9 Prill 2025, 09:19
Nga r.ll
arrestimi
TIRANË- Një 24-vjeçar është arrestuar në Tiranë, në kuadër të operacionit të koduar "Destinacioni". I riu akuzohet për trafik të lëndeve narkotike përmes shërbimit postar, ndërsa u kap në flagrancë nga policia, në një degë postare, duke marrë një pako me rreth 3.6 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis me përqindje të lartë THC, që dyshohet se është trafikuar nga SHBA.
Policia vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të dyshuar të përfshirë në veprimtarinë kriminale. Mësohet se lënda narkotike e sekuestruar arrinte vlerën e 50 mijë eurove.
NJOFTIMI I POLICISË:
Tiranë/Finalizohet një tjetër fazë e operacionit të koduar “Destinacioni” kundër veprimtarisë kriminale të trafikimit të lëndëve narkotike, nëpërmjet shërbimit postar.
Vihet në pranga një 24-vjeçar që trafikonte nga SHBA në Shqipëri, lëndë narkotike kanabis me përqindje të lartë THC.
Sekuestrohen rreth 3.6 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis me përqindje të lartë THC, me vlerë 50 000 euro.
Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Tiranë, Komisariatin e Policisë Rinas dhe Filialin Qendra Tranzite e Postës Shqiptare, si rezultat i hetimeve të kryera me metoda proaktive, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka finalizuar një tjetër fazë të operacionit “Destinacioni”, kundër veprimtarisë kriminale të trafikimit të lëndëve narkotike, nëpërmjet shërbimit postar.
Si rezultat i operacionit policor të koduar “Destinacioni 5”, u arrestua shtetasi F. V., 24 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në një degë postare, duke marrë një pako me rreth 3.6 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis me përqindje të lartë THC, që dyshohet se është trafikuar nga SHBA.
Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të dyshuar të përfshirë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
policia e tiranes
Aktualitet
9 Prill 2025, 08:38
r.ll
foto ilustruese
PRISHTINË- Sot shënohen 17-vjet nga miratimi i Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Kushtetuta e Kosov&...
Aktualitet
9 Prill 2025, 08:26
N.F
Foto ilustruese
DIVJAKË- Një përplasje me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e djeshme mes dy vëllzerve në...
Aktualitet
9 Prill 2025, 07:13
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Pritet largim gradual i valës së ftohtë me origjinë Verilindore – Lindore duke sjellë ngrohje g...
Aktualitet
8 Prill 2025, 22:21
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
SHQIPËRI- Një video e pazakontë është shpërndarë në mediat online ku duket një ...
Aktualitet
8 Prill 2025, 22:01
A.Ll
Caroline Ziadeh
SHBA - Në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) kushtuar rapor...
Aktualitet
8 Prill 2025, 21:55
E. D
foto ilustruese
DIVJAKË- Policia e Divjakës ka dhënë detaje lidhur me ngjarjen e ndodhur në fshatin Fier Seman në Divjakë...
Aktualitet
8 Prill 2025, 21:22
M.B
Foto nga emisioni
TIRANA- Kristofor Keta tregon shqetësimin e tij në redaksinë e emisionit “Stop” në Tv Klan. Gru...
Aktualitet
8 Prill 2025, 21:11
M.B
Foto nga emisioni
LUSHNJE- Një e moshuar 76-vjeçare, Rabushe Kërçuku, sot banon buzë autostradës së Lushnjës n&...
Aktualitet
8 Prill 2025, 21:07
A.Ll
Besar Nimani
GJERMANI - Gjykata e Bielefeldit ka shpallur vendimin për vrasësin e boksierit shqiptar Besar Nimani, duke e dënuar 34-vje&cced...
Aktualitet
8 Prill 2025, 21:03
E. D
foto ilustruese
DIVJAKË- Një sherr me armë ka ndodhur mbrëmjen e sotme brenda një familje në Divjakë. Mësohet ...