zhvilluar përgjatë kësaj jave. Gjatë kësaj jave, në të gjithë vendin janë zhvilluar...
TIRANË – Dy gra, njëra nëna dhe tjetra gruaja, u sulmuan nga burri i shtëpisë, i cili gjithë mllefin e një dite të vështirë e ka shfryrë ndaj të ëmës...
LEZHË– Aleksandër Ndoci, Alberto Ndoci dhe Amarild Fizi janë tre të rinjtë e arrestuar në Lezhë. Këta persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë ...
TIRANË – 6 persona u arrestuan, ndërsa 4 të tjerë u proceduan për veprat penale posedim lënde narkotike, drejtim automjeti në gjendje të dehur, refuz...
TIRANË– Ditën e sotme ka ndërruar jetë poeti i njohur shqiptar Demir Gjergji. Lajmin e ka bërë me dije djali i tij ku ka njoftur për humbjen e jetës ...
Ky është rrëfimi i një emigranti të paligjshëm të kapur në Shqipëri, në tentativë për ta përdorur vendin tonë si urë kalimi drejt BE. Është i moshës 20 vje...