LIVE UPDATES
Aktualitet

‘5 Maji’ përballë drejtësisë: Gjykata e Posaçme urdhëron hetimin penal të Kryeministrit Edi Rama, Veliaj e të tjerëve

Hetimi përqendrohet në procedurën e miratimit dhe zbatimit të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 533, i cili është përdorur, sipas kallëzimit penal të depozituar nga qytetari Ledion Mziu, si bazë ligjore për një proces të njëanshëm, të padrejtë dhe të manipuluar shpronësimesh, i cili nuk ka pasur asnjëherë interes publik real, por ka shërbyer për të favorizuar ndërtimet shumëkatëshe të kompanive private me lidhje të ngushta me pushtetin lokal dhe qendror.

1 Tetor 2025, 15:24 Nga Elton Qyno

‘5 Maji’ përballë drejtësisë: Gjykata e

TIRANË- Një nga zhvillimet më të rëndësishme dhe më të bujshme në drejtësinë shqiptare është shënuar së fundmi, pasi Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka urdhëruar zyrtarisht Prokurorinë e Posaçme (SPAK) të regjistrojë dhe të nisë hetimet penale ndaj Kryeministrit Edi Rama, në lidhje me shpronësimet masive të kryera në zonën e njohur si “5 Maji” në Tiranë.

Hetimi përqendrohet në procedurën e miratimit dhe zbatimit të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 533, i cili është përdorur, sipas kallëzimit penal të depozituar nga qytetari Ledion Mziu, si bazë ligjore për një proces të njëanshëm, të padrejtë dhe të manipuluar shpronësimesh, i cili nuk ka pasur asnjëherë interes publik real, por ka shërbyer për të favorizuar ndërtimet shumëkatëshe të kompanive private me lidhje të ngushta me pushtetin lokal dhe qendror.

Kjo është hera e parë në historinë e pas viteve ’90 ku një Kryeministër në detyrë përballet me hetim penal të urdhëruar nga vetë Gjykata për një çështje që përfshin vendimmarrjen e nivelit më të lartë të ekzekutivit dhe që preket drejtpërdrejt me jetën, pronën dhe të drejtat e qindra qytetarëve.

Në kallëzim, të kallëzuarit kryesor janë Kryeministri Edi Rama dhe ish-Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, të cilët akuzohen se kanë tejkaluar kompetencat e tyre kushtetuese dhe ligjore, kanë shpërdoruar detyrën publike dhe kanë shkelur rëndë parimet e drejtësisë dhe transparencës në një proces që është maskuar si projekt urbanistik, por që në thelb ka qenë një skemë përfitimi për interesa private.

Sipas kallëzuesit, VKM nr. 533 nuk është përdorur për interes të qytetarëve, por për të justifikuar legalisht prishjen e banesave, largimin me forcë të pronarëve dhe më pas dhënien e truallit në përdorim të kompanive ndërtuese që kanë përfituar projekte shumëkatëshe komerciale.

Më tej, në kallëzim argumentohet se Edi Rama ka mbajtur përgjegjësinë më të lartë për këtë proces, jo vetëm si drejtues i Këshillit të Ministrave, por edhe si autoritet që sipas Ligjit Nr. 9000 datë 30.1.2003 ka detyrimin ligjor të ndalojë, pezullojë apo rishqyrtojë çdo akt të ministrave apo strukturave vartëse që bie në kundërshtim me Kushtetutën, ligjin apo interesin publik.

Mosveprimi i Kryeministrit në këtë rast, pavarësisht denoncimeve publike dhe protestave të gjata të banorëve, interpretohet si një miratim i heshtur apo bashkëpunim i drejtpërdrejtë në shkeljen e ligjit.

Pas më shumë se pesë vitesh nga nisja e projektit, qindra familje të lagjes “5 Maji” dhe zonave përreth vazhdojnë të jenë të zhvendosura, pa dëmshpërblim të drejtë dhe pa transparencë mbi të ardhmen e pronës së tyre, ndërkohë që në truallin e tyre janë ngritur ndërtime që nuk kanë asnjë lidhje me interesin komunitar apo funksione publike, por shërbejnë si projekte për shitje banesash luksoze apo qendra biznesi.

Kallëzimi kërkon hetim të plotë penal për gjithë procedurën e nxjerrjes së VKM nr. 533, rolin e institucioneve shtetërore, përfituesit realë ekonomikë dhe lidhjet e tyre me zyrtarët publikë, si dhe përgjegjësinë individuale të Edi Ramës dhe Erion Veliajt për shpërdorim detyre, shkelje të barazisë para ligjit, falsifikim të interesit publik dhe kapje të institucioneve shtetërore.

Gjykata e Posaçme, pas shqyrtimit të dokumentacionit, ka konstatuar se ka indicie të mjaftueshme për të urdhëruar SPAK-un të regjistrojë procedimin penal dhe të nisë hetimet, çka përbën një sinjal të fortë për drejtësinë shqiptare dhe një moment kyç për besueshmërinë e institucioneve të reja të drejtësisë.

Ky zhvillim i jep një dimension të ri çështjes së “5 Majit”, duke e kthyer nga një debat politik dhe qytetar, në një hetim penal ndaj figurave më të larta të qeverisë, dhe duke rihapur plagët e një komuniteti të tërë që prej vitesh kërkon drejtësi.

Tani pritet reagimi dhe veprimi i Prokurorisë së Posaçme, e cila ka në dorë të vërtetojë ose rrëzojë akuzat, dhe të vendosë nëse do të ndërmarrë veprime konkrete hetimore ndaj Kryeministrit të vendit.

Nëse kjo ndodh, do të jetë hera e parë në historinë e shtetit shqiptar kur një Kryeministër në detyrë hetohet për korrupsion në lidhje me një vendim qeveritar.

Rasti “5 Maji” po kthehet në simbolin më të fortë të betejës për drejtësi dhe barazi ligjore në Shqipëri.

Fillimisht kallëzimi penal është depozituar pranë SPAK, por më pas materiali kallëzues është përcjellë në Prokurorinë e Tiranës, e cila ka regjistruar procedim penal për veprën penale të shpërdorimit të detyrës.

Pas afro tre vitesh hetime, prokuroria ka kërkuar pushimin e çështjes me arsyetimin se mungon vepra penale, kërkesë e cila është pranuar nga gjyqtari Gert Hoxha përmes vendimit për pezullimin e gjykimit.

Ky vendim është apeluar nga avokatët e viktimës, të cilët kanë argumentuar se gjykata e juridiksionit të përgjithshëm nuk ka kompetencë për shqyrtimin e kësaj çështjeje, duke kërkuar kalimin e saj tek Gjykata e Posaçme.

Më 30 shtator 2025, çështja është shqyrtuar në Gjykatën e Posaçme me trup gjykues të kryesuar nga gjyqtarja Rudina Palloj, ku si prokurori Elvin Gokaj ashtu edhe mbrojtja kanë kërkuar kthimin e çështjes për hetim të mëtejshëm.

Gjyqtari i Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, Fatri Islamaj, ka vendosur që çështja t’i kalojë për kompetencë Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, duke çuar kështu çështjen për gjykim në këtë gjykatë.

Në vijim, më datë 30 shtator 2025, çështja është shqyrtuar nga Gjykata e Posaçme me gjyqtare Rudina Palloj, ku në seancë ishin të pranishëm edhe prokurori Elvin Gokaj dhe avokati i palës, të cilët kërkuan kthimin e çështjes për hetim të mëtejshëm.

edi rama erion veliaj

Sondazh

Poll

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën