LIVE UPDATES
Ekonomi

69 mijë të dypunësuar duhet të deklarojnë të ardhurat, tatim shtesë deri në 30 Prill

20 Prill 2022, 05:06 Nga DOSJA
69 mijë të dypunësuar duhet të deklarojnë të

Janë 82,178 individë gjithsej, të cilët duhet të bëjnë deklarimin e të ardhurave personale deri në datën 30 prill, pasi kanë detyrimin për të plotësuar “Deklaratën individuale vjetore të të ardhurave” për vitin 2021.

Nga këta, 13,521 individë duhet ta bëjnë deklarimin pasi kanë paga bruto vjetore mbi 2 milionë Lekë.

Ndërsa 68,657 individë kanë detyrimin për të bërë deklarimin e të ardhurave pasi kanë qenë të dypunësuar të paktën në një periudhe të vitit, ku në total paga e kësaj periudhe ishte më e lartë se 30,000 lekë, dhe në total paga bruto vjetore është më e ulët se 2 milionë lekë.

Shifrat janë bërë të ditura nga Drejtoria e përgjithshme e Tatimeve pas kërkesës së “Monitor”.

Deklarata bëhet vetëm elektronikisht nëpërmjet modulit e-filing https://efiling.tatime.gov.al/cats_public/Account/LogOn. Deklarata del e papaplotësuar në sistem, por individët mund të bëjnë rishikimet e deklarimeve nëse kanë të ardhura të tjera.

Të dypunësuarit duhet të paguajnë tatim shtesë

Për individët që kanë të ardhura bruto nga paga mbi 2 milionë lekë dhe nuk kanë pasur të ardhur pagë tjetër, ky deklarim nuk sjell pagesë shtesë të tatimit mbi të ardhurat personale, pasi ata e kanë paguar TAP të plotë gjatë vitit.

Janë të dypunësuarit ata, që për të dytin vit, do të duhet të paguajnë tatimin shtesë mbi të ardhurat dhe duhet të kishin kursyer gjatë vitit për të mos u rënduar me pagesën e menjëhershme.

Përmes një ndryshimi në ligjin për të ardhurat të miratuar në fund të vitit 2019, që filloi të zbatohet për të ardhurat e 2020-s, të gjithë të dypunësuarit, pa dallim, do të duhet të deklarojnë tatimin mbi pagat (brenda 4-mujorit të parë të vitit pasardhës), duke i llogaritur si një e vetme, në momentin që do të bëjnë deklarimin e të ardhurave vjetore dhe do të duhet të paguajnë tatimin shtesë.

Ndryshimi ligjor bëri që tashmë të gjithë të dypunësuarit detyrohen të bëjnë deklarimin e të ardhurave të 2021-t dhe të rillogarisin dhe derdhin tatimin e detyruar për tu paguar në një bankë të nivelit të dytë, bazuar në deklaratën e gjeneruar nga sistemi i tatimeve për deklaratën Vjetore Individuale të të Ardhurave.

Kjo sjell automatikisht rritje të tatimit të të ardhurave për këtë kategori, pasi përjashtohen vetëm njëherë nga TAP zero deri në kufirin e 30 mijë lekëve dhe nëse të ardhurat e dy pagave i kalojnë 150 mijë lekë në muaj, do të tatohen për diferencën me 23% (duke zbritur tatimin e paguar gjatë vitit).

Nga 1 prilli i këtij viti, pagat taksohen me normën maksimale prej 23%, në kufirin mbi 200 mijë lekë, nga 150 mijë lekë që ishte deri tani, por ky lehtësim do të shërbejë për deklarimet që bëhen vitin e ardhshëm, për të ardhurat e vitit 2022.

Në vitin 2021 u paguan 8 milionë euro shtesë

Sipas raportit vjetor të tatimeve, Individët me paga të larta dhe të dy punësuarit, përveçse paguan taksat e pagave në pagesat e tyre mujore, u paguan tatimeve gjatë vitit 2021 për deklarimet e vitit 2020 edhe rreth 1 miliard lekë (8 mln euro) të tjera në formën e TAP.

Në total, pagesa me bankë për “Deklaratën Individuale Vjetore të të Ardhurave” (DIVA) nga lista e të dy punësuarve ishte rreth 460 milionë lekë, ose rreth 3.7 milionë euro, sipas raportit vjetor 2021 të tatimeve.

Tatimet sqarojnë si bëhet plotësimi

Plotësimi i Deklaratës Individual Vjetore të të ardhurave bëhet vetëm elektronikisht nëpërmjet modulit e-filing. Individët e regjistruar më parë e dorëzojnë deklaratën nëpërmjet adresës ekzistuese që kanë në e-filing. Ndërsa individët që dorëzojnë për herë të parë Deklaratën Individuale Vjetore të të Ardhurave, fillimisht duhet të regjistrohen në e- filing.

Çdo deklaratë individuale vjetore e të ardhurave plotësohet me numrin e identifikimit personal në letërnjoftimin e individit.

Detyrimi për të dorëzuar Deklaratën Individuale Vjetore të të Ardhurave e kanë:

Individët rezidentë të cilët kanë realizuar të ardhura, brenda dhe jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, në shumën 2,000,000 (dy milionë) lekë e më tepër.
Individët jo rezidentë, të cilët realizojnë të ardhura të tatueshme, me burim në Republikën e Shqipërisë, në shumën 2,000,000 (dy milionë) lekë e më tepër.

Individët të cilët janë të punësuar në më shumë se një punëdhënës, në një shumë të vetme, të gjitha të ardhurat e siguruara nga punësimi.
Kujdes! Nuk janë deklarues të Deklaratës Individuale Vjetore të të Ardhurave (DIVA) kategoria “I vetëpunësuar” (me të gjitha kategoritë e të vetëpunësuarit) dhe i punësuar në një subjekt (person fizik apo juridik) në të cilin përfiton të ardhura nga pagat dhe shpërblimet në lidhje me marrëdhëniet e punës, pasi kategoria “I vetëpunësuar” ka detyrim vetëm për pagimin e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore dhe ka të përcaktuar në listëpagesë vlerën zero në rubrikën “Paga bruto”.

Deklarata vjetore e të ardhurave mund të plotësohet edhe nga persona të tjerë, që vendosin të bëjnë deklaratën, megjithëse nuk kanë detyrimin ligjor për këtë, për arsye se duan të përfitojnë nga skema e shpenzimeve të zbritshme, kur këta individë plotësojnë kushtet e përfitimit të zbritjes së shpenzimeve./MONITOR

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

ekonomi ekonomi tatime tatime

Sondazh

Poll
Ekonomi 18 Prill 2022, 12:10

#kudomeVodafone, edhe jashtë Shqipërisë!

Të tjera oferta fantastike roaming vijnë nga Vodafone Albania, për të siguruar një komunikim, si asnjëherë më parë, të pandërprerë, cilësor e të shpejtë për të ...

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë