Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Bota
600 të plagosur në bombardimet e fundit të fabrikës së çelikut në Mariupol
29 Prill 2022, 13:34Nga DOSJA
UKRAINË- Kryetari i bashkisë së Mariupol tha se më shumë se 600 njerëz u plagosën në bombardimet ruse që goditën objektin e improvizuar spitalor brenda kompleksit të rrethuar të çelikut Azovstal.
“Ju tashmë e dini se ata hodhën bomba në spital, bombat ajrore e shkatërruan spitalin, dhe kjo është shenjë e një krimi lufte, sepse numri i të plagosurve më parë ishte 170, ndërsa tani është mbi 600”, kryebashkiaku Vadym Boichenko, tha në televizionin ukrainas.
Boichenko pohoi gjithashtu se rusët kishin ngritur katër qendra “filtrimi” në qytet ku kontrollohen ata që duan të evakuohen. Ai tha se disa familje që donin të largoheshin në territorin ukrainas po detyroheshin të shkonin në zonat e kontrolluara nga Rusia.
“Nëse dikush largohet nga qyteti dhe në një mënyrë apo tjetër është i lidhur me shërbimin civil, me shërbimin komunal, merr lajmin e hidhur se shkon në burg. Të tillë po mbahen dhe torturohen atje”, pohoi ai.
Fabrika e Azovstal u bombardua rëndë të mërkurën mbrëma, sipas llogarive të shumta.
KOSOVË- Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, do t’i presë në Berlin më 4 maj, kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe kreun e shtetit serb, Aleksander Vu...
MAL I ZI- Qeveria e sapozgjedhur, e drejtuar nga kryeministri Dritan Abazovic, ka vendosur të hapë për publikun seancën konstituive të sotme.Në fillim të seancë...
UKRAINË– Dy vullnetarë britanikë që punonin për të ofruar ndihmë humanitare në Ukrainë janë arrestuar nga forcat ruse në një pikë kontrolli në jug të...
RUSI- Rusia planifikon të konfiskojë ushqimin nga zona e luftës për të forcuar raftet e saj bosh pas sanksioneve perëndimore që kanë shkaktuar mungesa të mëdha ...
Kush po e merr Butrintin? Marreveshja qe praktikisht e privatizon Parkun Kombetar te Butrintit mes Ministrise se Kultures dhe Fondacionit perkates eshte hartuar...
RUSI- Ekonomia ruse pritet të tkurret me 8 deri në 10% në vitin 2022, sipas vlerësimeve të reja nga Banka Qëndrore Ruse.Sipes CNN, në një njoftim Banka Qëndrore...
UKRAINË- Presidenti i Ukrianë Volodymyr Zelensky ka përshkruar se si ai ishte afër kapjes nga forcat ruse ose vrasjes në orët e para të pushtimit rus të Uk...
GREQI- Diplomacia e SMS-ve u zgjodh nga Greqia dhe Turqia në një kohë kur Ankaraja akuzohet nga Athina me shkelje të vazhdueshme në Egje.Sipas informacioneve, m...