6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
TIRANË- Sot në kuadër të ”Ditës së Dëshmorëve”, u mbajtën homazhe tek Varrezat e Dëshmorëve, ku morën pjesë figura të politikës, si presidenti Ilir Meta, kryeministri Edi Rama, ish-kryeministri Sali Berisha, kreu i PD basha dhe funksionarë të qeverisë e opozitës.
Politikanë, veteranë dhe të afërm të të rënëve në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare vendosën kurora me lule përpara memorialit “Nënë Shqipëri”. Ajo që spikati gjatë ceremonisë, ishte fakti se politika u shfaq e ndarë. Opozita e bashkuar kreu homazhet në orën 11:00, një orë pas përfundimit të ceremonisë së qeverisë dhe kabinetit Rama.
[sgallery url=”https://dosja.al/5-maji-politika-e-ndare-edhe-kete-vit-meta-dhe-rama-sshihen-ne-sy-tek-varrezat-e-deshmoreve/”]
Në përfundim të homazheve, presidenti Ilir Meta ka folur para medieve ku ka nderuar kujtimin e dëshmorëve dhe i ka përcjellë edhe një mesazh politikës për reflektim. Presidenti theksoi se sakrificat e dëshmorëve e kanë vendosur Shqipërinë në rrugën e duhur dhe sot duhet të vendoset në plan të parë e ardhmja e vendit përmes dialogut.
“Dita e dëshmorëve, një ditë që ndjejmë peshën e sakrificës që ky komb ka paguar për liri si dhe bekimin e Zotit për të bërë gjithçka për ta mbrojtur atë me çdo kusht, para çdo tiranie, para çdo tirani“, tha Meta.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pas homazheve në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit, në prononcim për mediat tha se: “Sot është dita kur kombi shqiptar nderon të rënët, të rënët për lirinë kombëtare, të rënët në luftë kundër pushtuesve, të rënët për liri dhe demokraci.Është po kështu një ditë reflektimi, për t’u bashkuar të gjithë sërish për të mbrojtur lirinë dhe vlerat e saj, të vetëdijshëm se për lirinë shkohet në betejë çdo ditë”.
Ndërsa, Lëvizja Socialiste për Integrim, zhvilloi në ditën e Dëshmorëve të Atdheut, homazhet tek busti i Qemal Stafës, ku u vu re mungesa e kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi. Po kjo e fundit edhe pse nuk ishte e pranishme me anë të mesazhi në Facebook, ka nderuar Ditën e Dëshmorëve.
Ndërkohë Rama pas nderimeve në varreza shtroi dhe një drekë me veteranë ku tha se nuk njeh historinë e shkruar nga fituesit. Ai nuk la pa përmendur dhe Agron Tufën, duke i bërë thirrje që të mos vazhdonte me kërkimet në institutin, që Rama tha se funskionon me paratë e shqiptarëve, por sipas tij po nxin Shqipërinë.
(A.M. A.B. Dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË- Finiqi i largët u bë mollë sherri për politikën e Tiranës. Edhe pse duket larg gjeografikisht, interneti e afroi këtë herë duke sjellë në kohë real...
TIRANË- Përfaqësues të Partisë Komunsite dhe në Ditën e Dëshmorëve, nuk kanë harruar ish-diktatorin Enver Hoxha. Me rastin e 5 majit ata kanë bërë homaxhe ...
TIRANË- Xhelal Mziu nuk tradhton as këtë herë ngjyrën blu. I pranishëm në ceremoninë e nderimit të të rënëve në luftën e dytë botërore, në Varrezat e Dëshm...
TIRANË- Pas heqjes së tabelave në Bashkinë Finiq, ka reaguar dhe Autoriteti Rruogr Shqiptar. Në një njoftim për mediat ARRSH bën me dije se heqja e tabelev...
BULQIZË- 78 persona janë helmuar ditën e djeshme në Bulqizë. Mes tyre ka patur dhe fëmijë, të cilët janë paraqitur në spital për të marrë ndihmën e parë ...
Banorët e Bulqizës dhe të zonave përreth prej disa ditësh janë ngritur në protestë kundër ndërtimit të 3 HEC-eve. Sipas tyre këto HEC-e do të jenë shkatërruese ...
Sezoni turistik nuk do jetë vetëm 45 ditë, por do të jetë 365 ditë”, ky ishte premtimi i Dritan Lelit. Por duket se ky premtim, jo vetëm që nuk është mbajtur, p...
TIRANË- Bashkia e Tiranës organizon sot nismën “Dita pa Makina”, duke synuar shmangien e trafikut dhe smogut, të paktën për një ditë në kryeqytet.Rrugët e ...
VLORË- “Sezoni turistik nuk do jetë vetëm 45 ditë, por do të jetë 365 ditë”, ky ishte premtimi i Dritan Lelit. Por duket se ky premtim, jo vetëm që nuk ësh...
VLORË- “Sezoni turistik nuk do jetë vetëm 45 ditë, por do të jetë 365 ditë”, ky ishte premtimi i Dritan Lelit. Por duket se ky premtim, jo vetëm që nuk ësh...