LIVE UPDATES
Insights

7 zakonet e vendeve që kanë ‘luftuar’ me sukses COVID-19

17 Shkurt 2022, 16:08 Nga DOSJA
7 zakonet e vendeve që kanë ‘luftuar’ me sukses COVID-19

Ka qenë një postim në Twitter, që më ka lënë pa mend për muaj të tërë :një tabelë e vdekjeve për frymë nga Covid-19 në SHBA, Britaninë e Madhe dhe Korenë e Jugut. Kurba e të dhënave për Amerikën dhe Britaninë ishte shumë e lartë, ndërsa ajo e Koresë së Jugut shumë e ulët. Edhe pse kohët e fundit vdekjet për shkak të variantit Omicron në Korenë e Jugut janë shtuar,panorama nuk ka ndryshuar shumë.

“Koreja e Jugut i mbajti vdekjet 40 herë më të ulëta,derisa 75 për qind e popullsisë u vaksinua plotësisht”- thotë mjeku Vinsent Rajkumar.

Përmes reagimit të saj ndaj koronavirusit, Koreja e Jugut është shfaqur deri më sot si një shembull i qeverisjes së qëndrueshme. Dhe nuk është e vetmja. Të dalluara në këtë aspekt janë Zelanda e Re dhe vendet nordike. Gjithsesi Koreja e Jugut është unike, jo vetëm sa i përket mënyrës sesi e ka ndalur në mënyrë të përsëritur përhapjen e virusit, dhe i ka mbajtur vdekjet në nivele relativisht të ulëta, por sepse nuk ka vendosur kurrë një bllokim të plotë. Për pasojë, ajo ka përjetuar shumë më pak pasoja ekonomike nga kriza, sesa shumica e ekonomive të tjera të mëdha. Po si ia doli vallë?Ja cilat janë 7 zakonet e vendeve shumë të qëndrueshme edhe përballë krizave të mëdha, sikurse është pandemia:

1. Mësoni nga krizat e kaluara, për t’u përgatitur për krizën e ardhshme

Në vitin 2015, një epidemi e Sindromës së Frymëmarrjes në Lindjen e Mesme (MERS), eshkaktuar gjithashtu nga një koronavirus, nisi të përhapej nëpër spitalet e Koresë së Jugut, e gjeti të papërgatitur qeverinë. Pasi nuk arritën të siguronin në fillim teste të mjaftueshme por edhe informacion transparent për krizën, zyrtarët koreano-jugorë arritën ta vënë nën kontroll virusin. Ajo ngjarje dha Koresë së Jugut besimin e duhur publik që nga fillimi i pndemisë sëSARS-CoV-2, kur të tjerët ishin ose në panik ose të vetëkënaqur, se mund ta parandalonin daljen e situatës jashtë kontrollit.

2. Kanalizojini në politika dhe strategji këshillat shkencore të ekspertëve

Një studim i dhjetorit nga fonacioni “Bertelsmann Stiftung”, që ekzaminoi 29 vende anëtare të Bashkimit Evropian dhe OSBE, zbuloi se që në ditët e para të përhapjes sëkoronavirusit, Koreja e Jugut i bazoi ndërhyrjet e saj në ekspertizën shkencore dhe socio-ekonomike nga një sërë institucionesh qeveritare. Sipas fondacionit gjerman, vendet që mund të integrojnë shpejt dhe me sukses këshillat e ekspertëve në politikat e reja, ose të rregullojnë politikat ekzistuese, priren që t’i përgjigjen më mirë krizave.

3. Ndiqni të dhënat në kohë reale

Qëndrueshmëria varet nga reagimi i hershëm, dhe nga vendosmëria e qeverive ndaj realiteteve që ndryshojnë vazhdimisht. Nga ana tjetër, kjo kërkon një angazhim bazuar nëmoton “Ndiq të dhënat”, si një fanar për politikën dhe vendimmarrjen. Koreja e Jugut ka njëinfrastrukturë të avancuar të të dhënave, e cila i dha mundësi autoriteteve të mbledhin dhe analizojnë me shpejtësi lloje të ndryshme të dhënash në lidhje me pandeminë, si një mjet për zbulimin e shenjave të hershme paralajmëruese, dhe vlerësimin e efekteve të politikave qeveritare.

4. Komunikoni në mënyrë të qartë dhe transparente me publikun

Zelanda e Re ka qenë shembulli më i spikatur në këtë aspekt gjatë pandemisë. Por edhe Koreja e Jugut është dalluar. Që më 30 janar 2020, kur vendi kishte vetëm 5 raste të konfirmuara me Covid-19, qeveria nisi të mbante nga 2 konferenca për shtyp në ditë me zyrtarë të shëndetit publik. Ajo bëri njoftime për shtyp me të dhëna për situatën dhe hapat për ta luftuar atë. Ndërkohëkrijoi një linjë telefonike 24-orëshe për Covid-19, dhe shpërndau grafikë informatikë mbi masat që duheshin zbatuar për të shmangur infektimin.

5. Kultivoni besimin e publikut tek qeveria dhe bashkëqytetarët.

Politologu i njohur Frensis Fukujama, tha 2 vite më parë se faktori më domethënës në performancën kombëtare kundër pandemisë ishte “nëse qytetarët u besojnë udhëheqësve të tyre, dhe nëse këta udhëheqës drejtojnë një shtet kompetent dhe efektiv”. Ndërkohë autorët e një studimi në 177 vende dhe territoreve, zbuluan se fundmi se nëse qytetarët e çdo vendi i besonin njëri-tjetrit në një nivel ngjashëm të lartë me Korenë e Jugut, 21 muajt e parë të pandemisë do kishin sjellë 40 për qind më pak infektime.

6. Dizenjimi i sistemeve të centralizuara që janë të ndjeshme ndaj shqetësimeve lokale

Duke shfrytëzuar një sistem të centralizuar, por fleksibël, qeveria në Korenë e Jugut ishte në gjendje të krijonte qendra rajonale për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve, dhe të shpërndante burimet, punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe zyrtarët e shëndetit publik drejt zonave që kishin më shumë raste me Covid-19. Ndoshta ky ndërveprim midis sistemeve kombëtare dhe lokale, është më i lehtë për t’u realizuar në vende të tilla sesa në ato më të mëdha, më komplekse dhe më të larmishme siç janë Shtetet e Bashkuara.

7. Pranojeni se asnjë vend nuk mund ta përballojë krizën tërësisht i vetëm

Vendet e qëndrueshme nuk ecin përpara vetëm. Përkundrazi, e kuptojnë se mirëqenia e tyre është e varur nga mirëqenia e pjesës tjetër të botës. Kësisoj, qeveria jug-koreane krijoi tëashtuquajturat “flluska udhëtimi” me vendet e afërta, ndërsa ndau me shumë vende njohuritë e saj mbi Covid-19, për të shkëmbyer leksione nga përgjigjet e vendeve të tjera. 

Marrë nga Bota.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

opinione opinione pandemia e koronavirusit ne shqiperi pandemia e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll
Insights 14 Shkurt 2022, 08:39

Nga Aristoteli te Lali Eri?

Në Tiranë. Rruga “Mine Peza”. Pingul me të rruga “Kongresi i Tiranës” dhe sheshi para shkollës “Hasan Vogli”. Një pallat i verdhë me një akacie të lartë dhe kat...

Insights 11 Shkurt 2022, 11:10

In Memoriam Kadrie Kadare

Nga Ilir NikollaKadrie Kadare, një intelektuale që arriti gjithçka duke refuzuar ndihmën e mbiemritAjo që të gjithë në mjediset e inteligjencies së Tiran...

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend