LIVE UPDATES
Aktualitet

13-vjeçarja rrihet nga shoqet në efektin e drogës për 50 minuta, si përfundoi minorenia në grackë dhe prindërit që mohojnë akuzat

Rasti më i fundit ishte ai i një vajze 13-vjeçare në Gjilan, e cila u rrah dhe u kërcënua me vdekje nga disa bashkëmoshatare të saj. Po pse gjithë ky agresivitet mes vajzave të së njëjtës moshë, që për më tepër njiheshin me njëra tjetrën? Për të kuptuar të vërtetën e asaj që ka ndodhur, udhëtuam drejt Gjilanit, fillimisht në shtëpinë e vajzës që u bë viktimë e dhunës së shoqeve.

12 Shtator 2025, 21:45 Nga E. D
13-vjeçarja rrihet nga shoqet në efektin e drogës për 50
foto ilustruese

GJILAN- Agresiviteti mes të miturve është kthyer në një fenomen të përsëritur dhe shqetësues për shoqërinë. Aq më tepër kur protagoniste janë vajzat, të cilat njëlloj si bashkëmoshatarët e tyre djem, ngacmojnë, rrahin, filmojnë dhe shpërndajnë pamjet në rrjete sociale, duke e kthyer dhunën në spektakël të rrezikshëm që po bëhet gjithnjë e më normal.

Rasti më i fundit ishte ai i një vajze 13-vjeçare në Gjilan, e cila u rrah dhe u kërcënua me vdekje nga disa bashkëmoshatare të saj. Po pse gjithë ky agresivitet mes vajzave të së njëjtës moshë, që për më tepër njiheshin me njëra tjetrën? Për të kuptuar të vërtetën e asaj që ka ndodhur, udhëtuam drejt Gjilanit, fillimisht në shtëpinë e vajzës që u bë viktimë e dhunës së shoqeve.

Kjo shoqe, e cila e ka futur në grackë 13-vjeçaren duke e çuar në shtëpinë e braktisur, pretendon se gjithçka e ka bërë nën presion të fortë nga vajzat dhunuese. Dhe ashtu ndodhi, vajza nga frika bëri ekzaktësisht atë që iu kërkua nga grupi, duke e gënjyer shoqen e saj e cila pa tmerrin me sy.

Ky është një element tepër i rëndësishëm që duhet të alarmojë autoritetet. Grupi i vajzave 13-vjeçare, kanë qenë nën efektin e lëndëve narkotike dhe për 50 minuta nuk e kanë ndalur aspak dhunën ndaj shoqes së tyre.

Pas këtij momenti kur viktima është larguar në panik nga ai makth që ka zgjatur gati një orë... Grupi i vajzave ka shkuar në një lokal aty pranë, sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

Pavarësisht se në moshë minorene, ky grup vajzash duket se ishin mësuar me presionet dhe me kërcënimet ndaj bashkëmoshatareve, disa prej të cilave nga frika pranonin rregullat absurde të grupit. A ka një pse, kjo tendencë dhune dhe bullizmi ndaj vajzave të së njëjtës moshë, të cilat për më tepër ishin në raporte të ngushta me ta?

Heshtja e 13-vjeçares për ngjarjen lidhet me frikën e saj nga një kërcënim i bërë nga grupi i vajzave. Ndërsa viktima nga frika kishte vendosur të mos tregonte asgjë, grupi i vajzave e kishte shpërndarë videon e dhunës e cila nisi të qarkullonte në rrjetet sociale...

Dhe ky ishte momenti i parë kur familja u vu në dijeni të asaj çfarë kishte ndodhur.

Është e paimagjinueshme dhimbja e një babai teksa ka parë ato momente horror që ka përjetuar vajza e tij. Në kushtet e asaj tronditjeje të parë, ai vendos që menjëherë të flasë me vajzën.

Pasi mëson gjithë të vërtetën, fillimisht nga telefonata dhe më pas nga goja e vajzës së tij, babai vendos ta ndjekë çështjen në mënyrë ligjore.

Babai i njërës prej vajzave mohon që e bija të ketë qenë pjesë e dhunës.

Duket që edhe mes prindërve, gjërat nuk janë të sqaruara. Konflikti i vajzave, nuk ka ndikuar tek një shtrirje duarsh dhe thirrje për ndjesë nga ata që indirekt janë përgjegjës për atë që ka ndodhur. Prandaj ndoshta këtu është nevoja të ndërhyjnë institucionet.

Drejtori i qendrës për punë sociale është mjaftuar me thirrje dhe biseda me prindërit, ndërkohë që një vajzë dhe familja e saj po jetojnë me plagët fizike dhe psikologjike të dhunës.

Një mesazh që na bën të reflektojmë të gjithë si shoqëri... Edukojini fëmijët me dashuri... Dhuna sjell vetëm dhunë, dhe këtë të parët duhet ta mësojnë prindërit. /PIRANJAT

Sondazh

Poll

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit