LIVE UPDATES
Politike

VD-‘5 sfidat e PS’/ Balla: Do fitojmë mandatin e 4-të, gjendjen e PD ta shohim si kurth

9 Prill 2022, 11:23 Nga DOSJA
VD-‘5 sfidat e PS’/ Balla: Do fitojmë mandatin e 4-të,

TIRANË– Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla e konsideroi Kongresin e PS një ngjarje të rëndësishme që vendosi një standart të ri në jeten politike shqiptare. Në fjalën e tij përshëndetëse para socialistëve, Balla theksoi se Kongresi ishte sot një ngjarje e të gjithë shqiptarëve, të cilët patën mundësi përmes paneleve të të gjitha fushave të japin mendimet, sugjerimet dhe vërejtjet e tyre të cilët do ti shërbejne mazhorancës për tu përmirësuar.

Kreu i grupit parlamentar Balla vlerësoi si një proces po kaq të rëndësishëm për të dëgjuar zërin e shqiptareve, veçanërisht Këshillimin Kombëtar që sipas Ballës do të kthehet në tradite, duke parë rezultatet mjaft positive të kësaj eksperience ku mbi 500 mijë qytetare dhanë mendimin e tyre mbi cështjet e interes kombëtar. Balla u ndal më tej edhe tek katër sfidat të cilat Kuvendi i Shqipërisë dhe Grupi Parlamentar i PS ka sot përballë.

 


FJALA E PLOTË:

Kongresi i Partisë Socialiste ka qenë dhe mbetet gjithmonë një ngjarje e rëndëssishme në jetën politike të vendit. Edhe sot ia dolëm ta bëjmë Kongresin një ngjarje të rëndësishme dhe të vendosim një standard të ri, duke filluar një etapë të re tonën në marrëdhënie me shoqërinë shqiptare. Deri më sot Kongreset e partive ishin dicka e konsideruar “punë e brendshme” e partive, ndërsa Kongresi ynë i sotem në pjesën e tij të parë ishte I qytetarëve, I fermerëve, I pensionistëve, I të rinjve, I bizneseve të vogla, I të gjithëI shqiptarëve. Përgëzime të gjithë organizatorëve të paneleve dhe mirënjohje të gjithë atyre që morën pjesë me diskutimet, sugjerimet, vërejtjet, propozimet. Asgjë nuk mbeti pa u dëgjuar e pa u mbajtur shënim, e për tu patur në vëmendje. Kongresi erdhi në përmbyllje të Këshillimit Kombëtar, i cili shënoi edhe përfshirjen e parë dhe më të madhe e të drejtpërdrejtë të qytetarëve në politikëbërje, në këto 30 vite. Pjesëmarrja e shqiptarëve është Rezultati më pozitiv i Këshillimit, ku më shumë se 500 mijë qytetarë kanë dhënë përgjigjet e tyre. Ky është një proces që do të kthehet në traditë dhe do të jetë një proces që ngre në nivel tjetër marrëdhëniet politike në Shqipëri, në nivelin qytetar dhe për marrëdhëniet e qytetarëve me politikën. Për mua si Kryetar i Grupit, ndihem i qetë sespse asnjë prej pyetjeve apo nismave të pyetësorit nuk kërkon ndryshime kushtetuese. Pas këtij procesi, detyra e qeverisë është t’u japim mbrapsht atë që meritojnë, përkushtimin tonë, që opinionet e tyre të kthehen në plane konkrete zbatimi. Jam ndjerë I surprizuar pozitivisht lidhur me përgjigjet për pyetjen e 11 atë të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe lidhja me Maqedoninë e Veriut. Shqiptarët në një shumicë dy të tretat janë shprehur pozitivisht.

Konteksti i ri gjeopolitik pas agresionit rus kundër Ukrahinës kërkon një zgjimtë BE nga përgjumja e tejzgjatur e zgjerimit me vendet e
Ballkanit Perëndimor. Pothuajse 20 vite nga Samiti i Selanikut, është Bashkimi Europian që duhet t’i kthejë zgjerimit besimin.
Ne nuk e humbim besimin sepse reformat që kemi ndërmarrë dhe do të ndërmarrim, i shërbejnë Shqipërisë. Shqipëria po ecën në drejtimin e duhur. Pa dyshim, mbetet përpara ende një rrugë e gjatë që Shqipëria të shndërrohet në një vend anëtar me të drejta të plota të Bashkimit Europian. Pyetja që shtrohet është se si e sheh seicili prej nesh rolin dhe detyrën e vet në këtë proces dhe në përmirësimin, përshpejtimin e ecjes në këtë drejtim. Si Kryetar i Grupit dua të ndalem në sfidat që Kuvendi I Shqipërisë dhe Grupi ynë Parlamentar ka sot përballë.

1. Sfida jonë e parë lidhet me procesin legjislativ dhe një ndryshim rrënjësor që koha dhe qytetarët presin nga ne. Them koha ose momenti sepse tashmë kemi kuptuar se cfarë duhet të ndryshojmë dhe po koha do të tregojë se qytetarët nuk do të na e falin, nëse nuk e ndryshojmë. Them qytetarët sepse ata kanë humbur interesin apo magnetizimin për tu perfshirë në këtë proces, ndërsa Këshillimi Kombëtar ishte prova e kundërt dhe shembulli më konkret i dëshirës së pamatshme të qytetarëve për tu shprehur dhe për tu përfshirë direkt. Dua ta them sot se ne duhet të ndërmarrim në Kuvendin e Shqipërisë, natyrisht bashkë me opozitën, një reformë të thellë për përfshirjen e qytetarëve në procesin legjislativ. Përfaqësimi është një proces dhe për këtë nuk mund të realizohet vetëm në momentin e zgjedhjeve politike, por ai duhet të ketë një vazhdimësi përgjatë gjithë legjislaturës.

Hapja reale e Kuvendit për publikun, në të gjitha format e tij, është i domosdoshme. Për këtë qëllim duhet të angazhohemi për të marrë një sërë masash ndërveprimi me publikun. Pjesëmarrja e publikut në procesin legjislativ dhe në vendimmarrje është elementi thelbësor për çdo sistem politik transparent, të përgjegjshëm dhe cilësisht demokratik. Pjesëmarrja në veprimtarinë e Kuvendit e sjell publikun më pranë përfaqësuesve të tyre, krijon mundësinë që ata të adresojnë probleme e të ofrojnë zgjidhje të përshtatshme për to, të analizojnë e vlerësojnë rezultatet e zbatimit të politikave, si dhe të mbikëqyrin veprimtarinë e të zgjedhurve të tyre. Ajo merr rëndësi të veçantë kur diskutohen çështje që kanë të bëjnë me grupe në nevojë si: personat me aftësi të kufizuar, gratë, fëmijët, minoritetet, etj. Zhvillimi teknologjisë së Informacionit ka mekanizmat e nevojshëm dhe zgjidhjetpër ti ofruar mundësinë publikut/ qytetarëve, që të shndërrohen në pjesëmarrës aktivë të zhvillimit në komunitetin ku bëjnë pjesë dhe në ofrues të përmirësimit të politikave në shërbim të tyre. Jemi të ndërgjegjshëm se vetëm kaq nuk mjafton për të bërë të mundur rritjen e pjesëmarrjes së qytetarëve në procesin ligj-bërës, pasi mbi të gjitha, ky proces i vazhdueshëm kërkon vullnet dhe Ne e kemi vullnetin për ta ndryshuar qasjen. Në fakt kjo sfidë është shumë më e gjërë se kaq dhe pas këtij Kongresi, ne do të vazhdojmë ta elaborojmë. Sepse ajo duhet trajtuar edhe në kuadër të një REFORME MË TË THELLË, që mund të përmirësojë apo ndryshojë thellësisht shumë aspekte.

2. Sfida jonë e dytë është e vjetër, por e pazgjidhur ende. Është marrëdhënia e të zgjedhurve me zgjedhësit që ka nevojë të rregullohet një herë e përgjithmonë, si një marrëdhënie e detyrueshme jo një herë në katër vjet, por si një llogaridhënie në njërin krahë dhe pjesëmarrje në krahun tjetër. Kjo natyrshëm kërkon edhe një fuqizim të rolit të deputetëve, si ndërlidhësit mes qytetarëve, komunitetit dhe qeverisjes.

3. Sfida jonë e tretë është marrëdhënia me kundërshtarët politikë. Këtu dua tju tërheq të gjithëve vëmëndjen për dy cështje që unë mendoj se duhet ti kemi parasysh. Opozita në Shqipëri dhe këtu I referohem Partisë Demokratike është në një gjendje dhe situatë të vështirë. Ne kurrësesi nuk duhet ta shohim këtë gjendje dëshpëruese të opozitës si një avantazh. Unë ju sugjeroj që ta shohim të gjithë si një kurth, ku ne mund të rrëshqasim e të biem brenda nëse do të ndiheshim komodë dhe të qetë sepse përballë kemi një kundërshtar të shkatërrruar. Ne duhet dhe do ta fitojmë mandatin tonë të katërt jo sepse kemi kundërshtar të dobët por se ne duhet dhe do ta meritojmë mandatin e katërt.

Cështja e dytë që kam e që lidhet me opozitën është se po ndeshim tek ta e ndër ta një dukuri të re dhe shume të rrezikshme për vendin tonë > antiamerikanizmin. Është e zymtë të konstatosh sulmet e përsëritura dhe përherë e më të pamoralshme ndaj Sekretarit të Shtetit apo Ambasadës Amerikane, që një pjesë e kalbur e politikës shqiptare dhe kalemshinjtë e vet të porositur e që ende paguhen me paratë e korrupsionit të pahetuar, për rrjedhoje të pndërshkuar ende. Ky zhvillim I ri shënon një regres historic, por për fat të mirë nuk përfaqëson, në asnjë sondazh serioz: vullnetin e popullit shqiptar.

Prej shtatorit 2021 ne kemi patur dhe do të vazhdojmë të kemi një qasje të re me opozitën zyrtare.
Kuvendi i Shqipërisë duhet të jetë vendi i dialogut kontruktiv. Ne duhet të ndahemi nga modelet bajate të së shkuarës, në të gjitha format e saj, ne duhet të punojmë të gjithë për të ardhmen. Procesi i Zgjedhjes së Presidentit të Republikës në të cilin
Kuvendi i Shqipërisë do të investohet gjatë javëve të Shqipërisë natyrshëm do të reflektojë këtë qasje tonën, të gatishmërisë për dialog me të tre grupet parlamentare opozitare në Kuvend.

Krahas këtij procesi dhe që lidhet me sfidën e parë, Kuvendi duhet të përmbushë detyrimet që i takojnë nën prizmin e vendimeve të gjykatës kushtetuese apo gjetjeve të veta, duke miratuar Ligjin për Institucionin e Presidentit të Republikës. Ne do ti japim Shqipërisë një President normal dhe krejtësisht të ndryshëm nga Ilir Meta, por Ligji i ri për Presidentin është I domosdoshëm. Dhe këtu dua ta kujtoj Qeverinë që të mos vonojë më dhe të sjellë sa më shpejt projekt-ligjin për medaljet, titujt, dekoratat. Presidenti që po ikën e ka shpërdoruar aq shumë këtë kompetencë saqë as ai vetë nuk e di se sa ka dhënë e kujt ia ka dhënë.

4. Sfida jonë e katërt marrëdhënia e Kuvendit të Shqipërisë dhe e deputetëve me shqiptarët që jetojnë në trojet etnike dhe me shqiptarët në diasporë. Ne kemi nisur prej shtatorit një etapë të re në marrëdhëniet mes Kuvendit të Shqipërisë dhe Kuvendit të Kosovës, e cila duhet konkretizuar ende në shumë aspekte. Paneli i sotëm për rajonin, ishte një hap tjetër i rëndësisë dhe vëmendjes së vecantë që Partia Socialiste i akordon marrëdhënieve me partitë politike shqiptare, pa asnjë dallim. Deputetët e Grupit tonë duhet të rrisin kontaktin dhe forcën e përfaqësimit me zgjedhësit e tyre që jetojnë, punojnë, studiojnë jashtë territorit të Shqipërisë.

5. Sfida jonë e pestë dhe shumë e rëndësishme është roli i deputetëve brenda strukturës së partisë. Motra dhe vëllezër, Ky mandat i tretë na imponon edhe më shumë besnikëri ndaj atyre që na votuan. Ata s’duhen harruar për asnjë cast. Ne sapo e kaluam një test zgjedhor më 6 Mars, ku dhe ai rezultat ka nevojë të lexohet me vëmendje nga të gjithë ne. Na duhet më shumë koordinim dhe bashkëveprim mes qeverisë, Grupit Parlamentar, Partisë Socialiste në cdo nivel, por edhe me kryetarët e bashkive dhe këshilltarët bashkiakë.

Sa kohë të jem në politikë dhe sa herë të të flas në Kongresin tonë, do ta rithem e stërthem partia është baza e këtij procesi, ura lidhëse e grupit parlamentar, e Qeverisë, e pushtetit vendor me njerëzit. Në territor na duhet një parti e fortë, shumë e fortë madje, jo një parti e dobët, që vendos para përgjegjësisë të zgjedhurit në të dyja niveley, sepse kjo është garancia e vetme e mos-harresë për asnjë ditë prej nesh këtu lart, të atyre atje poshtë, në hartën e Shqipërisë reale të halleve, problemeve, shpresave e pritshmërive të shqiptarëve.

Mos harroni se si sot një vit kemi Zgjedhjet Vendore 2023, dhe përballë do të kemi përballë përsëri të njëjtën aleancë politikanësh që politikën e duan si mjet për interesat e tyre, jo për interesat e Shqipërisë. Aleanca jonë e vetme mbetën shqiptarët e thjeshtë e të zakonshëm. Ata duan siguri, përkujdesje dhe zhvillim. Punë të mbarë Kongresit!

LAJMI KRYESOR: LIVE/ Mblidhet Kongresi i PS! Nis faza e dytë e punimeve, priten ndryshime në Statut

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike kongres i ps 9 prill 2022 taulant balla kongres i ps 9 prill 2022 taulant balla

Sondazh

Poll
Politike 9 Prill 2022, 10:12

Rikthehet Gramoz Ruçi 

TIRANË– Rikthehet Gramoz Ruçi! Një nga personat më të afërt të kryeministrit Edi Rama është rikthyer sot pranë tij për të marrë pjesë në punim...

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë