LIVE UPDATES
Bota

Afganët luten vetëm për mbijetesë nën regjimin taliban

19 Shkurt 2022, 09:19 Nga DOSJA
Afganët luten vetëm për mbijetesë nën regjimin taliban

Pas avancimit ushtarak në Kabul, militantët talibanë kanë fituar pushtetin në Afganistan më 15 gusht të vitit të kaluar. Islamistët e linjës së ashpër kanë festuar fitoren pas më shumë se katër dekadave të konflikteve në këtë shtet, duke premtuar një epokë të re të paqes dhe prosperitetit. Mirëpo, gjashtë muaj pas, pak njerëz janë të kënaqur me udhëheqësit e rinj. Më shumë se një milion afganë kanë ikur nga persekutimi, përkeqësimi i krizës humanitare dhe asaj ekonomike. Rreth 23 milionë njerëz – shumica e popullsisë prej 39 milionë banorësh – përballen me uri. Më shumë se një milion fëmijë janë në rrezik të vdekjes nga kequshqyerja.

Pavarësisht përfundimit të luftimeve, 3.5 milionë afganë mbeten të zhvendosur brenda shtetit. Kjo situatë ka shuar shpresat se liritë dhe të drejtat e përcaktuara në Kushtetutën e Afganistanit do të zbatohen ndonjëherë nga talibanët, Qeveria e të cilëve nuk njihet nga asnjë vend në botë. Duke marrë parasysh zvogëlimin e ndihmës ndërkombëtare, shpresat e afganëve kanë ndërruar kah nga një jetë e mirë, në thjesht mbijetesë. Radio Azadi, që funksionon në kuadër të Radios Evropa e Lirë, ka biseduar me disa banorë të Afganistanit për përditshmërinë e tyre nën talibanët.

Mohammad Mansur është bllokuar në fshatin e tij Lolash për javë, për shkak të borës së madhe në veri të provincës Farjab. Fermeri ka thënë se familja e tij me gjashtë anëtarë po vuan nga uria dhe nuk ka të holla për t’i trajtuar dy fëmijët e sëmurë. Ai ka thënë se banorët e Lolashit dhe qindra fshatra të rrethinës kanë qenë buzë përballjes me urinë edhe para se talibanët të merrnin pushtetin, kryesisht për shkak të thatësisë që ka zgjatur për tre vjet. “Pa veprime të shpejta për të na ndihmuar, ne jemi shumë afër katastrofës humanitare”, ka thënë ai përmes telefonit për Radion Azadi. Abdul Ahad, fermer 30-vjeçar në Lolash, ka thënë se shumë njerëz në fshatin e tij nuk do t’ia dalin në dimër pa ndihmë urgjente. v“Duket sikur jemi në burg dhe nuk ka dalje”, ka thënë ai për Radion Azadi. “Çmimet janë rritur jashtëzakonisht shumë”. Ahad ka thënë se një shishe dhjetëlitërshe të vajit ushqimor, më parë e ka blerë për pesë dollarë, ndërsa tani kushton 20 dollarë. Ngjashëm janë rritur edhe çmimet e miellit dhe sheqerit. Para marrjes së pushtetit nga talibanët, Afganistani ka qenë një prej vendeve më të varfra në botë dhe shumë i varur nga ndihmat.

Para tërheqjes së forcave ndërkombëtare, shumë kompani të huaja dhe agjenci për ndihma janë larguar, po ashtu, duke e lënë Qeverinë e talibanëve pa të hyra nga jashtë. Donatorët ndërkombëtarë janë zotuar se do të ndajnë miliarda dollarë si ndihmë humanitare për përmirësim të shëndetit publik, edukimit dhe për të ofruar ndihma ushqimore, mirëpo ekzistojnë pengesa të shumta për realizim të këtyre premtimeve. “Njerëzit që e meritojnë nuk po fitojnë asgjë”, ka thënë Abdullah Khan, banor në Baraki Barak, zonë afër provincës Logar.

Ai ka thënë se disa ndihma mujore prej 200 dollarësh nuk është duke u ndarë në mënyrë adekuate. “Njerëzit që nuk e meritojnë po i fitojnë këto para pa nevojë”, ka shtuar ai. Këto grante me para të gatshme janë pjesë e përpjekjeve ndërkombëtare për të ofruar ndihmë financiare për afganët më të cenueshëm. Agjencitë për ndihma janë duke paguar edhe rrogat e mësuesve dhe punëtorëve shëndetësorë për të ofruar shërbime thelbësore. Programi Botëror i Ushqimit është duke ofruar ushqim për afganët, kryesisht kategoritë më të ndjeshme.

Megjithatë, Kombet e Bashkuara paralajmërojnë që më shumë se 97 për qind e afganëve do të përballen me varfëri para verës dhe ekonomia afgane duket se është në rënie të lirë.

Tregtia e këtij shteti është tkurrur në mënyrë dramatike pasi nuk ka kërkesë për prodhimet afgane në tregjet ndërkombëtare. Këtë javë, shpresa për një injektim me fonde, për të mbajtur gjallë ekonominë afgane, është përballur me një goditje të madhe, pasi presidenti amerikan, Joe Biden, ka lëshuar një urdhër ekzekutiv për të shpërndarë 7 miliardë dollarë të fondeve të ngrira të Bankës Qendrore të Afganistanit në ndihma humanitare dhe pagesë për viktimat e sulmit terrorist të 11 shtatorit të vitit 2001 në Shtetet e Bashkuara.

Talibanët patën prezantuar amnisti të përgjithshme pak pas pushtimit të Kabulit. “Dëshiroj të siguroj komunitetin ndërkombëtar, përfshirë Shtetet e Bashkuara, se askush nuk do të dëmtohet”, pati thënë zëdhënësi i talibanëve, Zabihullah Mujahid, para gazetarëve më 17 gusht. “Ne nuk duam armiq të brendshëm apo të jashtëm”. Mirëpo, gjysmë viti më vonë, Kombet e Bashkuara dhe vëzhgues tjerë të të drejtave të njeriut vazhdojnë të raportojnë për abuzime të rënda.

“(Misioni i OKB-së për ndihmë në Afganistan) vazhdon të pranojë supozime kredibile për vrasje, zhdukje të detyrueshme dhe shkelje tjera”, ka thënë Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, në një raport dërguar Këshillit të Sigurimit muajin e kaluar. Përvojat e afganëve i japin edhe më shumë zë raportit të OKB-së. “Vëllai im është zhdukur qe tre muaj”, ka thënë një burrë afgan për familjarin e tij, i cili ka qenë zyrtar i lartë i ushtrisë afgane. “Ne nuk e dimë a është i gjallë apo i vdekur”, ka shtuar ai, duke kërkuar që të jetë anonim për të shmangur ndonjë veprim nga ana e talibanëve. Ky burrë ka pretenduar këtë javë se talibanët ia kanë ndalur vëllain tre muaj më parë. “Ku është amnistia e përgjithshme që është premtuar?”.

Gratë afgane janë përballur po ashtu me kufizimet dhe diskriminimet e talibanëve. Shumë të reja afgane janë ende në pritje për t’u kthyer në shkollë, derisa gratë kanë humbur vendet e punës, bizneset dhe pozitat që kanë fituar në dy dekadat e fundit. “Gratë janë margjinalizuar plotësisht në skenën politike”, ka thënë për Radion Evropa e Lirë, Zahra Rahnavard, banore nga Kabuli. “Talibanët janë zotuar se do të respektojnë të drejtat e grave, por ne nuk shohim asgjë… Secili në këtë shtet është në dëshpërim dhe pa shpresë”. Personat që kanë bërë fushatë për mbrojtje të të drejtave të grave janë shtypur nga talibanët, duke u ndaluar, duke u marrë në pyetje, apo duke u zhdukur me forcë. Më herët gjatë javës, talibanët kanë liruar katër gra aktiviste. Ato ishin zhdukur muajin e kaluar pasi kishin marrë pjesë në një marsh kundër talibanëve.

Numri i mediave të llojllojshme dikur në Afganistan, tani është duke u zvogëluar dukshëm. Organizata Reporterët pa Kufij vlerëson që më shumë se 8,000 punëtorë të mediave në Afganistan i kanë humbur vendet e punës në gjashtë muajt e fundit. Qindra gazetarë kanë ikur nga shteti, ndërsa ata që kanë mbetur përballen me kërcënime, frikësim dhe rrahje. Mina Habib, gazetare me orar të pjesshëm në Kabul, ka thënë se është ngacmuar dhe rrahur derisa e ka mbuluar protestën e grave kundër talibanëve në muajin shtator. “Shumë luftëtarë talibanë më kanë goditur dhe më kanë gjuajtur në tokë”, kujton ajo. “Ata më kanë marrë kamerën dhe e kanë thyer në copëza të vogla. Ata më kanë thënë të shkoj në shtëpi dhe më kanë pyetur pse po raportoj meqë jam grua”. Khaleda Tahsin, 51-vjeçare, një tjetër gazetare afgane, do t’i japë fund karrierës pas 22 vjetëve.

Ajo u ka mbijetuar sulmeve vetëvrasëse dhe frikësimit, si nga qeveria, ashtu edhe nga kryengritësit.Ndonëse e mban familjen, ajo ka vendosur ta lërë këtë profesion. Ajo ka dhënë dorëheqje nga puna e saj si kryeredaktore në Radion Killid – radio private – këtë muaj, sepse kushtet e punës për gratë janë përkeqësuar shpejt gjatë regjimit të talibanëve. “Kushtet për punë, sidomos për gratë, janë bërë të ashpra”, ka thënë ajo për Radion Azadi. “Nuk mund ta kem mendjen e qetë për shkak të kërcënimeve për siguri”. Tahsin ka thënë se ndonëse gratë gazetare ende punojnë në teori, ato nuk kanë fare mbrojtje. “Sfida jonë e madhe është se nuk do të kemi qasje në informacione, derisa të mos ketë llogaridhënie nga autoritetet”, ka thënë ajo.

Shihet qartë se mbijetesa është në mendjet e shumicës së afganëve. Qasim, shofer i taksive në Kabul, ka thënë se dikur ka fituar deri në 10 dollarë në ditë. Tani ka ditë që nuk fiton asgjë. “(Talibanët) kanë premtuar se do të përmirësojnë jetët e njerëzve”, ka thënë ai. “Mirëpo, ata nuk e kanë përmbushur asnjë premtim”.

Marrë nga REL

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ne afganistan situata me talebanet lufta ne afganistan situata me talebanet

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale