LIVE UPDATES
Aktualitet

Viktima dhe dhjetëra të zhvendosur nga moti i keq në Shkodër e Lezhë, banorët njëzëri: Askush s'na njoftoi ç'do ndodhte! (Kush ka faj?)

Uji vërshoi mbrëmjen e së dielës dhe sipas kryefamiljarit Pashuk Hila kjo është e treta herë që përmbyten dhe dëmet e shkaktuara janë të mëdha.

21 Nëntor 2022, 23:00 Nga k.m.
Viktima dhe dhjetëra të zhvendosur nga moti i keq në Shkodër
Pamje nga përmbytjet

Në oborrin e banesës së familjes Hila në fshatin Gjadër të Lezhës niveli i ujit ka arritur deri në 40 centimetra. Biznesi dhe stallat e bagëtive janë përmbytur, ndërsa uji rrezikon të hyjë dhe brenda shtëpisë. Uji vërshoi mbrëmjen e së dielës dhe sipas kryefamiljarit Pashuk Hila kjo është e treta herë që përmbyten dhe dëmet e shkaktuara janë të mëdha.

“Ka filluar që në darkë, ishte ora 20:00 kur nisi ndërsa rreth orës 02:00 të natës erdhi në këtë masë. Edhe vjet jemi përmbytur, edhe këtë vit. Është bërë zinxhir”, thotë Pashuk Hila.  Ai tregon se deri të hënën askush nuk ka shkuar për ta parë gjendjen që është krijuar nga përmbytja në pronën e tij.

Moti i keq ka përmbytur mbi 4300 hektarë tokë të hënën në Shkodër dhe Lezhë, ndërkohë janë evakuuar 53 familje në Shkodër. Ministria e Mbrojtjes që menaxhon situatën sëbashku me bashkitë raportoi edhe për dëme në infrastrukturë. Ura e vjetër e Bahçallëkut në Shkodë, e shpallur monument kulture, u shemb ndërsa uji rrethoi edhe Xhaminë e Plumbit.

Ngjarja më e rëndë ndodhi të dielën kur një përrua në “Grykë Lugje” rrëmbeu një automjet dhe vrau Pjetër Rrushaj, 50 vjeç dhe të birin 13-vjeçar. Vajza e familjes që ishte në makinë arriti të dilte nga makina dhe u shpëtua nga banorë të zonës. Trupat e pajetë u gjetën vetëm pas 16 orë kërkimesh prej polumbarëve të RENEA-s.

Përmbytjet e menjëhershme janë të përvitshme në zonën e Shkodrës dhe Lezhës. Bashkia e Shkodrës dhe opozita bënë përgjegjës Korporatën Elektroenergjitike Shqiptare të hënën, ndërsa thanë se veç reshjeve të shiut hapja e portave në kaskadën e Drinit kishte përkeqësuar situatën.

“Ai shkarkim ka sjellë ato prurje të jashtëzakonshme që sollën edhe shkatërrimin e urës së vjetër të Bahçallëkut”, tha Spahia të hënën. Të njëjtin pretendim pati edhe kreu i bashkisë lezhë Pjerin Ndreu që thotë po ashtu se hapja e portave të HEC Vau i Dejës kishte sjellë përmbytjen.

Por KESH këmbënguli se shkarkimet nga HEC-i i Vaut të Dejës kanë qenë nënkontroll dhe përmbytjet janë pasoje e reshjeve ekstreme.

“Theksojmë se për menaxhimin optimal të kësaj situate, KESH sh.a. prej disa ditësh i ka ndalur operimet me HEC Fierzë, duke eliminuar plotësisht prurjet hidrike nga zona e mbi Fierzës. Ky veprim ndihmon edhe në rritjen e rezervës hidrike/energjitike, në kaskadën e Drinit. Po prodhohet me kapacitet të plotë në HEC Koman dhe HEC Vau i Dejës”, pretendoi KESH në një njoftim për mediat.

Makina e rrëmbyer nga lumi në Shkodër. Foto:Emi Kalaja.

Shirat e rrëmbyeshëm dhe prurjet e shumta të lumit Kir dhe Drin bën që ura e vjetër e Bahçallëkut të shembej të dielën. Ura nuk përdorej më, por ishte shpallur monument kulture i kategorisë së dytë. Ndërkohë rrezikshmëri paraqiste dhe ura ekzistuese në të njëjtin vend pasi kishte tundje dhe tronditje të pazakonta ndaj u vendos të bllokohej qarkullimi mbi të. Kështu Shkodra deri mesditën e së hënës ishte gati e izoluar për shkak të motit të Keq. Kështu, hyrja dhe dalja për në Shkodër nga kjo anë e qytetit behej nga rruga e vjetër Mjede-Vau Dejës.

Reshjet e shiut vijuan me intensitet të lartë dhe harta e përmbytjeve u zgjerua gjatë ditës, ndërsa vetëm në Shkodër ishin përmbytur 2585 hektarë tokë dhe janë evakuar 53 familje, kryesisht nga njësitë administrative Gur i Zi, Bërdicë dhe lagjet periferike të qytetit. Nga Oboti fshat i izoluar ku mund te futesh vetëm me varka apo mjete të ushtrisë kryetari i Bashkisë Shkodër Bardh Spahija kërkoi që qeveria të shpall gjendjen e emergjencës civile.

Ndërsa ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, i cili ishte i pranishëm në mbledhjen e shtabit të emergjencave në prefekturë, u bëri thirrje bashkive të përdorin fondin e emergjencës pasi situate nuk ka nevojë për status. Ministria e Mbrojtjes pretendoi se kishte mbi 240 forca në terren për të ndihmuar familjet në nevojë dhe për të shpërndarë ujë dhe ushqime për ato që ishin izoluar nga uji.

Banor i Gjadrit para oborrit të përmbytur. Foto:Elvis Hila

Dalja nga shtrati i Lumit Gjadër ka përmbytur disa banesa dhe qindra hektarë tokë bujqësore në Gjadër dhe Zojz të Zadrimës, ndërsa uji ka kaluar mbi ure duke bllokuar dhe lëvizjen e banorëve dhe automjeteve.

“Sot natën nga ora e tre ka dalë lumi nga shtrati.  Gjithë ky ujë që ka rënë nga do shkojë, o do përmbytë shtëpitë ose tokat. Ka bërë dëme shumë”, thotë Rrok Marku banor i Gjadrit

Kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu thotë se përmbytjet në Zadrimë kanë ardhur nga hapja e portave të hidrocentralit të Vau të Dejës dhe sipas tij pastrimi i kanaleve kulluese po jep rezultat në evadimin e shpejtë të ujerave.

“Kjo ka ardhur dhe nga shkarkimet që po bëhen nga HEC-i i Vau të Dejës”, thotë Ndreu.

Parashikimet e motit ndërkohë nuk janë të mira. Sipas të dhënave zyrtare të emergjencave civile përgjatë dy ditëve në qarkun e Lezhës kanë rënë 212 milimetra shi, ndërsa pritet që reshjet me këtë intensitet të vijojnë.

Për mjaft banorë situata është e përsëritur.

“Është e treta herë që kemi përmbytje. Nuk e di nga vjen. Ndoshta nga Kaskada e Drinit mbrapa. Hyn uji nga fqinja këtu. Nëse vazhdon me këtë ritme, për 1 orë, uji hyn brenda në shtëpi”, tha Pashuk Hila banor i Gjadrit.

Ai tregon se askush nuk ka shkuar për ta parë gjendjen që është krijuar nga përmbytja në pronen e tij.

“Nuk më ka ardhur asnjë njeri. Debatova për fadromën. Më duket se tani po  kalon fadroma. Bashkia ka çdo gjë në dorë. Vjet na kanë sjellë një thes rërë për të izoluar derën e shtëpisë. Këtë vit asgjë. Po na hyri brenda, më mirë ta lëmë e të ikim nga ky vend”, thotë ai.

E zonja e shtëpisë bashkë gjyshen e moshuar qëndrojnë të izoluara brenda shtëpisë me shpresën që niveli i ujit do të ulet.

“Jemi të izoluar këtu në shtëpi, nuk kemi nga dalim. E shikon që niveli ujit ka arritur deri gati 50 centimetra. Kem qëndrua gjithë natën zgjuar nga frika se do na hyjë edhe në shtëpi”, thotë e zonja e shtëpisë, ndërsa shton se ata kanë filluar të llogarisin dëmet./BIRN

shqiperia permbytet 2022


Sondazh

Poll

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit