Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Sport
41 gola/ Griezmann barazon rekordin e Platinisë me Francën, Shqipëria “preja” e preferuar e sulmuesit
8 Shtator 2021, 15:50Nga DOSJA
FRANCË-Pas dy barazimeve me Bosnjen dhe Ukrainën, Franca reagoi në momentin e duhur dhe ia doli të triumfojë me rezultatin 2-0 ndaj Finlandës dhe të thellojë edhe më shumë shkëputjen në krye të grupit D me 12 pikë, 7 më shumë se ndjekëset më të afërta. Antoinne Griezmann ishte heroi i “gjelave”, pasi shënoi nga një gol për çdo pjesë dhe u dhuroi tre pikët të tijve. Me dy realizimet sulmuesi i Atletico Madrid barazon kështu legjendën Michel Platini me 41 gola dhe tani Griezmann e sheh veten 10 realizime larg, golashënuesit më të mirë të të gjitha kohërave,Thierry Henry.
Shqipëria është një nga shënjestrat e preferuara të Grizman me fanellën e Francës. Ai ka shënuar në 3 nga 5 ndeshjet që ka luajtur kundër kuqezinjve, duke filluar nga miqësorja në Renne në vitin 2014, për të vazhduar me ndeshjen e Euro 2016 në Marsejë e pastaj edhe në inaugurimin e stadiumit “Air Albania” në nëntor 2019.
“Që kur kam jam në përfaqësuese, që nga viti 2014, gjithmonë jam përpjekur të jap më të mirën, jo vetëm në gola, por edhe në lojën që zhvilloj.Unë jam shumë i kënaqur me paraqitjen time dhe të skuadrës.’Çfarë ndryshoi në skuadër? Ndoshta kemi gjetur një sistem që na përshtatet më mirë. Të shohim, trajneri do të vendosë. Por këtë herë ne ishim më të fortë.” Përfundoi sulmuesi francez.
E.Ç (Dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
ITALI – Mesfushori Franck Kessie i ka lënë pas dëmtimet dhe duket i gatshëm, që në këtë fundjavë, të jetë i gatshëm për trajnerin Pioli për sfidën ndaj La...
ITALI – Në fillim të vitit 2007 Francesco Flachi ishte në rrugën e tij për t’u bërë një legjendë e klubit me skuadrën e Serie A Sampdoria. Kapiten, shënues i më...
SHBA – Apeli i legjendës së NBA-së tashmë ka tronditur botën. Imazhet e ish-basketbollistit Cedric Ceballos, që ka luajtur për Suns, Lakers, Mavericks dhe Pisto...
BRAZIL – Ish-ylli brazilian i futbollit Ronaldo, i cili shkëlqeu në fund të viteve ’90 dhe në fillim të viteve 2000 me disa skuadra europiane si Interi, Reali i...
SPANJË – Gruaja e Michael Schumacher, Corinna, ka folur për gjendjen e burrit të saj për herë të parë që nga aksidenti i tij gati fatal i skijimit tetë vje...
ITALI-Daniele Orsato rikthehet të arbitrojë Interin në një ndeshje të Serisë A pas tre vitesh mungesë. 45-vjecari mbahet mend për ndeshjen e 28 prillit të vitit...
BRAZIL – Pas shumë vitesh në futbollin britanik, tani mbrojtësi i qendrës, braziliani 34-vjeçar, David Luiz, është një lojtar i lirë.Tentativat e tij në ...