23 Dhjetor 2023, 11:09
Nga r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Një qendër masazhesh në Tiranë e përshtatur për prostitucion është goditur nga policia. Në kuadër të operacionit "Kamuflimi", në pranga ka përfunduar pronari i qendrës dhe një 39-vjeçare, ndërsa është proceduar penalisht një punonjëse.
Policia sekuestroi shuma parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme, aparate celulare, dhe një automjet.
NJOFTIMI I POLICISË:
DVP Tiranë/Finalizohet pas një pune të mirëfillte hetimore disamujore, nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, operacioni policor i koduar "Kamuflimi".
Kishte përshtatur një qendër masazhesh, për veprimtarinë e kundërligjshme të prostitucionit, vihet në pranga pronari i qendrës së masazheve.
Vihet në pranga 1 shtetase dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër, të punësuara në këtë qendër.
Sekuestrohen shuma parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme, aparate celulare, dhe një automjet.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, pas një pune të mirëfilltë hetimore disamujore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar "Kamuflimi".
Si rezultat i tij u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: E. S., 39 vjeç, dhe H. M., 39 vjeçe, të dy banues në Tiranë. Gjithashtu u procedua penalisht shtetasja V. V., 39 vjeçe, banuese Tiranë.
Shtetasi E. S., administronte një qendër masazhesh, në "Tish Daija", në të cilën ishin të punësuara shtetasja H. M., dhe V. V. Përveç aktivitetit të regjistruar ligjërisht si qendër masazhesh, në këtë subjekt ushtrohej edhe aktiviteti i kundërligjshëm i prostitucionit.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan shuma parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme, aparate celulare, dhe një automjet.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
policia e tiranes operacioni kamuflimi
Aktualitet
23 Dhjetor 2023, 10:04
r.ll
foto ilustruese
KAPSHTICË- Festat e fundvitit kanë sjellë lëvizje të mëdha qytetarësh në pikat kufitare në ven...
Aktualitet
23 Dhjetor 2023, 09:48
r.ll
SPANJË- Autoritetet portugeze dhe spanjolle kanë çmontuar një rrjet kriminal që dyshohet se është pë...
Aktualitet
23 Dhjetor 2023, 09:25
automjeti
TIRANË- Një 26-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi trafikoi në Shqipëri një makinë t...
Aktualitet
23 Dhjetor 2023, 09:07
r.ll
ergys dashi, xhoana kurti
TIRANË- Xhoana Kurti ka treguar mes emocionesh momentin e vështirë kur mori vesh për vdekjen e partnerit t&e...
Aktualitet
23 Dhjetor 2023, 08:08
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Në aksidentin e ndodhur mbëmjen e djeshme është përfshirë eskorta e Gardës së Rep...
Aktualitet
23 Dhjetor 2023, 07:40
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Orët e para të mëngjesit do të jenë nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shp...
Aktualitet
23 Dhjetor 2023, 07:29
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- A po planifikoni një udhëtim jashtë vendit në muajt në vijim? International SOS rendit vend...
Aktualitet
23 Dhjetor 2023, 07:26
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Rënia e rezultateve mësimore të 15-vjeçarëve të Shqipërisë në “PISA 2022&...
Aktualitet
22 Dhjetor 2023, 23:00
I.A
TIRANË- Denoncimi i para dy javësh, i një çifti të moshuarish kundër kompanisë së dere me dere Ritello, e cila sipas...
Aktualitet
22 Dhjetor 2023, 22:43
I.A
Robert Radoja dhe ish-studentja
TIRANË- Kompozitori, pedagogu dhe Mjeshtri i Madh Robert Radoja pranë një qendre tregtare ka parë rast&...