LIVE UPDATES
Bota

A do të ketë më shumë drejtësi në SHBA pas rastit të George Floyd?

17 Maj 2021, 17:54 Nga DOSJA
A do të ketë më shumë drejtësi në SHBA pas rastit

SHBA– Të nxitur nga vendimi në çështjen e vrasjes së George Floydit, të afërmit e viktimave të tjera të dyshuara të brutalitetit të policisë në Shtetet e Bashkuara, duan që çështjet e tyre të rihapen. Por nuk është aq e qartë nëse kërkesa a tyre për drejtësi mund të marrë përgjigje. Ju njoftojmë që ky material përmban fjalor dhe video që disa mund t’i konsiderojnë shqetësuese.

Leonard Shand u vra me armë zjarri nga policia në 26 shtator 2019, vetëm disa hapa larg vendit ku janë motra dhe vëllai i tij, Tracy dhe Paul. Avokati i familjes i tregoi Zërit të Amerikës video që kishte siguruar nga autoritetet.

Ajo tregon një incident prej 40 minutash me 10 oficerë nga tre departamente të Qarkut Prince George, Marilend. Ata kërkuan që Shand të dorëzonte dy thika. Familja thotë se policia përdori forcë të tepruar dhe e acaroi gjendjen që përfundimisht çoi në vdekjen e tij me armë zjarri.

E vranë para se ekipi i ndërhyrjes të mbërrinte. Ai nuk u besonte policëve kështu që kjo do të kishte sjellë një ndryshim absolut. Dhe mos harroni që ai nuk ishte në asnjë moment armiqësor, ai u acarua kur u përpoqën ta godisnin me makinë, kur u përpoqën ta shkelmonin “, thotë Tracy.

Në Shtetet e Bashkuara, sistemi i drejtësisë i trajton rastet e pretenduara të brutalitetit të policisë – si çështje penale ose civile, ndonjëherë si të dyja. Për shkak se është policia ajo që heton krimet, ka automatikisht një konflikt interesi.

Familja e viktimës mund të ngrejë padi civile kundër një oficeri për çdo lloj viktimizimi që pëson një individ dhe anëtarët e familjes së tij. Akuzat penale duhet të ngrihen nga qeveria. Polemika është se prokurorët mbështeten tek policia për t’i siguruar ato prova “, thotë Prof. Janice Iwama, e Fakultetit të Drejtësisë në Universitetin Amerikan.

Është edhe çështja e transparencës. Në Merilend shtete të tjera, një juri e madhe e përbërë nga qytetarë të zakonshëm, analizon provat nga policia dhe prokurorët për të vendosur nëse policët duhen akuzuar.

Problemi është se juria është sekrete. Ajo diskuton pas dyerve të mbyllura me një prokuror, asnjë avokat tjetër për viktimën. Ne as nuk dimë se çfarë akuzash u sugjeruan“, thotë Darragh Inman, Avokat i Familjes Shand.

Juria e madhe votoi për të mos akuzuar oficerët e përfshirë në rastin Shand. Prokurorja e quajti procesin të plotë dhe transparent dhe tha se nuk është e hapur për ta rishikuar atë.

Eksperti për përdorimin e forcës analizoi çdo këndvshtrim, shqyrtoi çdo video, çdo deklaratë të dëshmitarëve dhe zbatoi ligjin”, thotë prokurorja Aisha Braveboy.

Sindikata e Policëve ka kundërshtuar përpjekjet për të rihapur çështjet në të gjithë vendin, përfshirë atë të zotit Shand.

Unë shqetësohem se kjo do të sillte rihapjen dhe mbajten hapur të çështjeve për një kohë të pacaktuar derisa të merrej përgjigjia që njerëzit duan të marrin dhe sistemi ynë i drejtësisë nuk funksionon kështu”, thotë Will Milam i Sindikatës.

Ka pasur presion politik për disa raste shumë publike, si vdekja e Michael Brown-it në Ferguson në vitin 2014, 12-vjeçarit Tamir Rice në Cleveland dhe vdekja e vitit 2015 e Freddie Grey-t nga dëmtimet e shtyllës kurrizore pas arrestimit të tij në Baltimore.

Edhe kur një oficer nuk akuzohet nga juria e madhe, kjo nuk do të thotë që njerëzit nuk e kuptojnë se ajo që ndodhi nuk ishte e rëndë. Dhe shpesh ndryshimi ndodh në gjykatën civile“, thotë Rashawn Ray, Profesor Sociologjie në Universitetin e Merilendit.

Zgjidhja e çështjeve civile paguhet nga shtetet, qytetet dhe qarqet me sigurime dhe / ose para të taksapaguesve. I ashtuquajturi “imunitet i selektiv” mbron oficerë të veçantë nga përgjegjësia financiare personale për veprimet në detyrë.

Është diçka shumë e diskutueshme, është një çështje që jo vetëm po trajtohet në nivelin shtetëror dhe lokal, por edhe në shkallë vendi“, thotë prokurorja Braveboy.

Legjislacioni që shfuqizon “imunitetin selektiv” u miratua nga Dhoma e Përfaqësuesve në Mars. Zonja Braveboy tha se qarku i saj po përmirëson trajnimin e policisë dhe po forcon njësitë e shëndetit mendor. Ajo gjithashtu mirëpriti paketën e reformës policore që miratoi Merilendi kohët e fundit.

Motra dhe vëllai i Leonard Shandit e dinë se ka pak shanse të fillojë një hetim i ri penal dhe shpresojnë të gjejnë drejtësi përmes një procesi gjyqësor civil.

Por ata e dinë që ato nuk mund të jenë kurrë mjaft. Edhe një shpërblim financiar nuk do ta rikthente Leonardin.

Është një jetë njeriu, kështuqë çfarë mund ta kompensojë atë? Ndiej dhimbje në zemër sepse e di se çfarë donte të bënte dhe çfarë po bënte me jetën e tij. Dhe jeta iu pre në mes dhe kjo është një gjë e tmerrshme, e tmerrshme.

Marrë nga VOA

(kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota george floyd george floyd

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë