24 Janar 2025, 11:04
Nga B.Z
Pamje nga vendngjarja
TIRANË - Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga vrasja e 48-vjeçarit Lulzim Visha në Tiranë. Dyshohet se autorët e kanë planifikuar atentatin ndaj tij, dhe prej kohësh e kishin nën shënjestër.
Raportohet se Visha është ekzekutuar mëngjesin e sotëm teksa ishte nisur nga shtëpia për në punë dhe autorët i kanë bërë pritë. Ai është qëlluar me armë zjarri silenciator vetëm pak metra larg shtëpisë, brenda mjetit të punës. Visha punonte postier në një postë private në Tiranë, dhe dyshohet se është ekzektuar për arsye hasmërie.
Sakaq mësohet se Lulzim Visha ishte baba i dy fëmijëve, dhe njihej si person problematik. Mësohet se ai ishte person me precedentë penal.
Ngjarja e rëndë u raportua mëngjesin e kësaj të premte, ku 48-vjeçari Lulzim Visha, u gjet pa shenja jete brenda një automjeti në rrugën “Shën Stefani”, në Zall Mner. Visha ishte postier në një postë private në Tiranë, dhe dyshohet se ishte nisur për në punë në momentin që është ekzektuar me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar. Dyshohet se ai është qëlluar me silenciator pasi banorët e zonës janë shprehur se nuk kanë dëgjuar të shtëna. Ndërkohë në vendin e ngjarjes policia tha se janë gjetur 12 gëzhoja pistolete.
Pista paraprake e hetimit është hasmëria, pasi mësohet se viktima është vëllai i Besnik Vishës i cili ka vrarë me armë zjarri në vitin 1997 Refik Domi për motive të dobëta në afërsi të Universitetit Bujqësor Tiranë. Autorët ende të paidentifikuar vijojnë të jenë në arrati, ndërsa dyshohet se janë larguar me një makinë tip "Porche" ngjyrë gri. Policia ka ngritur pika kontrolli dhe po vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve si dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.
lulzim visha
Aktualitet
24 Janar 2025, 11:04
M.B
Protesta
ELBASAN- Taksistët e Elbasanit janë ngritur në protestë ditën e sotme para Bashkisë së qytetit. M&eum...
Aktualitet
24 Janar 2025, 10:47
B.Z
Makina ku u gjet i vrarë Lulzim Visha
TIRANË - Makina që shikoni në foton e mësipërme është mjeti ku u gjet i vrar&...
Aktualitet
24 Janar 2025, 10:39
M.B
Arma
VLORA- Policia e Vlorës ka bërë një kontroll në një banesë në lagjen “10 Korriku” dhe ka gjet...
Aktualitet
24 Janar 2025, 10:29
B.Z
Foto ilustruese
SHKODËR - Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Darragjat të Shkodrës. Një 31-vje&cc...
Aktualitet
24 Janar 2025, 10:20
B.Z
Pamje nga vendngjarja
TIRANË - Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e Lulzim Vishës në Zall Mner, Tiran&eum...
Aktualitet
24 Janar 2025, 10:11
B.Z
Pamje nga vendngjarja
TIRANË - Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja që ndodhi në Tiranë ku 48-vje&cce...
Aktualitet
24 Janar 2025, 09:56
B.Z
Pamje nga vendngjarja
TIRANË - Vrasja misterioze e 48-vjeçarit Lulzim Visha, në Tiranë vijon të jetë në hetim nga Poli...
Aktualitet
24 Janar 2025, 09:44
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
TIRANA- 48-vjeçari Lulzim Visha është gjetur i pajetë mëngjesin e kësaj të premte n&eum...
Aktualitet
24 Janar 2025, 09:41
B.Z
Foto ilustruese
SHKODËR- Agim Shtyllza, 54-vjeç është arrestuar këtë të premte nga Policia, pasi ishte shpallur në...
Aktualitet
24 Janar 2025, 09:21
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- 48-vjeçari Lulzim Visha është gjetur i pajetë mëngjesin e kësaj të premte në Tiran&e...