Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen!
20 ...
Bota
Aksidenti me Ferreri, avokati i biznesmenit kërkon hetime të tjera:Do shohim kamerat
14 Janar 2022, 16:48Nga DOSJA
GREQI- Avokati i biznesmeni George Monogyios, i cili humbi jetën ditën e djeshme në një aksident me Ferreri Alexis Kougias, ka kërkuar një hetim të mëtejshëm për aksidentin automobilistik. Protothemashkruan se sipas avokatit biznesmeni kishte një mosmarrëveshjeje me ish-partneren dhe nënën e fëmijës së tij.
Sipas njoftimit, biznesmeni ka qenë në mosmarrëveshje me ish-partneren e tij , ndërsa sot do të bënte një memorandum, pas një padie të bërë nga aji. Sipas Kougia, do të hetohen edhe kamerat e sigurisë së kilometrave të fundit, ku ka lëvizur makina para se të devijojë dhe pasi është përplasur me një pemë ishullore
“Studio jonë avokatore ka përfaqësuar deri në momentin e vdekjes së tij biznesmenin e njohur nga Mykonos dhe vëllanë e deputetes së Demokracisë së Re, Katerina Monogyou, të ndjerin Georgios Monogyios. Monogyios pati një mosmarrëveshje të mprehtë deri në momentin e vdekjes së tij – sot do të bënim një memorandum në një çështje penale pas padisë së saj – me ish-partneren e tij, me të cilën kishte një fëmijë jashtë martese. Pas aksidentit tragjik të djeshëm, studio jonë avokatore do të hetojë së bashku me policinë greke rrethanat e sakta në të cilat humbi jetën një drejtues i shkëlqyer, me një makinë shumë të sigurt dhe shumë të shtrenjtë. Konkretisht do të hetojmë se çfarë kanë regjistruar kamerat e sigurisë së kilometrave të fundit, ku ka lëvizur makina, para se të devijojë dhe pasi të përplaset me një ishull, i cili keqas nuk kishte hekura mbrojtëse, për të shmangur edhe këtë lloj aksidenti. Para devijimit ka pasur angazhim të një veture tjetër ose të një personi fizik”, shkruhet në njoftim.
BRITANI E MADHE – Studiuesit në Mbretërinë e Bashkuar thonë se kanë krijuar një test të ri më të ndjeshëm PCR për COVID-19. Në ndryshim nga testet akuale ...
KOSOVË- Kryeministri Albin Kurti ka kërkuar nga kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca që nesër në orën 14:00 të mbahet seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit. Z...
KOSOVË- Një zyrtare shtatëzënë ka ngeluar e bllokuar për rreth gjysëm ore në ashensorin e Gjykatës së Apelit në Prishtinë. Zëdhënësi i gjykatës së Apelit, ...
KOSOVË- Bashkësia Islame e Kosovës ka bërë të ditur se hajdutët kanë grabitur zyrat e tyre në Kamenicë. BIK-u ka njoftuar përmes një postimi në rrjetin soc...
KOSOVË- Departamenti amerikan i shtetit ka publikuar në faqen zyrtare kërkesën e ambasadave të QUINT-it për lejimin e mbajtjes së referendumit të Serbisë n...
KOREJA E VERIUT– Koreja e Veriut ka lëshuar dy raketa të tjera balistike më 14 janar. Ky është testimi i tretë i raketave balistike që ky shtet ka bërë br...
UKRAINË- Ish-presidenti ukrainas, Petro Poroshenko, i cili është larguar nga Ukraina në muajin dhjetor, ka thënë se do të kthehet atje pavarësisht thasheth...
Në një letër të Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken drejtuar kryeministrit të Kosovës Albin Kurti theksohet qartë, se SHBA “shpreson që të rikt...
KOSOVË – Udhëheqësit e Presidencës, Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës, kanë dalë me deklaratë të përbashkët, pas takimit me zyrtarët e vendeve të Kuin...