Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
A do të rikthehen studentët në auditore? Kushi u përgjigjet studentëve: Vendimet i përkasin Komitetit të Ekspertëve
18 Janar 2021, 18:14Nga DOSJA
TIRANË – Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka takuar pasditen e sotme rektorët e universiteteve publike lidhur me mësimin online.
Kushi iu është përgjigjur studentëve të cilët kerkojnë hapjen e auditorëve, se ky vendim i përket vetëm Komitetit të Ekspertëve.
Ndër të tjera, ministrja shkruan se Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë po përgatit një sondazh vlerësues për evurinë e mësimit online në të gjitha universitetet
Postimi i Ministres Kushi:
Sot i dëgjova me shumë vëmendje rektorët e universiteteve publike mbi një sërë çështjesh që prekin arsimin e lartë, ndërsa u njoha nga afër edhe me përvojën e deritanishme të secilit institucion rreth zhvillimit të mësimit “online”.
Për shkak të përvojës së krijuar tashmë dhe masave të ndërmarra, universitetet po performojnë më mirë në krahasim me semestrin e dytë të vitit të kaluar akademik. Gjithsesi, për të pasur një panoramë më të plotë,
Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë është duke përgatitur një sondazh vlerësues për ecurinë e mësimit “online” për të gjitha universitetet.
Teksa u shpreha para rektorëve se MASR po ndjek nga afër edhe praktikat më të mira të vendeve më të zhvilluara, nënvizova gjithashtu se vlerësimi i situatës dinamike të pandemisë dhe vendimmarrjet përkatëse i përkasin si përherë Komitetit të Ekspertëve. Në këtë kuadër, kërkova sërish shumë mirëkuptim e fleksibilitet nga çdo institucion i arsimit të lartë, e mbi të gjitha garantimin e mësimdhënies sa më cilësore në kushtet e pazakonta që po kalojmë.
Ky reagim i Kushit vjen pasi studentët kanë bërë peticion drejtuar ministrisë së Arsimit, Shëndetësisë dhe Kryeministrit për rikthimin në auditorë. Studentët kërkojnë hapjen e auditorëve për seminaret, praktikat dhe laboratorët. Të rinjtë shprehen se më shumë se 80% e studentëve kërkojnë që mësimi të rikthehet në auditore.
(kle.mu./dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
KOSOVË- Mirsad Avdijaj, djali i madh i familjes që u shua në aksidentin tragjik më 14 janar në afërsi të një karburanti në Rrëshen, ka thënë së fundmi se m...
TIRANË– Vetëm tre ditë para se të përkujtohet 10 vjetori i protestës së 21 janarit në 2011, ku për fat të keq humbën jetën 4 protestues, gazetari investiga...
ITALI– Kryetari i bashkisë San Giustino në provincën e Perugias, në rajonin e Umbrias, vendbanimi i shtetasi italian Davide Pecorelli i zhdukur prej disa ...
TIRANË– Stiverjan Dashi, i riu që shkaktori aksidentin e frikshëm para Ambasadës Italiane, ku automjeti i tj me shpejtësi 150 km në orë përplasi një automj...
TIRANË– Ministria e Infrastrukturës ka dhwnw informacion pas avarive me energjinë elektrike ditën e sotme në disa prej zonave të kryeqytetit.Sipas n...
TIRANË-Afro 36 mijë punonjës në arsim do të kenë në fillim të muajit që vjen më shumë para në llogari, por jo aq sa iu është premtuar.Është sindikata ...
TIRANË- Ndonëse e gjithë vëmendja e epidemiologëve është përqendruar tek virusi Covid-19, ndërkohë kemi hyrë në javën e tretë të janarit, ku çdo vit...
TIRANË- Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Arben Shehu ditën e sotme zhvilloi një takim pune me Drejtoreshën e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Aida Ha...
SHQIPËRI– 1281 viktima, 25 mijë e 831 të infektuar aktivë dhe 40 mijë e 870 të shëruar. Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri që nga fillimi i pandemisë....