LIVE UPDATES
Bota

A do të rikthehet lufta civile mes sunitëve dhe shiitëve në Irak?

6 Janar 2020, 21:56 Nga DOSJA
A do të rikthehet lufta civile mes sunitëve dhe shiitëve në

SHBA- Largimi i trupave amerikane nga Iraku, të cilin Irani e ka dëshiruar prej kohësh dhe parlamenti irakian po e kërkon tani, mund t’i vijë si bumerang Teheranit, thonë disa analistë, veçanërisht nëse iranianët përpiqen të nxisin trazirat politike në Irak me qëllim që të largojnë forcat amerikane prej andej brenda këtij viti.

“Rreziku është një kthim në luftë civile,” thotë Niall Ferguson, analist në Institucionin Hoover, një grup kërkimor me qendër në SHBA. Në klimën e tensioneve sektare, një konflikt mes sunitëve dhe shiitëve do të ishte një nga rezultatet e mundshme të vrasjes së gjeneralit iranian Kasem Sulejmani në sulmin amerikan me dron. Soleimani ishte mjeshtër i lojrave të Iranit në Lindjen e Mesme dhe komandant i forcës Kuds, e njohur si krahu elitë i trupave të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit.

Teherani prej kohësh përpiqet ta shndërrojë Irakun fqinj në një “shtet vasal”. Por nëse në Irak shpërthen një luftë civile, kjo për Iranin do të ishte një skenar i frikshëm, sepse rrezikon ta gëlltisë Teheranin në një vorbull të madhe trazirash. Kjo do të thithte burimet ekonomike të Iranit, të cilat qysh tani janë në gjendje të mjerueshme për shkak të sanksioneve amerikane, ndërkohë që vendi përballet me një konflikt të paparashikueshëm me SHBA.

“Udhëheqësit iranianë e shohin kontrollin mbi Irakun si thelbësor për mbijetesën e tyre politike, si një mushkëri ekonomike për të lehtësuar sanksionet ekonomike dhe si një rrugë të rëndësishme furnizmi logjistik për regjimin sirian dhe Hezbollahun libanez,” thotë Emma Sky, akademike e Universitetit Yale dhe ish këshilltare politik për forcat amerikane në Irak.

Irani është aktori i jashtëm më me ndikim në Irak pas shumë vitesh gjatë të cilave ai ka ushqyer lidhje të thella me politikanët irakianë dhe militantët shiitë të grupuar së bashku dhe të njohur si Forcat Popullore të Mobilizimit. Arabët shiitë në Irak numërohen në 15 milion, krahasuar me 8 milion që përbëjnë sunitët. Nëse llogariten edhe kurdët, sunitët përbëjnë gjithsej 17 milion. Javët e fundit, ndikimi i Iranit në Irak është sfiduar nga një vërshim i nacionalizmit anti-iranian dhe pro-reformist.

Që nga tetori, protestat e sunitëve kundër qeverisë së kontrolluar nga shiitët janë shtuar. Protestuesit, kryesisht të rinj, kanë kërkuar një reformim të sistemit politik pas vitit 2003 që ka institucionalizuar sektarizmin. Ata gjithashtu duan ndjekjen penale të politikanëve të korruptuar dhe që t’i jepet fund dominimit të perceptuar të Iranit mbi Irakun.

Protestat janë përhapur nga Bagdadi në qytete të tjera në Irakun e Jugut. Afro 500 njerëz kanë vdekur deri tani në protesta, gati 30,000 janë plagosur, sipas grupeve të të drejtave të njeriut. Në dhjetor, protestuesit shkatërruan konsullatën iraniane në qytetin e shenjtë shiit Najaf dhe përdhosën faltoren e Ajatollah Muhamed Baqir al-Hakim-it, një klerik pro Teheranit, i cili u vra në 2003 kur u kthye në Irak pas dy dekadash mërgimi në Iran.

Milicitë e mbështetura nga Irani kanë përdorur dhunë kundër protestuesve, duke shkallëzuar fushatën kundër aktivistëve dhe organizatorëve pro-reformës në Bagdad dhe në të gjithë Irakun jugor, në përpjekje për kanalizimin e veprimeve politike në favor të Teheranit. Në dhjetor, gazetat irakiane raportuan se milicitë po identifikonin protestuesit duke përdorur kamera sigurie dhe duke hyrë në bazën e të dhënave të qeverisë. Vetëm në Bagdad raportohet se ende mungojnë Qindra protestues pas rrëmbimeve.

Dhuna që përfshin milicitë pro-iraniane kundër protestave ka ecur paralelisht me sulmet e këtyre milicive ndaj forcave të koalicionit të udhëhequr nga SHBA dhe ndaj kontraktorëve perëndimorë. Në shënjestër është vënë edhe kleriku shiit me ndikim, Muqtada al-Sadr, i cili, ndërsa e kundërshton praninë e SHBA, ka kritikuar ndikimin e Iranit në Irak dhe është afruar me protestuesit sunitë. Analistët dhe zyrtarët perëndimorë thonë se dhuna e milicisë është e orkestruar nga Teherani, dhe e ideuar nga Kasem Soleimani.

Qeveria irakiane është treguar e pafuqishme – ose pa dëshirë – për të ndalur milicitë e drejtuara nga iranianët dhe forcat e veta të sigurisë, të cilat kanë shfaqur tërbim ndaj protestuesve që shprehim zhgënjimin për korrupsionin, shërbimet e dobëta publike, papunësinë dhe ndërhyrjen iraniane.

Se si do të reagojnë milicitë iraniane në ditët në vijim mbetet e paqartë. Disa analistë besojnë se Teherani mund t’i urdhërojë militantët të ushtrojnë përmbajtje, nga frika e veprimeve të mëtejshme të SHBA. Të tjerë thonë se me zemërimin sektar që ka arritur kulmin, Teherani mund të ketë pak kontroll mbi ngjarjet ndërkohë që nga situata mund të përfitojë grupi terrorist Shteti Islamik, për të cilin shumë analistë mendojnë se është gati për t’u rigjallëruar.

(Marrë nga Zëri i Amerikës)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota lindja e mesme lufta civile lufta ne irak lindja e mesme lufta civile lufta ne irak

Sondazh

Poll

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!