11 Korrik 2023, 20:07
Nga I.A
Policia spanjolle
SPANJË- Gjithsej 26 persona, anëtarë të një organizate kriminale spanjolo-shqiptare me qendër në provincat Murcia dhe Alicante, janë arrestuar pasi dërgonin marijuanë në vende të ndryshme të Gjermanisë të fshehur në kuti kartoni, nëpërmjet kompanive postare. Siç sqarohet të martën nga Policia Kombëtare dhe Garda Civile, anëtarët e kësaj organizate kriminale blenë sasi të mëdha kanabisi dhe vaji marihuanë për t'i dërguar më pas, të fshehura dhe të kamufluara brenda kutive të kartonit në pika të ndryshme shitjeje në Gjermani.
Si masë sigurie, një pjesë e madhe e lëndës narkotike të grumbulluar u transferua në Barcelonë, ku ruhej në pritje të dërgesës së mëvonshme në nivel ndërkombëtar të fshehur në kuti kartoni. Dërguesit dhe marrësit e këtyre dërgesave ishin gjithmonë fiktive në përpjekje për të vështirësuar origjinën e tyre të vërtetë në rast se ato zbuloheshin.
Për të kryer çmontimin e organizatës, janë regjistruar 16 prona në Murcia, Torrevieja, Alicante dhe Barcelona, ku u gjetën 500 kilogramë kanabis të paketuara dhe të përgatitura në mënyrë perfekte për shitje, lëndë të tjera narkotike si heroinë dhe kokainë, nëntë automjete të përdorura nga grupi kriminal dhe më shumë se 70 mijë euro cash. Nga 26 personat e arrestuar, me kombësi shqiptare dhe spanjolle, 13 prej tyre janë lënë në burg.
policia spanjolle shkaterrohet grupi shqiptar ne spanje
Aktualitet
11 Korrik 2023, 19:45
k.m.
Foto ilustruese
Autoritet kufitare shqiptare hapën në skajin më jugor të Shqipërisë në Qafë Botë të Saran...
Aktualitet
11 Korrik 2023, 19:32
I.A
Foto ilustruese
GJIROKASTËR- Një banesë ka marr flakë pasditen e sotme në Gjirokastër. Mësohet se zjarri ka rë...
Aktualitet
11 Korrik 2023, 19:20
k.m.
Avokatët e Ahmetajt
TIRANË- Avokatët e Arben Ahmetaj kanë deklaruar në mbledhjen e Këshillit të Mandatave se deput...
Aktualitet
11 Korrik 2023, 18:48
k.m.
Silvana Pani
TIRANË- Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin për prokuroren e Përmetit, Silvana Pan...
Aktualitet
11 Korrik 2023, 18:37
I.A
Alfred Karaj
KRUJË- Dy kushërinjtë Bilbil dhe Jashar Maja u dhunuan barbarisht nga pjesëtarë të fisit Rraja më 6 Korrik ...
Aktualitet
11 Korrik 2023, 17:22
a.l
Samiti në Vilnius
LITUANI- Në samitin e NATO-s në Vilnius është publikuar anketa e përvitshme e 31 vendeve aleate, ku pasqyro...
Aktualitet
11 Korrik 2023, 16:39
I.A
Gjykata e Beratit
BERAT- Gjykata e Beratit ka dhënë vendimin për 42-vjeçarin nga Kosova, i cili ka abuzuar seksualisht me n...
Aktualitet
11 Korrik 2023, 16:39
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Mbledhja e Këshillit të Mandateve ku po shqyrtohet kërkesa e Strukturës së Posaçme kundër...
Aktualitet
11 Korrik 2023, 15:59
I.A
Komisariati
GREQI- Një ngjarje e padëgjuar më parë ka ndodhur në një ishull grek. Një 19-vjeçar shqiptar duke u h...
Aktualitet
11 Korrik 2023, 15:50
I.A
GREQI- Një shqiptar është arrestuar në Zakynthos ditën e djeshme, pasi kërkohej për vrasje. Astynomia shkruan se n&eum...